“Nuk duhen diagramat e Reformës Territoriale”/ Boçi: Protesta qytetare prej pakënaqësive në nivel politik
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luç...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luç...
Ditën e shtunë në Hotel ?Tirana International? u bë promovimi i librit ?Hienat bankare: udhëtimi im në botën e bankierëve? të autorit suedez Joris Luyendijk, i sjellë në shqip nga shtëpia botuese ?Scanderbeg Books?.
Libri përmban një hulumtim për qendrën financiare të famshme britanike, City të Londrës, por të llojit që quhen edhe si teori konspiracioni financiar kundër Europës dhe botës. Libri është interesant gjithsesi, me shumë informata dhe analiza të vlefshme dhe lexohet me kureshtje që rritet faqe pas faqeje.
Por shumë interesante dhe kërshërore ishte prania si e ftuar nderi dhe folëse kryesore në promovim, e Ambasadores së Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, zonjës Dewi van de Weerd. Nëse do të kishte qenë një pritje private, prania e zonjës ambasadore mund të shpjegohej me miqësinë që ajo ka me botuesen, zonjën Flutura Açka, dhe me lidhjet familjare që kjo i ka me Holandën. Por kur është fjala për një event publik, ku ishte e ftuar edhe media, prania e kryediplomates holandeze në Tiranë nuk mund të shihet si private.
Në diplomaci asgjë nuk ndodh rastësisht, aq më tepër në rastin e diplomacisë së shteteve serioze dhe Holanda bën pjesë ndër shtetet shumë serioze. Ambasada e Holandës në Shqipëri ka qenë shumë aktive për mjaft vite për promovimin dhe financimin e së ashtuquajturës ?shoqëri civile? që u reduktua në promovimin dhe financimin e personit të Erion Veliajt dhe të instrumentit të tij personal për të fituar profil të lartë publik, Lëvizjes ?Mjaft?. Disa ambasadorë holandezë rresht, privatisht dhe ndonjëherë edhe publikisht, i kanë shpërfillur si teori konspiracioni qortimet në media se Holanda vepronte kështu për llogari të Sorosit dhe të rrjetit financiar ndërkombëtar të lidhur me të, ku Holanda është e kycur. Ky rrjet ndërkombëtar krijon, promovon dhe katapulton në pushtet elita politike të reja në vende të ndryshme, duke përfshirë Shqipërinë. Edhe kjo është konsideruar si një teori konspiracioni nga diplomatët holandezë.
Tani ambasadorja e Holandës na sugjeron një libër me një teori konspiracioni financiare! Aspekti tjetër ironik është se kemi të bëjmë me një luftë të ndyrë diplomatike të një vendi të Bashkimit Europian, Mbretërisë së Holandës, ndaj një vendi tjetër të BE, Mbretërisë së Bashkuar. Unë jam kureshtar të di se si e ka përshkruar këtë ngjarje në raportin e saj Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, sepse medoemos duhet të ketë bërë një raport për të. A thua do të merrte pjesë Ambasadorja e Holandës në një event të tillë para Brexit? Them se jo. Mos ndoshta Holanda, së cilës City i Londrës ia grabiti dikur statusin e qendrës financiare të Europës, dëshiron ta rifitojë atë pas Brexit? Në çdo rast, kemi të bëjmë qartësisht me teori konspiracioni./Kastriot Myftaraj
Ish deputeti socialist, Andis Harasani, ka uruar Ben Blushin...
Ndoshta është paksa jo etike por jo e pavërtetë. Kryeministr...
Dua tju falënderoj që keni ardhur sonte duke ju thënë që në ...
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka dekretuar transfer...
Jo cdo njeri i lirë ka qenë në orën 18 00 në Akademinë e Art...
Deputeti ish-socialist Ben Blushi shpalli sot themelimin e p...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i është përgjig...
Policia e Gjirokastrës ka ndërmarrë sot një aksion për luftë...
Kryeministri Edi Rama, në lojërat e tij politike ka pasur mj...
Deputeti ish-socialist, Ben Blushi, ka shpjeguar sot përpara...
Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas 20 vjeçar, i cili...
Deputeti ish-socialist ka shpallur sot krijimin e forcës më ...
Duke iu përgjigjur kërkesës së Presidentit të Republikës për...
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka postuar në rrjete...
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në nj...
Projekti i BE-së IBECA dhe Ministria e Mjedisit prezantuan n...
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta zh...
Partia Demokratike shprehet se dera e saj është e hapur për ...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka akuzuar kryemini...
Ministri I Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj k...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...