web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përjashtimi nga Kuvendi/ Noka: Për arsye politike. Rama ka degraduar Parlamentin

23 Nëntor 2016, 20:22, Aktualitet CNA

Deputeti demokrat Flamur Noka thotë se përjashtimi i tij me 10 ditë nga Byroja e Kuvendit u bë me urdhër politik.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Noka tha se përgjegjësi kryesor për degradimin e Kuvendit është kryeministri Rama.

Flamur Noka: Përjashtimi sot u komunikua si një përjashtim me urdhër politik sepse sapo filloi seanca zoti Balla komunikoi që ?ne kemi marrë vendim, grupi i PS, që do të përjshtohesh zoti. Noka?.Ata mund të duan të na përjashtojnë përgjithmonë, por nuk është fatmirësisht në dorën e tyre.Sa i përket degradimit të Parlamentit, personi i parë që ka bërë gjithçka, që ka investuar ghjithçka që të degradojë ai parlament, quhet Edi Rama. Degradimi i parlamentit është kur ti fut vrasës, përdhunes, trafikantë në parlament. Është shkatërrim i parlamentit.Shkatërrimi vazhdoj me tej kur Kryeministri në vend që të parashtrojë platforma apo programe apo të japë llogari në parlament për zbatimin e programit apo platformave të partisë tij dhe qeverisë së tij.Ka tre vjet, vazhdon dhe krahasohet me qeverisjen tonë, nuk është në gjenje të thotë asgjë dhe pastaj duke u ndodhur zbuluar, vazhdimisht fyen, shan opozitën. Ne nuk të pranojmë as këtë lloj gjuhe të poshtrimit, as nuk mund të njohim gjuhën e nënshtrimit.

Është kjo gjuha e duhur?

Noka: Është pak ndaj kësaj qeveri banditësh, kriminelësh, trafikantësh, me një Kryeministër mashtrues ordiner.Edhe veprimet duhet të shkallëzohen, PD për mua dihet ti përshkallëzojë të gjitha këto që po them unë.Nuk ka bashkëjetesë.Është vështirë të përceptoni se në çfarë gjenjde është sot ky shtet, varfëri gjithandej, skamje gjithandej, krim, drogë, avionë droge, pista droge, policia dhe Ministria e Brendshme të inkriminuar, i gjithë shteti i inkriminuar. Nuk po flasim për ndikim bandash, por banda të qeverisë, është më keq.Ka një arrogancë të frikshme.





Lajmet e fundit nga