web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministri Klosi takim me sipërmarrësit e rinj

12 Dhjetor 2016, 14:00, Aktualitet CNA

Në kuadër të 26 aktiviteteve rinore të organizuara nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për 26 vjetorin e ditës kombëtare të rinisë, Ministri Klosi mori pjesë në takimin me sipërmarrës të rinj, të cilët idetë e tyre i kanë kthyer në biznese online.

Me praninë edhe të presidentit të Biznes Albania, z. Luan Bregasi, Ministri Klosi foli mbi politikat mbështetëse të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për idetë inovatore të kthyera në biznes dhe për programe të cilat sipas tij, janë të mundësi të shkëlqyera për të zhvilluar këto ide dhe start-ups.

Min Klosi: Sot për të kujtuar ditën e 8 dhjetorit, 26 vjet nga dita kur të rinjtë shqiptar kërkuan ndryshim,  realizuam këtë aktivitet për biznesmenët e rinj. Ne jemi të mbështesim cdo ide, ne jemi të mbështesim cdo gjetje, ne jemi të mbështesim cdo të ri dhe të re e cila kërkon që në kuadër të mbështetjes së politikave shtetërore biznesi i tyre të ecë përpara.

Këtë përpiqemi ta bëjmë, në kuadër të nxitjes së punësimit, në kuadër të nxitjes së biznesit nëpërmjet fondeve për punësim, disa nga programet e ministrisë janë të dedikuar të rinjve. Cdo i ri dhe e re që ka një biznes dhe një ide të mirë dhe do të ecë përpara me idenë e tij, ne jemi të gatshëm nëpërmjet Shërbimit Kombëtar të Punësimit ta mbështesim, me punësimin e disa të rinjve.

Bregasi: Unë do të isha shumë krenar në rast se 2-3 sipërmarrës kanë ide të mira, jemi të gatshëm që me kompanitë e mëdha shqiptare ti mbështesim që ata të nisin projektin dhe më pas të ecin vetë, të jemi një minibankë e vogël por edhe në rolin e një mentori.

Sigurisht që të bësh biznes nuk është punë e lehtë por po të kesh vullnet, po të kesh ide, po të kesh dëshirë për punë, po të jesh një student i shkëlqyer arrin të bësh gjëra kaq ineresante të cilat jo vetëm krijojnë të mira materiale por gjendet vetvetja, familja.

 Fjala e plotë e ministrit Klosi:

Vetëm pozicionin e lokomotivës nuk e luan dot ministria jo vetëm në Shqipëri por s?besoj që ka një shtet demokratik ku ministria apo institucionet shtetërore janë në lokomotiva. Unë mendoj se biznesi është lokomotiva e vërtetë dhe ne si institucione shtetërore përpiqemi që me politikat që ne realizojmë të ndihmojmë që biznesi dhe ky treni i shpejt i biznesit të eci sa më suksesshëm.

Realisht dëgjuam 5 koleg, të cilët kanë pasur ide të shkëlqyera në mendjen  e tyre dhe kanë qënë të suksesshëm. Por a janë të gjithë ata që kanë një ide të suksesshëm në jetë? Unë mendoj që realisht duhet të fillojmë të mendojmë që idetë e suksesshme ti kthejmë në ide produktive. Historia 25 vjecare e këtij tranzicioni në Shqipëri na ka dhënë të mendojmë që realisht ka momente që biznesi dhe idetë kanë nevojë për mbështetje shtetërore.

Sot për të kujtuar ditën e 8 dhjetorit, 26 vjet nga dita kur të rinjtë shqiptar kërkuan ndryshim,  realizuam këtë aktivitet për biznesmenët e rinj. Ne jemi të mbështesim cdo ide, ne jemi të mbështesim cdo gjetje, ne jemi të mbështesim cdo të ri dhe të re e cila kërkon që në kuadër të mbështetjes së politikave shtetërore biznesi I tyre të eci përpara.

Këtë përpiqemi ta bëjmë, në kuadër të nxitjes së punësimit, në kuadër të nxitjes së biznesit nëpërmjet fondeve për punësim, disa nga programet e ministrisë janë të dedikuar të rinjve. Cdo I ri dhe  e re që ka një biznes dhe një ide të mirë dhe do të eci përpara me idenë e tij ne jemi të gatshëm nëpërmjet Shërbimit Kombëtar të Punësimit ta mbështesim, me punësimin e disa të rinjve.

Sink: Ne jemi sot në një situatë që përpjekja jonë për më shumë  profesion, përpjekja jonë për më shumë ide dhe që duan që këtë botë të trazuar të cajnë me punë të denjë është mbështetja sa më shumë që është e mundur e shkollimit me profesion.  Në kuadër me programin e Kombeve të Bashkuara UNDP,ne kemi një program shumë interesant për nxitjen e ideve të reja . 1 miliard lekë janë vënë në shërbim të biznesmenëve të rinj dhe cdo njëri nga ju që ka nevojë që idenë e tij ta përkthej edhe në një zhvillim real dhe konkret padyshim mund të gjejë mbështetje nëpërmjet këtyre programeve  që janë për të zhvilluar bizneset e reja në Shqipëri.

Po hapet një botë e re. po vazhdojmë të kuptojmë që konkurenca ndërmjet të rinjve shqiptar me të rinjte e Europës po bëhet gjithmonë e më shumë agresive. Do duhet të kuptojmë që të jemi më të përgatitur pasi tregu I punës dhe këto ide që sollën këto djem dhe vajza këtu do bëhet gjithnjë e më shumë agresiv. E kemi shumë të nevojshëm që të  kualifikojmë më shum të rinj dhe të reja për profesionin, e kemi shumë të nevojshëm që në kuadër të teknologjisë dhe këtyre ideve që ju sollët që kanë bërë të sukseshëm bizneset tuaja në kuadër të teknologjisë së informacionit ne të rrisim dhe të forcojmë edukimin profesional.

Prandaj duke mbështetur shumë idenë që mund të kemi 25 000 programues në Shqipëri, mund të kemi një armatë të Shqiptarëve jo vetëm për shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi por edhe për shqiptarët që jetojnë në Greqi. E gjithë bota shqiptare mund të prodhojë duke u bazuar te aftësitë e tyre. Një komunitet dhe një gjeneratë e re konkuruese për teknologjinë e informacionit. Ne si ministri në buxhetin e shtetit vitin e ardhshëm do të krijojmë  dhe do të kërkojmë ndërtimin e dy apo tre shkollave të reja për Teknologjinë e Informacionit ku padyshim ju që jeni në këtë biznes jeni të lutur të bëheni pjesë e programeve të këtyre shkollave dhe shkollave tona ekzistuese por të jeni  dhe si pikë mbështetje që të gjithë këta të rinj dhe të reja të gjejnë veten e tyre pranë bizneseve tuaja.

Sink: Ka ardhur koha dhe kjo është një thirrje publike që në kuadër të hapjes  dhe zgjerimit tonë me familjen europiane ne si institucione shtetërore por dhe ju si përfaqësues të grupeve të caktuara të rinjve shqiptar të bëjmë një aleanc shumë të fortë për tu përballur në një konkurencë që shumë shpejt do të vijë dhe te dera biznesit tuaj.

Sink: Shqipëria shumë shpejt do të ballafaqohet me këtë konkurenc mbarë europiane. Kemi shumë nevojë që idetë tuaja të mbështeten nga politikat tona dhe së bashku të ndërtojmë një gjenerat  të re qytetarësh europian shqiptar të gatshëm për të hyrë në një treg shumë të vështirë të tregut të punës .

Shumë faleminderit të gjithë atyre që e menduan që të ishin pjesë e kësaj bisede sot dhe natyrisht kjo bisedë edhe për faktin që bëhet në një ambjent të ngritur dhe të mbajtur nga të rinjtë, edhe për faktin që bëhet në një grup specifik të bizneseve oneline. Padyshim është një bisedë që nuk mund të përfundojë këtu.

Ne do donim shumë idetë tuaja të jenë pjesë e debatit tonë që bëjmë nëpër qendrat tona, nëpër institucionet tona që mbështesin politikat rinore, për të shkuar dhe te komuniteti I biznesit të madh në vendin tonë, i cili nëpërmjet zotit Bregasi është qartazi në mbështetje të cdo inisiative. Duhet parë edhe sa të gatshëm janë që ta pranojnë konkurencën tuaj.

Fjala e z. Luan Bregasi

I nderuar zoti ministër, të nderuar pjesëmarrës, me ftesën që më bëri zoti Klosi sot u ndjeva shumë mirë dhe u emocionova njëkohësisht për mënyrën sesi ju e keni konceptuar punën tuaj.

Sigurisht që të bësh biznes nuk është punë e lehtë por po të kesh vullnet, po të kesh ide, po të kesh dëshirë për punë, po të jesh një student i shkëlqyer arrin të bësh gjëra kaq ineresante të cilat jo vetëm krijojnë të mira materiale por gjendet vetvetja, familja.

Bisnes Albania ka në projektet e veta mbështetjen e sipërmarrësve të rinj. Sot ju keni më shumë mundësi, ka më shumë instrumenta për të mbështetur idetë tuaja, ka më shumë kredi të buta, ka më shumë projekte  që mund të mbështesi ide interesante.

Unë do të isha shumë krenar në rast se 2-3 sipërmarrës kanë ide të mira, jemi të gatshëm që me kompanitë e mëdha shqiptare ti mbështesim që ata të nisin projektin dhe më pas të ecin vetë, të jemi një minibankë e vogël por edhe në rolin e një mentori.

Në rast se ka një grupim unë jam i gatshëm të kontaktoj në zyrat tona Biznes Albania dhe në rast se ka 2-3 projekte jemi të gatshëm tu financojmë dhe ndihmojmë në rast se keni ide interesante.

 





Lajmet e fundit nga