web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

(FOTOT) Sekuestrohen drogë dhe armë/ Shpallen në kërkim 3 shtetas

1 Nëntor 2016, 18:14, Aktualitet CNA

Policia e Gjirokastrës ka ndërmarrë sot një aksion për luftën ndaj kanabisit. Burime nga forcat e rendit bëjnë me dije se gjatë orëve të fundit janë zhvilluar dy operacione antikanabis në këtë zonë.

Sipas policisë janë sekuestruar 85 kg lëndë narkotike, 2.300 bimë narkotike në proces tharje si dhe dy  armë zjarri.

Në operacion morën pjesë 70 forca Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe të Stacionit të Policisë Kelcyrë.

Operacioni i parë u zhvillua në  territorin e fshatit Panarit, të  njësisë  administrative Dishnicë,  në vendin e quajtur “Sheshi i Gjatë” ku u  gjeten në  një kasolle në brendësi të pyllit 1300 bimë të dyshuara narkotike të  varura në proces tharje, si dhe një thes me rreth 10 kg me boçe të tharë të dyshuar si narkotike.

Policia mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative ka shpallur në kërkim policor një shtetas me inicialet S.D, si autor të dyshuar.

Operacioni i dytë u zhvillua në territorin e fshatit  Izvor i vjetër, Memaliaj, ku u evidentua një kapanon brenda të cilit u gjetën  një automatik,  një pushkë,   8 thase me lëndë narkotike me peshë  rreth 75 kg,  si dhe 1000 bimë në proces tharje.

Policia ka shpallur në kërkim si autorë   të dyshuar shtetasit  A.P dhe M.O nga fshati Izvor.

Një sasi e  lëndës narkotike dhe armët e zjarrit janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale.

Ndërsa bimët narkotike dhe pjesa tjetër e lëndës narkotike  në të dy operacionet janë asgjësuar në vend me anë të djegies.





14:15 Aktualitet

67/ Nga Edison YPI

67 titujt që dha Presidenti i Republikës për 67 martirët e L...

Lajmet e fundit nga