Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Pasi Mirela Ndini, bashkëshortja e deputetit socialist, Alfred Peza, u shfaq si aksionere e Bankës Credins, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave njoftoi sot hapjen e hetimeve për origjinën e pasurisë 100 milionë lekë, si dhe për konflikt të mundshëm interesi.
Inspektoriati njoftoi sot nisjen e hetimeve pas publikimit në media të një kontrate të nënshkruar në mars të vitit 2015 mes Aleksandër Pilo dhe Mirela Ndini, në të cilën Pilo i shiti Ndinit 1 për qind të aksioneve të Banka Credins SH.A përkundrejt një shume prej 113 milionë lekësh (rreth 820 mijë euro). Mirela Ndini është bashkëshortja e deputetit socialist Alfred Peza, i cili më parë ka punuar si gazetar. Peza deklaroi pas publikimit të lajmit se paratë për blerjen e aksioneve janë kursime të familjes së tij dhe se janë deklaruar prej tij në deklaratën e pasurisë në ditën kur ai u shpall deputet i kuvendit.
Sipas njoftimit për shtyp të ILDKPDI, ?Objekt i këtij kontrolli nuk do të jenë vetëm pasuritë e subjektit në fjalë, burimet e krijimit dhe ligjshmëria e tyre, por gjithashtu edhe gjendja e konfliktit të interesit?.
Peza këmbëngul se paratë e blerjes së aksioneve janë të ligjshme. Pas publikimit të lajmit të hapjes së hetimeve, ai shkroi në Facebook: ?Mirëpres kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ që ILDKP ka nisur sot në lidhje me pasurinë e familjes time.?
Zbulimi i kontratës së vitit 2015 javën e kaluar shkaktoi reagime të shumta publike. Partia Demokratike në opozitë e konsideroi ngjarjen skandal dhe pasqyrë të nivelit të lartë të korrupsionit në qeverisjen e vendit. ?Në të vërtetë, skandali i pasurisë 1 miliardë e 100 milionë lekë të deputetit Alfred Pezës, tregon pellgun e madh të korrupsionit të kësaj maxhorance. Miliardat e Pezës janë vetëm pjesa e dukshme e miliardave që kanë përfituar deputetë, ministra e njerëz të afërt me Edi Ramës qysh ditën e parë që erdhën në pushtet,? deklaroi një zëdhënëse e Partisë Demokratike të dielën.
Alfred Peza, është ish gazetar me karrierë të gjatë në median shqiptare ndërsa në vitin 2013 u zgjodh deputet nga listat e Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit.
Banka Credins është aktualisht një nga dy bankat e vetme me kapital kryesisht shqiptar në Shqipëri. Sipas të dhënave mbi aksionerët e kësaj banke të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Ndini bleu afro 523 mijë aksione ose 1 për qind të aksioneve të bankës me vlerë nominale prej 54 milionë lekësh nga Aleksandër Pilo, një nga aksionerët më të hershëm të bankës. Kontrata e transferimit, e publikuar në prill 2015 në QKB tregon se këto aksione u blenë nga Ndini për 113 milionë lekë. Që nga prilli i vitit 2015, Banka Credins ka ndërmarrë disa herë rritje të kapitalit aksioner përmes moshpërndarjes së fitimeve apo përmes emetimit të kuotave të reja të aksioneve. Aktualisht Ndini disponon 0.79 për qind të aksioneve të bankës.
Inspektoriati dhe drejtuesi i inspektoriatit Shkëlqim Ganaj kanë qenë nën akuza gjatë kohëve të fundit për inaktivitet në hetimin e rasteve të dyshuara për pasuri të pajustifikuara për konflikt interesi. Prokuroria e Përgjithshme ka hapur aktualisht hetime ndaj Ganajt për mungesë hetimesh.
Zyrtarët e lartë të zgjedhur apo të emëruar kanë detyrimit të deklarojnë pasuritë dhe interesat e tyre private që nga viti 2003.
Inspektoriati pritet ta hetojë Pezën jo vetëm për burimin e pasurisë, por edhe për mundësinë e konfliktit të interesave. Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, deputetët nuk mund të kenë interesa në kompani që ka ?veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre?. Mbetet për t?u parë nëse aktiviteti i zakonshëm i Bankës Credins bie apo jo në këtë klauzolë të Kushtetutës./Lindita Çela/BIRN
Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë m...
Virusi i gripit ka shënuar një tjetër ngjarje tragjike në ve...
Shqipëria do ketë zyrtarisht nga data 20 janar një kryeminis...
Enri Ceno prej disa kohësh është drejtuesi i Departamentit ...
Ish-dhjetoristët dhe njëri ndër liderët e dhjetorit ’90, She...
Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, ka zhvilluar një t...
Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë...
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Ve...
Dite mjaft e ngrohte ka për te qene kjo e sotmja për te gjit...
Sipas një studimi nëse vuani nga pagjumësia gjatë natës atëh...
Në këto ditë të ftohta, kur ndryshimet e temperaturave dhe l...
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka qenë sot i ftuar në e...
Nga GJERGJ THANASINjë investigim i kryer nga gazetari B. Lik...
Në intervistën e parë si ministër i Transporteve, Sokol Derv...
Jetët tona mbarojnë atë ditë kur ne fillojmë të heshtim për ...
Acari i pazakontë që mbërtheu vendin në këtë fillim janari s...
Nga Alban DaciMe biseda private e kam biseduar me shume miqe...
Disa javë më parë kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj pr...
Unë nuk e kuptoj fort mirë se ku është problem kontrolli med...
Në nëntor 2016 programet informative transmetuan lajmin e se...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...