web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Fabian Topollaj/ Plani urbanistik i Tiranës, kontrata e re me mafien e ndërtimit

29 Dhjetor 2016, 18:13, Aktualitet CNA

Cfare eshte nje plan urban qe Erion Veliaj pretendon se do miratojme sot per Bashkine e Tiranes? Nje plan urban eshte nje kushtetute e qytetit, eshte nje rregullore qe percakton per dekadat e ardhshme menyren e zhvillimit urban te qytetit. Ajo percakton koifincentin e shfrytezimit te ndertimeve ne menyre qe qyteti te mos kete vetem ndertesa por dhe hapesira publike per rruge, sheshe, shkolla, parqe per te moshuarit, kende lojrash per femijet. Pra vendos nje raport midis zhvillimit ekonomik qe kerkon sa.me shume pune ne industrine e ndertimit dhe nevojes se publikut per hapsira publike qe I sherbejne nje jete cilsore ne qytet.

?Tirana ka pasur te pakten 3 plane urbane. Ajo e periudhes fillestare fashiste, ne baze te se ciles u ndertuan veprat e para te Tiranes ku perfshihet bulevardi dhe ndertesat ne te, perfshi dhe stadiumin qe ju e rrafshuat pa pritur te miratonit e te riut madje. Plani I periudhes Komuniste, qe e zgjeroi Tiranen ne hapsire dhe brenda shemtise urbanistike komuniste te pakten zgjeroi kryeqytetin dhe I dha atij hapsirat qe ka nevoje nje qender urbane dhe plani Basha qe u miratua 2 vite pas nje moratoriumi ndertimesh ne Kryeqytetm prove qe ai plan u be per qytetin jo per interesa klienteliste,

Nese pushtusit apo diktaturat i shfrytezojne qytetet si makete per te deshmaur forcen e tyre te rrejshme, periudha e Edi Rames spikati per nje filozofi krejt tjeter te drejtimi te Kryeqytetit. Rama ishte nje forme tjeter pushtuesi. Kryeqyteti nga tregues I forces se pushtetit do te perdorej si forca per te mbajtur dhe zgjeruar pushtet. Dhe pse kryebashkiaku me jetegjate I kryeqytetit, ai nuk miratoi kurre nje plan urban, por kjo nuk e ndali te jepte rreth 800 leje ndertimi per perbindsha betoni, ku fitues sigurisht ishin njerez qe sponsorizonin karrieren e tij politike.

Te njejten filozofi zhvillimi perfaqson dhe ky plan qe ju do miratoni sot. Njesoj si Rama deri perpara 5 vitesh, ky plan urban perfaqson nje kontrate te re me mafien e ndertimit qe gjeneron shume para per pushtet dhe anasjelltas. Binomi qe siguron veten ne dem te jetes se qytetit. Madje me keq se Rama kete kontrate ju po e noterizoni ne formen e nje plani urban te miratuar formalisht.

Nepermjet ketij plani, qytetit me te betonizuar ne kontinent ju sot do votoni per ti hapur rruge dhe shkaterrimit te pjeseve te mbetura ende te paprekura nga sindroma e betonit.

Dikush ne menyre ironike mund te thote qe koleget e mi u ankuan per mungese transparence, nga I di une keto qe po them, ku I bazoj? E verteta eshte qe Veliaj ka sjelle ketu nje plan urbanistik me 2 muaj vonese, ndersa ne nga 1 muaj kohe qe na jep ligji, kemi pasur formalisht vetem 4 dite per te studiuar harat qe thane se na i kane vene ne nje disk qe mua rastesisht me rezulton i djegur. Por ndryshe nga koleget e mi te opozites une nuk mendoj se kjo ?behet per mungese transparence. Jo, kjo eshte shenja e arrogances ekstreme qe ai qellimisht do te deshmoje, si per te thene qe eshte aq I forte sa juve tju marre voten pro pa pasur mundesi te pakten ta shihni vendimin qe do votoni sot, e keni bere dhe here te tjera ne fakt. Ndersa kundershtarin mund ta mundi nepermjet manipulimeve banal. Ai nuk perballet dot, ndaj dhe vjen te diskutoje si hileqar. Tryeza e tij eshte plot me dokumenta e fjale te bukura, ndersa ne nuk kemi nje harte te vetme per te diskutuar mbi plani urban.

Po nga e di une atehere qe qellimi I ketij plani eshte betonizimi si menyra me e shkurter qe ka zgjedhur Veliaj per te bere korrupsion ne kurriz te qytetit?

Te nderuar qytetare, a nuk ka deklaruar vete Veliaj me gojen e tij, pa ju dridhur qerpiku, se ne Tiranen pa ajer ai do te jape leje ndertimi shume te larta per te shfrytezuar hapsiren, ndersa gjelberimin do e mbjelle ne katet e fundit te ketyre shumekateshve qe do te kene formen e kerpudhes? A nuk ishte shenje e arrogances se tij ekstreme kur deklaroi bashke me kryeministrit se plani qe keni perpara do te lejoi ndertime ne te dy krahet korpusit te Universitetit? A nuk eshte prove e vazhdimit te betonizimit te qytetit lejet e ndertimit tek ish ambjentet e gardes se Republikes, ku ne baze te ketij plani betoni do te nis te kafshoje parkun e liqenit, per mos tu ndalur me deri ne shkaterrimin perfundimtar te te vetmes hapsire te gjelbert te qytetit, perfshi ketu dhe gradacelat qe do te ndertohen tek parku mbrapa pallatit te kultures dhe te policia bashkiake? A nuk eshte prove e forces se tij ekstreme rivenia ne jete e planit francez ne baze te se cilit brenda unazes se vogel do te ngrien te pakten dhe 8 kulla te tjera mbi 20 kate, perfshi faktin qe 15 katshi do te ndryshoje emer e do te quhet 35 kateshi? A nuk eshte tallje qe Veliaj na bene te gjithve kur deklaron pa pike ndroje se ky plan do te lejoje ndertime dhe ne te vetmen zone muzeale te qytetit, ate te njesise 8. Po fakti qe Veliaj deklaron se planizon per te shembur pallatet e vjetra dhe ne vend te tyre te ngreje gradacela te tjera, cfare emri mund ti vesh?

Ndaj une nuk kam nevoje qe Veliaj te sillte planin ketu per te ditur qellimin e vertete te ketij projekti. Ndaj Veliaj ndihet I forte dhe nuk e fsheh me se do te betonizoje Tiranen dhe do shfrytezoje asetet e saja per te permbushur abiciet e veta te cmendura politike. Ndihet I forte sepse ky plan eshte kontrata me mafien e ndertimit qe do ti siguroje para per karrieren e tij, njesoj si modeli I mentorit Rama. Eshte kontrata me eksponentet e partise se tij qe njesoj si me kryetarin e PS Peqin do ti krijojne mbeshtetje brenda partise Veliajt. Eshte kontrata me njerez te medias, te pakten ato te klienteles, qe do perhapin propoganden bajate te Bashkise, perfshi dhe censurimin e fjales se opozites sot. Eshte pakti me prokuroret qe do marrin favore te tjera dhe do hane dhe dreka ne restorante luksoze me kryebashkiakun qe ky I fundit te mos mbaje kurre pergjegjesi jo vetem kur shkel ligjin,por edhe kur vrete njerez madje.

Ne baze te akteve qe kalojme sot Bashkia Tirane parashikon qe vetem vitin e ardhshem ne Tirane te ndertohen rreth 100 gradacela mbi 10 kate. Dhe kjo e ka emrin makuteri. Ku do i fusesh 100 gradacela te tjera more i pangopur? Nuk e kam fajlen per parate e korrupsionit qe do nxjerresh nga lejet e ndertimit te 100 gradacelave se sta kam merakun, por vras mendien ku do e gjesh hapsiren ne Tiranen e betonizuar ne cdo skaje per te derdhur dhe 1 milione meter katror beton vetem ne vitin e ardhshem, aq sa duhen per 100 dhjetekateshe te tjera,

Gradacelat dhe industria e betonit qe noterizon plani Veliaj per qytetin tone,i kane dhene provat se kryebashkiakun mund ta cojne deri ne postin e kryeministrit, por ato do te shkaterrojne perfundimisht qytetin tone, do bejne te pajetueshem qytetin ku do rriten femijet tuaj, qytetin ku ju keni investuar parate e nje jete, Nese karriera e veliajt vlen me shume se jeta e qytetit te Tiranes votojeni. Veliaj mund te ndihet dhe si neroni me kete rast, por ju do keni votuar per vrasjen e nje qyteti. Ndoshta historia do ta harroje vrasjen e Arditit, te Tiranes te jeni te bindur qe jo.

LSI ka kerkuar kohe per te dakordesuar apo jo kete plan. Uroj qe kjo te mos jete koha e nevojshme per ta trajtuar trupin e Tiranes si placke per nje marreveshje, e ca beton te kete te drejte te hedhi dhe ilir Meta, jo vetem Erion Veliaj. ?

*Fjala e këshilltarit demokrat gjatë diskutime në Këshillin Bashkiak Tiranë për Planin e ri urbanistik të Tiranës

 





Lajmet e fundit nga