Bandat e drogës kthejnë Shqipërinë në Kolumbi
Dibra ishte në qendër të debateve mes mazhorancës dhe opozit...
Enti i Hekurudhave të Greqisë, OSE, dhe Hekurudhat shqiptare kanë rënë dakort të bashkëpunojnë për ngritjen e një linje të re hekurudhore që lidh qytetin grek të Follorinës me Pikën kufitare të Kapshticës dhe më tej me qytetin e Pogradecit, në juglindje të Shqipërisë. Sipas burimeve zyrtare greke, që i referohen Ministrisë së Transporteve, projekti pritet të mbështetet nga fondet IPA të Bashkimit Europian në kuadër të Programit INTEREG-2 për vitet 2014-2020, shkruan VOA.
Projekti për lidhjen hekurudhore Greqi-Shqipëri, parashikon që të ngrihet një linjë hekurudhore nga fillimi, e cila do të jetë njëkalimshe dhe e elektrifikuar. Transporti pritet të realizohet, sipas studimit paraprak, me tren elektrik. Kosto e projektit vetëm për pjesën greke nga qyteti i Follorinës deri në Kapshticë, rreth 50 km, parashikohet të shkojë në 397 milion euro. Në pjesën shqiptare linja hekurudhore, sipas studimit, pritet të shkojë nga Pika kufitare e Kapshticës deri në Pogradec, gati 61 km dhe kosto pritet të jetë më e lartë. Të dy vendet, në nivel ministror, kanë rënë dakort për propozimin e përbashkët që shihet si mjaft i rëndësishëm për lehtësimin e qarkullimit si të emigrantëve edhe për lëvizjen turistike dhe qarkulimin e mallrave. Pika e Kapshticës nuk e përballon aktualisht ritmin e lëvizjes dhe shpesh në kufi shfaqen radhë të gjata.
Në proçes një projekt për linjën Janinë ?Kakavijë
Pak kohë më parë nisi dhe hartimi i një projekti për linjën hekurudhore Janinë ?Kakavijë. Këshilli i Rajonit të Epirit, në Greqinë Veriore, shpalli konkurimin për këshillim teknik dhe studimin mbi zhvillimin e ndërtimit të rrjetit hekurudhor.Faza e parë e projektimit mbështetet me nëj financim nga qarku grek dhe më pas përmes organizmave të të dy vendeve do të synohej gjetja e fiancimeve.
Ngritja e rrjetit hekurudhor mes Greqisë dhe Shqipërisë, në kuadër të projekteve të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, do t`i ndihmonte jo vetëm përmirësimit të lëvizjes së mjeteve dhe mallrave, por edhe nxitjes së turizmit. Sipas zyrtarëve të Prefekturës së Janinës, komiteti i përbashkët Shqipëri ? Greqi, në parim, e ka miratuar këtë projekt dhe mbetet të hidhen hapa konkretë për realizimin e tij.
Hekurudhat shqiptare në krizë; në tetor shpallet gara për Tiranë-Rinas-Durrës
Gjendja e hekurudhave shqitare mbetet ende mjaft e vështirë për shkak të mungesës së investimeve në këtë sektor. Por së fundi qeveria pritet t`i kthehet projektit të hekurudhës Tiranë ? Durrës, rikonstruksioni i së cilës dështoi në vitet 2000. Sipas Ministrisë shqiptare të Transportit në tetor pritet të hapet tenderi ndërkombëtar për rindërtimin e segmentit të hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës.
Hekurudha shqiptare ka tashmë gati projektin e ndërtimit dhe rikonstruksionit të këtij segmenti hartuar me konsulencë ndërkombëtare. Sipas burimeve zyrtare vlera e investimit pritet të jetë 81.5 milionë euro. Projekti, parashikon rikonstruksionin e segmentit aktual Tiranës-Durrës, dhe ndërtimin e një segmenti të ri që do të lidhet me Rinasin, në një gjatësi 50 kilometër. Për fazën e ndërtimit që do të zgjasë tre vjet do të përfshihen në punime rreth 1400 punonjës. /Citynews.al
Dibra ishte në qendër të debateve mes mazhorancës dhe opozit...
Sot, në orët e para të mëngjesit në rrugën e “Barrikadave”, ...
“Dosja ime u asgjësua në dhjetor 1990”, është shprehur Bashk...
Një aksident mes dy autobuzave të linjave të ndryshme ka ndo...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se rritja ekonomike ...
Kryeministri i Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të...
Seanca gjyqësore ndaj Mark Frrokut në Gjykatën e Tiranës ësh...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi nga Sh...
Në Kuçovë më datë 12.09.2016, nga Sekioni për Krimet, u bë n...
Në Berat më datë 12.09.2016, nga Sektori i Qarkullimit Rrugo...
Partia Demokratike në një dalje për mediat, përmes deputetit...
Qeveria do të kthejë paratë për të gjithë ushtarakët që u pr...
Çifti abuzues me të miturën 12 vjeçare kanë dalë sot përpara...
Partia per Liri, Demokraci dhe Etike zhvilloi diten e sotme ...
Humbja dërrmuese që pësoi Partia Demokratike në Dibër i ka m...
Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla është përb...
Dibra eshte nje mesazh i forte per cdo shqiptar, e sidomos p...
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Londër, Kryetari i Kuvendit ...
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor Mallkastër ar...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socia...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...