Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnjë/ Aksident i shumëfishtë
Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnjë. Sipas informaci...
Paralizohet trafiku në aksin Fier-Lushnjë. Sipas informaci...
Nga Afrim Krasniqi
Shkarkimi i kreut të Bashkisë Kavajë rikthen në skenë debatin mbi zgjedhjet e reja në atë bashki. Sipas Kushtetutës (neni 115) ?organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet. Në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse?. Të njëjtën logjikë që lidh aktin e KQZ për mandatin, atë të Këshillit të Ministrave për shkarkimin, të drejtën e animimit në Gjykatën Kushtetuese dhe periudhën e vendimmarrjes prej saj, – rregullon edhe Kodi Zgjedhor (neni 10). Konkretisht, ?në rast ankimi të organit të shpërndarë ose të shkarkuar (rasti Kavajë) zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga mbarimi i afatit që ka organi i shpërndarë për të ankimuar vendimin e Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese, kur kjo e drejtë nuk është ushtruar, ose data e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në rast se është ankuar në këtë gjykatë brenda afatit të nenit 115 pika 2 të Kushtetutës. Në çdo rast, Presidenti i Republikës nxjerr dekretin jo më vonë se 48 orë nga njoftimi për ndërprerjen e mandatit?.
Kjo do të thotë, se nëse nuk ka ankimim nga vetë ish kryetari i bashkisë Kavajë, procedura mbyllet brenda 15-20 ditëve dhe Presidenti shpall zgjedhjet e reja midis 30-45 ditëve pasuese. Nëse ka ankimim brenda këtij afati, atëherë procesi shtyhet në varësi nga vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese. Praktikat e deritanishme kanë treguar se praktika të tilla kanë zgjedhur 3-4 muaj. Për shembull, kryetari i bashkisë Dibër u shkarkua nga KM në maj 2016, zgjedhjet në Dibër u bënë me 11 shtator 2016, pra rreth 4 muaj. Për ironi, zgjedhjet në Kavajë mund të bëhen në prag të fushatës elektorale parlamentare, pra partitë konkurrojnë në Kavajë dy herë brenda një periudhe tremujore, – diçka e pazakontë për traditën e zgjedhjeve shqiptare në një zonë me rëndësi simbolike, ish bastion i të djathtës dhe prej dy mandatesh zonë bastion e kandidati të majtë por me kredenciale të dukshme kriminale.
Për saktësim: kryetari i Kavajës nuk është i vetmi kryetar që ka rekorde kriminale. Ai ishte personi më i cituar në raporte ndërkombëtare dhe dukshëm, më i papërshtatshmi për atë post. Ai pati dhënë dorëheqje gjatë mesit të vitit 2016, pastaj edhe dorëheqje nga dorëheqja, duke drejtuar bashkinë disa muaj në mungesë, në arrest shtëpie. Nëse prokuroria vijon me praktikat e tjera të kryetarëve të bashkisë, rreth 6 gjithsej, atëherë do të duhet të kemi 6 zgjedhje të reja në bashki. Le të shohim nëse prokuroria dhe institucionet do kenë vullnet real për standarde të njëjta për të gjithë individët e inkriminuar. Nga ana tjetër, le të shohim nëse ata që mbrojtjen e promovuan kandidatë të tillë do të kërkojnë ndjesë publike dhe nëse partitë e tyre respektive do të marrin vendime për përjashtimin e tyre edhe nga anëtarësia në parti, – siç kërkohet në dokumentet e tyre statusore.
Denoncimi: “Mjekët më masakruan vajzën 16-vjeçare”, prokuro...
Ne një tjetër reagim publik, Gjergj Bojaxhi shprehet se plan...
Si zakonisht vjen një moment dhe ndodhemi me opozitën e qoft...
Baza është shumë e thjeshtë, 3500 faqe, 5 ditë, është pak ko...
I nderuar Kryetar i Këshillit, të nderuar kolegë, I nderuar ...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sot vendimin e KQZ për heq...
Cfare eshte nje plan urban qe Erion Veliaj pretendon se do m...
Do ishte shumë e vështirë të kishim një shifër të faturës fi...
Qeveria ka shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Kavajës Elv...
KQZ pranoi kërkesën e prokurorisë për të shpallur pavlefshmë...
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar sot planin e ri urba...
Siria dhe aleatja e saj më madhe, Rusia shpallën sot një arm...
Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas Kosovar, i cili i...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Kodi Penal pritet që të pësojë ndryshime të tjera dhe kjo me...
Nga Alban DaciMendoj, se Lezhën e njoh tashmë shumë mirë pol...
KQZ pranoi kërkesën e prokurorisë për të shpallur pavlefshmë...
Një shtetas 32-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga polic...
Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të pranuar kë...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...