Ndërpritet energjia/ Tirana dhe disa qytete në errësirë
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka lënë kryeqyteti...
Sot ne themeluam dhe shpallëm forcën tonë të përbashkët politike, Lista e Barabartë.
Lista e Barabartë e mori shkëndijën në muajt e parë të këtij viti, e mori shkëndijën nga ndjenja e rezistencës ndaj uzurpimit të demokracisë sonë delikate, të uzurpimit nga një klasë politike e degraduar.
Lista e Barabartë e mori shkëndijën nga ndjenja e rezistencës ndaj një politike pa respekt, pa mendim e pa ide, pa frymëmarrje, pa qarkullim, ndaj një politike që mohon zgjedhjet dhe konkurencën; e mori shkëndijën në rezistencën ndaj një parlamenti të inkriminuar dhe një qeverie të paaftë dhe abuzive; e mori shkëndijën në rezistencën ndaj rrëshqitjes e vendit në hone të rrezikshme.
Lista e Barabartë ishte fillimisht e vogël, pak emra, gjithmonë të barabartë, por që filluan të shtohen, sot një, nesër dy, ditë për ditë, njerëz që vinin, flisnin, shkëmbenin, gumëzhinin, angazhoheshin, iknin e vinin. Lista e Barabartë filloi si një histori njerëzish të lirë, që e ndjenë se pikërisht tek kjo gumëzhitje ishte liria. Se nga kaosi lind jeta.
Ishim pak në fillim, më pas u shtuam një e nga një, në Tiranë, në Berat, në Peshkopi, në Shkodër, në Lezhë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Fier e Kukës, kudo në Shqipëri. Njerëz të zakonshëm, pa histori politike, njerëz që kërkonin diçka të re, të freskët, ndryshe, njerëz që besonin se e mira mund të lindë vetëm nga barazia e mundësive dhe nga liria. Dhe kjo do të ishte LIBRA.
Ca erdhën në fillim, disa më vonë, disa në fund, por të gjithë u ulëm njëlloj në tavolinën e diskutimit, sikur të njiheshim prej vitesh. Se ne donim të ishim të barabartë.
Të barabartë në stereotipin tonë, në stereotipin e njerëzve të zakonshëm, në stereotipin e njerëzve të punës.
Dhe ja ku jemi. Një listë prej qindrash e mijrash. Mësues e inxhinierë, të papunë e profesionistë, profesorë e studentë, biznes i mesëm a i vogël, gazetarë e ekonomistë, juristë e shkencëtarë, sipërmarrës e punëtorë. Një bërthamë që u rrit e u rrit duke prodhuar veten. Dhe kështu do të vazhdojë të rritet.
Unë besoj se kjo histori është më e veçanta në të gjithë historinë politike shqiptare. Një histori ku gëzimi dhe stresi, freskia dhe lodhja, vendosmëria dhe hezitimi, emocioni dhe arsyeja, çarja dhe bashkimi, loti dhe ngazëllimi, dobësia dhe trimëria, mendimi dhe veprimi, e ndryshmja dhe e ngjashmja, s?kanë qenë kurrë aq pranë.
Para pak ditësh, një vajzë shumë e zgjuar dhe e bukur, studente në shkencat politike, aktiviste e fortë sociale më tha: ne ju pëlqejmë shumë, por si mund të na siguroni se nuk do të na zhgënjeni? Si mund ta di që ju nuk do bini në gropën e klasës sonë politike?-më tha
Eja te LIBRA, iu përgjigja, eja dhe ti që të na mbash nën kontroll, Benin, mua, Sonilën, Endritin, Gentin, Silvën, Mihalin, Foton, Matildën, Tomin, Flogertën, Erjonin, Artën, Elvisin, Enisin, Amin e qindra të tjerë, të na mbash nën kontroll të gjithëve, edhe veten tënde.
Se ne prandaj po krijojmë një bashkim njerëzish me mekanizma demokracie që të na mbrojnë, mua, ty, ne, shokun tonë, të na mbrojnë nga vetja jonë. Demokraci direkte, mandate të kufizuara, mendim i përbashkët, respekt, për të mos e lejuar veten të rrëshqasim në autokraci, abuzim, arbitraritet. Por për këtë duhet të jemi të shumtë, të lirë e të barabartë. Që LIBRA të mbesë gjithmonë e tillë, të jetë gjithmonë LIBRA.
Që nga sot bashkimi ynë nis rrugën e vështirë politike. Uroj dhe besoj se kjo rrugë mund të jetë gjithshka, por jo tradhëti ndaj parimeve që ndodhen në themelin tonë. Suksesi ynë s?mund të jetë tentativa për të patur votë me çdo kusht. Suksesi ynë mund të jetë vetëm besimi i qytetarëve tanë. Të cilin mund ta fitojmë me thjeshtësi e modesti, me ndershmëri e sinqeritet, me përkushtim e aftësi.
Unë i besoj kësaj. Prandaj jam LIBRA. Se e dua Lirinë, Barazinë, Drejtësinë, Dijen, Ekuilibrin. I dua për veten. I dua për vendin tim.
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka lënë kryeqyteti...
Masakra mjedisore vazhdon! Edhe pse në Shqipëri me anë të nj...
Pyjet në Shqipëri vijojnë të masakrohen çdo ditë edhe pse qe...
Akademia e Kuzhinës Shqiptare lëshon diploma që provojnë se ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka akuzuar kry...
Gazetarja Sonila Meço u përfol sot nga mediat si një nga emr...
Në një video shfaqet një prind i cili është duke mbajtur vaj...
Krijimi i “LIBRA” nga deputeti Ben Blushi duket se nuk është...
Ditën e shtunë në Hotel “Tirana International” u bë promovim...
Ish deputeti socialist, Andis Harasani, ka uruar Ben Blushin...
Ndoshta është paksa jo etike por jo e pavërtetë. Kryeministr...
Dua tju falënderoj që keni ardhur sonte duke ju thënë që në ...
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka dekretuar transfer...
Jo cdo njeri i lirë ka qenë në orën 18 00 në Akademinë e Art...
Deputeti ish-socialist Ben Blushi shpalli sot themelimin e p...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i është përgjig...
Policia e Gjirokastrës ka ndërmarrë sot një aksion për luftë...
Kryeministri Edi Rama, në lojërat e tij politike ka pasur mj...
Deputeti ish-socialist, Ben Blushi, ka shpjeguar sot përpara...
Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas 20 vjeçar, i cili...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...