web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Argyrina Jubani/ Nevoja për konsultë me qytetarët që ka plani urabanistik i Tiranës

29 Dhjetor 2016, 18:39, Aktualitet CNA

I nderuar Kryetar i Këshillit, të nderuar kolegë, I nderuar Kryetar I Bashkisë së Tiranës. Ashtu si pjesa më e madhe e këshilltarëve po e filloj fjalën time duke thënë që jemi në një ditë shumë të rëndësishme për qytetin e Tiranës, duke marrë një vendim shumë të rëndësishëm për cilësinë e jetës së qytetarëve të këtij qyteti, për zhvillimin ekonomik të këtij qyteti, për zhvillimin urbanistik të këtij qyteti. Ashtu si pjesa më e madhe e këshilltarëve këtu as unë nuk jam as arkitekte, as urbaniste ndaj dhe nuk mund të shprehem këtu me kaq siguri siç po dëgjoj juristë apo ekonomistë që flasin me siguri se ky është një plan shumë I mire. Apo se ndoshta ky është një plan që ka defekte.

Ne të gjithë këtu jemi duke ngritur disa shqetësime të cilat është pak vështirë që të jenë kaq profesionale dhe në kaq pak kohë sa ç?na dha ne Bashkia e Tiranës për ta parë këtë plan urbanistik. Është krejtësisht e pamundur që ne të jemi të sigurtë në atë që jemi duke votuar sot dhe në atë që ne jemi duke shprehur sot. Por, pavarësisht se nuk jam arkitekte apo urbaniste unë njoh detyrën time si anëtare e Keshillit Bashkiak dhe mendoj që është detyrë e gjithsecilit prej nesh që të konsultojmë publikun. Qëndrojmë përpara faktit që anëtarët e Keshillit Bashkiak sot kërkojnë një seancë shpjeguese për shumë pyetje që kanë mbetur pa përgjigje. Dhe ne sot na kërkohet që të kalojmë në votim pasi ne të qartësohemi. Problemi është që asnjë prej nesh këtu nuk ka bërë detyrën e vet për tu konsultuar me qytetarët. Ne nuk jemi këtu as gjithologë, as urbanistë. Ne jemi këtu si individë që kemi përgjegjësi pikërisht ndaj atyre që Joleza përmendi më parë, që na kanë votuar. Dhe unë ndihem krejtësisht e papërgatitur për të dhënë një votë të bazuar në interesat e qytetarëve të Tiranës sepse Bashkia Tiranë, mua dhe ju, nuk ju ka dhënë kohën e duhur për ta konsultuar këtë plan. Kështuqë është krejtësisht e pamundur. Dhe e shoh shumë të rëndësishme që të gjthë sëbashku të biem dakort për një fakt të vetëm që miratimi I këtij plani duhet shtyrë. Ne duhet të kemi kohën për ta konsultuar me qytetarët.

U fol këtu se shumë qytetarë kanë paqartësi se çfarë do ndodhë me pronën e tyre. Unë kam dëgjuar qytetarë që nuk dinë se ç?do ndodhë te pjesa e hekurudhës. Ç?do ndodhë më gjithë ato banesa që janë të palegalizuara? Ç?do ndodhë te pjesa e 9-katësheve? Ç?do ndodhë me qëndrën e Tiranës? Njerëzit janë të paqartë. Dhe ne vetë jemi të paqartë. Si mundet të kalojmë në një votim kur është e sigurt që ne nuk e kemi bërë konsultimin? Pse është e sigurtë? Sepse ne jemi vetë të paqartë. Ne kërkojmë vetë që të sqarohemi. Ajo që ne vetë dimë të sigurtë është që këtë vendim nuk e marrim ne si individë por e marrin qytetarët e Tiranës. Dhe nuk mund të votojmë ne si këshilltarë këtu duke qënë vetë të paqartë dhe mbi të gjitha duke mos patur mundësinë që të marrim vendimin e vetë qytetarëve të Tiranës të cilëve iu preket prona, iu preket ekonomia, iu  preket cilësia e jetës. Ne nuk e dimë se çfarë zgjidhje jep ky plan për trafikun kaq të rënduar të Tiranës. Vetëm me ndërhyrjet që kemi patur deri tani në qytetin e Tiranës, të gjithë jemi të qartë sepse kemi makina dhe nuk kemi mundësi të kalojmë. Jemi të qartë sepse përdorim transportin urban dhe e shohim se sa trafik I rënduar është. Zgjidhja që jepet përmes qëndrës së Tiranës, a do jetë një zgjidhje që do mundësojë edhe lirimin e trafikut në këtë zonë apo jo? Ne nuk e dimë se sa lejendërtimi do jepen brenda qytetit të Tiranës, brenda 11 njësive. Ndërkohë që është krejtësisht e mbingopur Tirana me ndërtime. Ndërkohë që nuk e dimë nëse do shoqërohet edhe me gjelbërimin e qytetit të Tiranës. Në lagjet tona mungojnë hapsirat e gjelbra.

Në lagjet tona mungojnë hapsirat publike. Dhe nga ky plan unë nuk jam e qartë nëse do ketë kaq shumë kulla ndërtimi sa parashikohet për mbledhjen e taksave. Që Bshkia parashikon të marrë nga ndërtimet. Unë nuk e di se ku do vendosen gjithë këto ndërtime dhe nëse do respektohen këto hapsira. Domethënë kam kaq shumë paqartësi personalisht dhe mendoj që kam detyrimin ligjor dhe qytetar që të gjitha keto paqartësi, sidomos ato të qytetarëve t?I konsltoj me ta përpara se të jap votën në këtë mbledhje. Kështuqë do t?ju lutesha ta merrnit parasysh nevojën që ka ky plan për tu konsultuar sepse është një plan I pakonsultuar. I pakonsultuar me qytetarin. Unë nuk e di nëse tre dëgjesa, nëse pesë dëgjesa janë mjaftueshëm për të konsultuar  të gjithë qytetarët. Dhe këto dëgjesa nuk janë bërë. Unë si këshilltare nuk jam ftuar në asnjë dëgjesë më shumë, përveç se dy dëgjesave që janë bërë dy-tre ditë para dhe më duket krejtësisht anormale të na kërkohet që të japim një votë dhe një vendim për këtë plan urbanistik.

*Fjala e këshilltares demokrate gjatë diskutimeve për planin e ri urbanistik të Tiranës





Lajmet e fundit nga