"Nuk mjafton produkti formal, por përmbajtja"/ Debat Boçi-Mazniku për afatin e Reformës Territoriale
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Nga Bardhyl Mahmuti
Me shqetësim të madh lexoj analizat dhe komentet e ndryshme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoni. Nga të gjitha shkrimet që pata mundësi t?i lexoj për këtë çështje del në pah ?shqetësimi për humbjen e mandateve shqiptare? në Parlamentin e Maqedonisë.
Fatkeqësisht, duke e trajtuar Çështjen shqiptare në Maqedoni si çështje numrash, deputetët e partive politike shqiptare ishin të punësuar në parlamentin maqedonas vetëm si numra për operacionet matematike të kalkulimeve në mes strukturave udhëheqëse të partive politike.
Duke u nisur nga fakti se të qenit deputet për shqiptarët ishte një VEND PUNE në Parlamentin e Maqedonisë humbja e disa vendeve të punës nuk është tragjike aq sa mundohen ta paraqesin të ?shqetësuarit për humbje mandatesh?.
Mandati i përfaqësimit politik i popullit shqiptar në institucioneve të këtij shteti që aplikon diskriminim racial ndaj shqiptarëve nuk është realizuar asnjëherë në interes të popullit.
Si pasojë e këtij diskriminimi të paparë në Evropë shqiptarët që jetojnë në këtë shtet janë njerëzit më të varfër që ka kontinenti ynë. Varfëria që solli ndër shqiptarët shteti maqedonas, me pjesëmarrje në qeveri edhe të atyre shqiptarëve që nuk ishin gjë tjetër pos numra, pati si efekt negativ demoralizimin e përmasave të mëdha.
Ky demoralizim u shndërrua në një revoltë kundër strukturave të partive që kishin qenë me rotacion pjesë e qeverisjes dhe ajo që ?shqetëson? një numër të caktuar analistësh të kësaj situate lidhet me faktin se mbi 70 mijë votues shqiptarë kanë votuar për një parti maqedonase (LSDM), e cila kur ka qenë në pushtet ka kryer krime kundër shqiptarë në të njëjtën masë si edhe VMRO-ja. Unë nuk habitem nga ky fakt. Ajo që më shqetëson më së shumti në këtë situatë ka të bëjë me fakti se ndër ne ka marrë kuptim të plotë fjala e njohur popullore: Fukarallëku të çon në derë të dushmanit!
Prandaj, mos u ?shqetësoni? për humbjen e dhjetë vendeve të punës në Parlamentin e Maqedonisë, por të shqetësohemi të gjithë me gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në shtetin që aplikon diskriminim racial kundër tyre.
Situata e krijuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit 2016 duhet të jetë ALARM për të gjithë atdhetarët e mirëfilltë që të shkunden nga inatet personale, të ftojnë një Kongres të Bashkimit dhe të bashkuar të shndërrojnë institucionet e shtetit të Maqedonisë në arenë të luftës politike për të hequr diskriminimin racial që ky shtet aplikon kundër shqiptarëve. Vetëm atëherë mund të dilet nga logjika e të qenit ?numër kalkulimesh ? dhe të realizohet qëllimi i mandateve politike për të cilat i ngarkon populli.
Ish-Kryeministri Sali Berisha është paraqitur në komisionin ...
Kim Kardashian kete here ja ka dale te terheqe vemendjen pa ...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka komentuar raportin e...
Ilir Meta kreu i LSI menjëherë pasi u rikonfirmua si kryetar...
Në tremujorin e tretë 2016, shkalla zyrtare e papunësisë në ...
Në kuadër të 26 aktiviteteve rinore të organizuara nga Minis...
Partia Demokratike ka përshëndetur opinionin e Venecias në l...
Burime zyrtare deklarojnë se shtetasi në kërkim Klement Bali...
Pas përpunimit të pothuajse 99 % të votave nga Komisioni Sht...
Policia e Shkodrës ka arrestuar sot një shtetas të shpallur ...
Majlinda Bregu, kryetarja e komisionit të integrimit në konf...
Kompanitë “call center” që operojnë në Shqipëri nuk rrezikoj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, shprehet se th...
Deputeti Luçiano Boçi shprehet se vlerësimi PISA, për të cil...
Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur dy...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj k...
Sipas sekretarit të përgjithshëm të PD, Arben Ristani, kreu ...
Qindra banorë të Korçës kanë protestuar për grabitjen që po ...
Klement Balili, apo i njohur si “Eskobari” i Ballkanit, ka h...
Komisioni i Venecias ka publikuar sot opinionin në lidhje me...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...