STOP / Skandali i sekuestrimit pa hetim të 9 apartamenteve në Durrës
Në nëntor 2016 programet informative transmetuan lajmin e se...
Unë nuk e kuptoj fort mirë se ku është problem kontrolli mediash dhe lirie shtypi kur pronari i mediave Mapo nuk rinovon kontratën me ish drejtorin e gazetës Mapo!
Censura dhe kontrolli i mediave është gjetiu! Mos krijoni as heronj, as viktima, kur nuk ka të tillë.
A mos valle ish drejtori i Mapo-s ishte një person që zbatonte një vijë editoriale të pavarur nga pronari i tij kur ishte i punësuar atje si drejtor?
Nuk e ka shprehur gjëkundi këtë zgjedhje as kulturë dhe as strategji editoriale.
Apo të pavarur nga politika?
Nuk besoj se ndonjë gazetar, pedagog, a bashkëpuntor vullnetar, i vjetër apo i ri, bënte dot shakà të dilte nga linjat e vijës politike të Mapos!
Në vijat themelore monitorimi që bëjnë studentët në punë të pavarur tregon se statistikisht kjo nuk ishte e mundur.
Asnjë e dhënë shkencore nuk na flet për një politikë pavarësie deritani.
Nëse Mapoja forcon përkrahjen ndaj kryeministrit Rama dhe i ul peshën e përfaqësimit atje të liderëve të tjerë politikë, këtu kemi të bëjmë me një riorientim politik editorial të kësaj gazete dhe të këtyre mediave, por jo një problem me lirinë e mediave brenda Mapos.
As më shumë dhe as më pak pavarësi nga pronarët, nga aksionerët, nga reklamuesit, nga kontribuesit, nga politika në përgjithësi.
Kemi të bëjmë me një problem me komercializimin e interesuar të hapësirave mediatike ndaj politikës, por jo një problem me pavarësinë e mediave ndaj pronarëve dhe politikës.
Doktrinë liberale e pastër, hiç puniste ! Oferta i përgjigjet kërkesës më të mirë në treg!
Tjetër është ndryshimi i një kahu politik i një mediaje, dhe tjetër problemi i pavarësisë së saj si media.
Nuk dua t?i fus në një thes.
Pavarësia e mediave nuk zgjidhet me persona, me emra të përveçëm, por me një strukturë të mirëmenduar të pronësisë, të transparencës financiare, të statusit të gazetarit, etj.
E kush tha se me drejtorin e ri Mapoja nuk do të luaj njëherë majtas dhe një herë djathtas!
Mos t?i rrëshkasi këmba kryeministrit Rama, se do ta shohi mirë si do t?i a hedhi në rrugë Mapoja të gjitha tepricat që ka në magazinë.
Burri, luan, edhe Mapoja luan, edhe muri luan.
Sikur nuk e di ai xhanëm!
Censurim i mediave? Po, patjetër, mediat janë të sipërçensuruara, por nuk jemi naivë të vemë gishtin te ish drejtori i Mapos si viktima e censurimit në media.
Atë e pyesin si është puna? Ai deklaron se çdo gjë është normale, mbaroi kontrata.
Cfarë mbrojtje ka nevojë ai politikisht dhe moralisht kur ngjarjen vetë ai e quan si një marrëdhënie e thjeshtë pune. Kontratë.
Madje vazhdon të mbetet brenda strukturave të Mapos.
Ik nga Mapua dhe shkon te Mapoja.
Si me një drejtor si me një tjetër, si me drejtor si pa drejtor, veç një media të pavarur nga pronari, nga politika, nga qeveria, nga influenca e të fortëve në politikë nuk ka pasur dhe nuk ka atje.
Sa për dijeni, sikurse e kam shprehur, Mapon unë nuk e lexoj.
Sigurisht, aq më keq për mua.
Në nëntor 2016 programet informative transmetuan lajmin e se...
Te dashur miq, dje kreu ekzekutivit serb, Aleksander Vuçiç, ...
Kamerat e emisionit “BOOM” në Rtv Ora News ishin në qendrën ...
Sot në parlament, përpara seancës pamë një deputet qurrash, ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në F...
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e stome në Vorë në një vilë 3-kat...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për çështj...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mbledhjen e kry...
Lidhur me debatin për reformimin e kodit zgjedhor, votimin d...
Të nderuar zonja dhe zotërinj,Bazuar në nenin 4, pika 1 të K...
Deputeti i Partisë Socialiste ka shpjeguar sot përpara media...
Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur gjatë seanc...
Një aksident fatmirësisht pa të lënduar është shënuar rreth ...
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, tha sot gjatë diskut...
Deputeti Ben Blushi akuzoi sot dy partitë më të mëdha të ven...
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në qytetin e Shkod...
Deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza është shprehur sot...
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur sot n...
Forumi Rinor i Partisë Demokratike përkujtoi sot lindjen e t...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...