Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Rezultati i zgjedhjeve te parakohshme në Dibër nuk e bën kurrësesi më të dobët opozitën dhe aq më pak më të fortë qeverinë. Sepse, me gjithë praninë e pazakontë të politikës atje, ajo nuk mund të ishte Meka e demokratëve apo socialistëve.
Unë e kuptoj nevojën që ka një mazhorancë e sterkonsumuar moralisht dhe politikisht për t’i dhënë vetes zemër në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, ndaj edhe nuk cuditem, as me sasinë dhe, as me cilësinë e gjelave, që po krekosen në majë të plehut të Tiranës për fitoren “historike” të Ramave në Peshkopi. E di, gjithashtu, se nesër këto zëra do të shtohen dhe se këtë muzikë do të përpiqen ta mbajnë sa më gjatë në qarkullim, me shpresën se do ta shpërqëndrojnë për ca kohë vëmendjen nga plagët, që i hapen cdo ditë vendit nga thikat e qeverisë.
Por e gjitha kjo ngjan me të sëmurin e pashpresë, që thjesht e mbajnë me serum në sallën e reanimacionit. Sepse fitorja e Dibrës ndoshta mund t’ia bëjë më të sigurt karrigen e ministrit Damian Gjiknurit, më të ndritur perspektivën si udhëheqëse politike Blerina Gjylametit, dhe natyrisht më elokuente dhe më të shkëlqyer orarorinë e Sadri Abazit. Por deri këtu. Mos prisni ndryshim tjetër, as në Peshkopi, dhe as në Kala të Dodës, sepse në Tiranë e gjetkë as që bëhet fjalë.
Rezultati Dibrës, edhe pse i thellë, është shumë pak për të mbuluar rrënimin e pandalshëm të një qeverie të brejtur nga korrupsioni dhe skandalet e njëpasnjëshme, në aleancë të hapur dhe të fshehur 3 vjecare me krimin e organizuar. Buzëqeshja e pafajshme e stampuar në fytyrën e Ramës së vogël, që ditën e shpalljes si kandidat e deri në mesditën e 12 shtatorit, do të harrohet shumë shpejt, në Dibër para së gjithash. Dhe natyrisht që të gjithë do bëhen shumë shpejt esëll dhe do të përleshen nga e para me varfërinë, korrupsionin, padrejtësinë dhe diktatin dhe pushtetin e të fortit, i cili jo domosdoshmërisht është zyrtar i lartë me kravatë. Për shkak të kësaj qeverie, trendi i kohës është droga, e mbjellë në përmasa kolosale kudo në Shqipëri, dhe bosët e saj po marrin për ditë e më shumë rol dhe pushtet të frikshëm në këtë vend.
Por natyrisht edhe pse me peshë të vogël specifike, në rrafshin kombëtar, zgjedhjet e Dibrës duhen lexuar me vëmendjen e duhur. Sepse, sipas meje, cdo proces zgjedhor, sado i parëndësishëm qoftë, ka më shumë vlerë edhe se sondazhi më profesional. Nëntë muaj para qershorit të ardshëm jemi ende në kohë për të ndrequr dhe kolauduar shenjestrën tonë në përballjen finale me kundërshtarin politik.
Ajo që duhet të na shqetësojë mbi të gjitha, jo vetëm si politikanë, por edhe si qytetarë, është fakti se Dibra rinxorri në pazar të gjitha sëmundjet më të këqija të zgjedhjeve tona, të cilat në këtë vend po ndjekin fatin e zogjve të korbit. Shitblerja, presioni i qeverisë, përfshirja e policisë, por c’është me e keqja, aleanca gati publike me krimin e organizuar, kanë arritur në një stad të papërfytyrueshëm. Dhe Dibra ishte ilustrim perfekt i kësaj problematike.
Unë nuk e them dot se sa ishte cmimi mesatar për blerjen e një vote në Dobrovë apo në Selishtë, por jam shumë i sigurt se ai tashmë është një fenomen masiv, që shoqëron në përmasa tronditëse të gjitha zgjedhjet tona. Dhe pyetja është se cfarë do të bëjmë ne që ta ndalim sadopak vrullin e këtij orteku të pamëshirshëm, që po na kthen në një republikë qeshrake, ku nuk ka më asnjë vlerë se cfarë thua, cfarë bën dhe si qeveris, por vetëm se si e blen dhe si e vjedh votën.
Është detyrim i Partisë Demokratike, që në kaq pak kohë sa ka mbetur të bëjë gjithcka mundet në funksion të një procesi zgjedhor normal, që nis me ndryshimet e domosdoshme në Kodin Elektoral, dhe mbaron në krijimin e një klime të pranueshme garancish se vullneti i sovranit nuk do të injorohet dhe se vota e shqiptarëve nuk do të deformhet.
Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë një herë e përgjithmonë se asnjëherë opozita nuk e mund qeverinë me ushtri të rregullt, edhe sikur e gjithë të përqëndrohet në një qytet apo fshat. Sepse në të gjitha rastet, ai që ka pushtetin, është disa hapa para opozitës, si në mjete, ashtu edhe në mundësi dhe infrastrukturë. Por opozita e shkul qeverinë me gjithë cka, kur krijon frymë refuzimi dhe shprese dhe është pikërisht ky misioni i vetëm i Partisë Demokratike sot.
Për ata që kanë kujtesë të shkurtër, më duhet të sjell ndërmend se ne i kemi fituar të gjitha zgjedhjet e pjesshme që nga 2005 e deri sa qëndruam në pushtet, por kjo nuk na pengoi aspak që të humbnim thellë në 2013-tën. Madje edhe në bastione të së majtës, si në Mokër përshembull, ju kujtohet besoj. Ndaj edhe ta lemë të dy Ramat e PS-së dhe të gjitha aleatët e tyre politikanë dhe trafikantë që t’i gëzohen fitores së vogël në Dibër dhe të përgatitemi fort dhe që tani për fitoren e madhe të 2017-ës.
Një status në rrjetet sociale i sekretarit për Burimet Njerë...
Enti i Hekurudhave të Greqisë, OSE, dhe Hekurudhat shqiptare...
Dibra ishte në qendër të debateve mes mazhorancës dhe opozit...
Sot, në orët e para të mëngjesit në rrugën e “Barrikadave”, ...
“Dosja ime u asgjësua në dhjetor 1990”, është shprehur Bashk...
Një aksident mes dy autobuzave të linjave të ndryshme ka ndo...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se rritja ekonomike ...
Kryeministri i Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të...
Seanca gjyqësore ndaj Mark Frrokut në Gjykatën e Tiranës ësh...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi nga Sh...
Në Kuçovë më datë 12.09.2016, nga Sekioni për Krimet, u bë n...
Në Berat më datë 12.09.2016, nga Sektori i Qarkullimit Rrugo...
Partia Demokratike në një dalje për mediat, përmes deputetit...
Qeveria do të kthejë paratë për të gjithë ushtarakët që u pr...
Çifti abuzues me të miturën 12 vjeçare kanë dalë sot përpara...
Partia per Liri, Demokraci dhe Etike zhvilloi diten e sotme ...
Humbja dërrmuese që pësoi Partia Demokratike në Dibër i ka m...
Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla është përb...
Dibra eshte nje mesazh i forte per cdo shqiptar, e sidomos p...
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Londër, Kryetari i Kuvendit ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...