Studentja ekselente sfidon Nikollën: Jam ekselente, por nuk fitova mjekësi
Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla është përb...
Humbja dërrmuese që pësoi Partia Demokratike në Dibër i ka motivuar edhe njëherë, ashtu sikurse pritej, një lukuni ?opinionistësh të pavaruar? të vënë përpara togës së pushkatimit liderin e opozitës.
Në pamje të parë e drejta duket sikur është me ta.
Mposhtja me 4 mijë vota është më e thella që PD ka pësuar ndonjëherë në ato anë.
Ajo bëhet edhe më e rëndë po të mendohet se erdhi pas skandalit të brekëve të grisura.
Ajo bëhet edhe më e paperceptueshme, po të kujtohet se vetë Lulzim Basha, e shpalli këtë garë lokale, një plebishit nga do të niste orteku i pushtetit të tij të nesërm.
Të gjitha akuzat kundër Lulzim Bashës, sot mund të duken të justifikuara.
Edhe njëherë akoma, ai përsëriti disfatën e zgjedhjeve vendore të një viti më parë, me të vetmin ndryshim, se këtë radhë, nuk doli që ta shpallë humbjen si një fitore mbresëlënëse.
Ai vërtetoi, në një zonë tradicionalisht të djathtë, se PD-ja është në një krizë të pashërueshme, identiteti, reflektimi dhe raporti me të ardhmen.
Ai dëshmoi se ajo ka mbetur një parti me kokën pas, që ka prioritet më të madh ti tregojë shqiptarëve se Berisha ka qeverisur mirë dje, sesa ti dëshmojë atyre, se Luli do të drejtojë më mirë nesër. Që ka për qëllim tu mbushë mendjen zgjedhësve se janë gabuar me votën e 2013 dhe jo ti japë atyre shpresë për verën e 2017.
Pasojë e kësaj mendësie të mykur, ishte edhe propozimi i Sherefedin Shehut për bashkinë e qytetit. Përpos vlerave individuale dhe profesionale të këtij kandidati, figura e tij lidhet ende ngushtë me qeverinë që shqiptarët rrëzuan me votë tre vite më parë. Ajo asociohet gjithashtu me tre mandatet e ish kryebashkiakut pd-ist Krosi, i cili ka qenë tejet i afërt me Sherefedin Shehun.
Pra, PD-ja humbi në Dibër edhe si pasoje e kokfortësisë për të mos reflektuar mbi të shkuarën.
Por, këtij argumenti, sipas meje primar, ?opinionistët e pavarur?, rastësisht gjithnjë anti opozitë, i kanë shtuar edhe mjaft të tjera. Njësimin e Bashës me Saliun, pamundësinë për tu shkëputur nga hija e tij, qëndrimin ambig ndaj reformës në drejtësi, fjalorin e egër dhe denoncimin ndaj kujtdo dhe për çdo gjë, pafuqinë morale të opozitës, zvarritjen e saj pas LSI-së etj.
Të gjitha këto arsye së bashku mund të plotësojnë pazllin e asaj se pse edhe njëherë më shumë, Lulzim Basha dështoi në zgjedhje.
Për të gjitha këto, unë jam dakord me kolegët e mij antiopozitarë, madje mund të shkoj edhe më larg, duke pohuar pa droje, se me këtë rrugë, PD e ka të sigurtë deshtimin në zgjedhjet e vitit 2017.
Por, ajo ku unë ndahem me kritikët e Bashës është tjetër gjë. Eshtë pyetja themelore: A ishte sot dita për të vënë Lulin në gijotinë?
Apo mos vallë pas rezultatit të thellë duheshin ngritur të tjera pikpyetje?
Si për shembull, si shpjegohet që shifrat e Dibrës u dhjetëfishuan pas skandalit të Shukriut? Si shpjegohet që diferenca arriti në katër mijë vota, pikërisht tani që PD-ja nuk ka prej tre vitesh përgjegjësi në pushtetin qëndror dhe prej një viti në pushtetin lokal? Pse Rama e mbushi fushatën me të fortë, madje afroi edhe ?të kriminalizuarit që kishte larguar sa për sy e faqe? Pse kryeministri u ul vetë kokë më kokë me persona të dyshimtë, për ti dhënë mandat për këto zgjedhje? Pse papritur Dibra u gdhi një qytet çamësh? Pse PS u detyrua ta ndajë përgjysëm pushtetin me falangat e Idrizit?
Natyrisht të gjitha këto pikpyetje, janë të mjafta edhe për ata që nuk disponojnë kamerat e Fiksit edhe për ata që nuk i kanë parë vetë thasët me miell për të cilat flet PD-ja, madje edhe për ata që nuk kanë shkelur fare në Dibër, që të kuptojnë se kemi të bëjmë me një anomali.
Çdo mendje e prirë të gjykojë lirisht e dallon se diçka jo e zakontë, jashtë kufijve të normales dhe përtej caqeve të logjikës, ka ndodhur në këto zgjedhje.
Pikërisht, këto çudi të pashpjegueshme, dhe jo mësymja kundër Bashës, mendoj se duhet të qe në epiqendrën e vëmendjes së atyre që pretendojnë se bëjnë ?opinionistin e pavarur?.
Duke qenë dakord me ta për të gjitha fajet e Bashës, jam i bindur se pasqyrimi që i bënë rezultatit të Dibrës është i gënjeshtër. Një gjysëm e hidhur e së vërtetës që përdoret për të fshehur të tërën.
Të tërën e dhimbshme të një pushteti që po kriminalizohet dita ditës, që po vazhdon me bindje të përdorë të fortët dhe metodat e tyre në politikë.
Natyrisht, paaftësia e Bashës për tu ndarë nga e shkuara, mungesa e busullës dhe amoraliteti i qëndrimeve, e favorizojnë këtë pushtet, por ato nuk mund të serviren kurrëesesi si shkaku kryesor i mëkateve të tij.
Aq më pak mund ta bëjnë këtë, ata njerëz që pretendojnë se mbrojnë interesin publik dhe që emër të tij janë ngërthyer në një paradoks: edhe thonë se opozita e ka të pamundur të kthehet në pushtet edhe shohin atë si të keqen më të madhe.
Po vërtet, në këtë gjëndje që është, PD ja e Bashës e ka të largët dritën në fund të tunelit.
Por, pikërisht për këtë, fatkeqësisht për këtë, të gjithë projektorët duhen kthyer nga ata që kanë realisht në dorë fatet tona. Nga ata që gatuan çudinë e Dibrës. (Lapsi.al)
Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla është përb...
Dibra eshte nje mesazh i forte per cdo shqiptar, e sidomos p...
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Londër, Kryetari i Kuvendit ...
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor Mallkastër ar...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Kryeministri Edi Rama në një takim me maturantët ekselentë k...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje, ...
Zgjedhjet në Dibër përfunduan, por analiza tani fillon. Ajo ...
Dibra ishte një garë e humbur në mënyrë katastrofike. Një ga...
Në ditën e parë të shkollës, kryetari i bashkisë së Tiranës ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nuk do ta dërgojë në ...
Disa herë në disa shkrime është denoncuar publikisht se opoz...
Sot nis viti i ri shkollor. Janë 392 mijë nxënës që do të ul...
19 persona anëtarë të një organizate italo-shqiptare që merr...
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ka bërë të ditur përmes n...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Maturantët prej disa ditësh kanë filluar aksionin e tyre duk...
Policia e kryeqytetit ka arrestuar tre persona të cilët drej...
Shitja e votes cinikisht dhe ne kushte te caktuara eshte nje...
Analisti dhe ish-zv/ministri i mborjtjes Dritan Hila ka kome...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...