Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Siria dhe aleatja e saj më madhe, Rusia shpallën sot një armëpushim mbarëkombëtar ndaj forcave rebele. Armëpushimi pason rënien e Alepos në duart e forcave të qeverisë siriane. Armëpushimi hyn në fuqi në mesnatë.
Moska dhe Ankaraja kanë qenë të angazhuara në negociata intensive në dy javët e shkuara. Më parë këtë muaj, të dy palët ndërmjetësuan një marrëveshje për një armëpushim dhe evakuimin e refugjatëve nga lagjet e bllokuara në qytetin sirian të Alepos.
Javën e kaluar, ministrat e jashtëm turk, iranian dhe rusë u takuan në Moskë për bisedime mbi çështjen e Sirisë. Sipas ministrisë së jashtme turke, ministri i jashtëm Mevlut Çavusoglu foli dy herë me telefon këtë javë me homologun e tij rus, Sergei Lavrov.
Ashtu si marrëveshjet e mëparshme edhe kjo marrëveshje armëpushimi është e vlefshme vetëm për ushtrinë siriane dhe rebelët e opozitës, por jo për grupet militante si Shteti Islamik.
Rusia, e cila mbështet presidentin sirian Bashar al-Assad, dhe Turqia, e cila mbështet grupet rebele, thanë se do të garantojë armëpushimin.
Rusia dhe Turqia mbështesin palët kundërshtare në luftën civile në Siri, por analistët thonë se ata kanë filluar ta kuptojnë rëndësinë e njëri-tjetrit në zgjidhjen e konfliktit. ?Këto përpjekje janë të rëndësishme, por rëndësinë e tyre reale do ta përcaktojnë rezultatet e angazhimit të tyre?, thotë analisti politik Semih Idiz i cili punon me faqen e internetit ?Al Monitor?. “Ne pamë se evakuimi në Alepo prodhoi disa rezultate. Nëse armëpushimi respektohet, kjo do të hapte një rrugë shumë të rëndësishme diplomatike për Sirinë”, thotë ai.
Një zyrtar i lartë i ministrisë së jashtme turke, duke folur në kushte anonimiteti, konfirmoi se Ankaraja ka mbajtur takime me përfaqësues të rebelëve sirianë. Një zyrtar i rebelëve sirianë, i cituar nga një agjenci lajmesh, tha se këto takime pritet të vazhdojnë në ditët në vijim.
Ankaraja dhe Moska kanë deklaruar se grupet terroriste nuk do të jenë pjesë e armëpushimit; por, analistët paralajmërojnë se një pengesë potenciale mbetet përcaktimit grupeve terroriste, pra cilat grupe rebele konsiderohen organizata terroriste. “Ka përkufizime që nuk përputhen. Rusia nuk e ka shpallur grupin e luftëtarëve kurdë të Sirisë, YPG një organizatë terroriste, të cilin Turqia e quan një grup terrorist “, thotë analisti Semih Idiz. “Nga ana tjetër, ka pretendime të vazhdueshme se Turqia ka lidhje me grupe që Rusia i konsideron si organizata terroriste,” thotë ai.
Roli i presidentit sirian Bashar al-Asad gjithashtu është një pengesë e mundshme. “E gjithë bota e di se nuk është e mundur që të ketë një tranzicion politik me Asadin”, ka thënë ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu. “Ne gjithashtu e dimë se është e pamundur që të gjithë njerëzit të bashkohen rreth Assadit,” thotë ministri i jashtëm turk. Ky qëndrim është kundërshtuar fuqishëm nga Moska, e cila këmbëngul se populli sirian duhet të vendosë se kush e drejton atë.
Të martën, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia, Irani dhe Turqia kanë rënë dakord që përparësi në Siri është lufta kundër terrorizmit dhe jo rrëzimi i qeverisë së Asadit.
Ankaraja ka sugjeruar se nëse marrëveshja e armëpushimit do të zbatohej, atëherë qeveria dhe grupet e opozitës siriane do të jenë të pranishme në një takim të planifikuar që do të mbahet muajin e ardhshëm në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, me Rusinë, Iranin dhe Turqinë.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, duke folur në mbështetje të takimit të Kazakistanit të martën, kritikoi përpjekjet e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. “Për fat të keq, Gjeneva nuk prodhoi rezultate. Sa takime janë mbajtur? Dhe nuk ka rezultate,” tha zoti Erdogan.
Edhe Uashingtoni është duke u përballur me përjashtim nga përpjekjet e Rusisë, Turqisë dhe Iranit për zgjidhjen e konfliktit sirian. Ndërsa Turqia dhe Shtetet e Bashkuara janë aleatë të NATO-s, mosmarrëveshjet lidhur me luftën civile në Siri kanë dëmtuar marrëdhëniet mes tyre. Zoti Erdogan të martën e akuzoi Uashingtonin se po armatoste Shtetin Islamik. “Kjo është qesharake”, ishte përgjigja e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Mark Toner ndaj kësaj akuze.
Të mërkurën, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ankara lëshoi një deklaratë, ku i kundershtonte akuzat e zotit Erdogan. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk po mbështet Daesh-in,” tha ambasada amerikane në Ankara, duke përdorur akronimin arab për Shtetin Islamik. Shtetet e Bashkuara “nuk e kanë krijuar ose mbështetur Daesh-in në të kaluarën. Pohimet se qeveria e Shteteve të Bashkuara po mbështet Daesh-in nuk janë të vërteta.”
Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas Kosovar, i cili i...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Kodi Penal pritet që të pësojë ndryshime të tjera dhe kjo me...
Nga Alban DaciMendoj, se Lezhën e njoh tashmë shumë mirë pol...
KQZ pranoi kërkesën e prokurorisë për të shpallur pavlefshmë...
Një shtetas 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga polic...
Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të pranuar kë...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të pranojë kërkes...
Pasi KQZ i hoqi mandatin e deputetit, Shkëlqim Selami është ...
Vendimin e KQZ për heqjen e mandateve për 3 zyrtarët e lart...
Pas heqjes së mandatit të deputetit, Dashamir Tahiri ka sulm...
Deputetja e Partisë Demokratike e ka cilësuar një lajm të mi...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka mirëpritur vendimin e Ko...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të pranojë kërkes...
Pas vendimit të KQZ për heqjen e mandateve për kryebashkiaku...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të pranojë kërkes...
Mungesa e këshilltarit të djathtë Besnik Aliaj në mbledhjen ...
Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj është fitues i çmimi...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, shkruan se komision...
Dhjetra qytetarë janë detyruar sot të presin me orë të tëra ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...