web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha: Përplasje e madhe jo PD-PS por me hajdutët dhe krimin/Do mbrojmë me çdo çmim votën e dibranëve

6 Shtator 2016, 20:21, Aktualitet CNA

-Auditim për procesin derisa të dalë e vërteta për çdo maturant
-Kriza e maturantëve, krizë kombëtare. Të shkarkohet Nikolla!
-Dibra, Shehu është pritur me një entuziazëm që i kalon linjat politike
-Në Dibër, përplasje e madhe jo PD-PS por me hajdutët dhe krimin

-Sadri Abazi po merr tenderët me oferta maksimale 
-Do mbrojmë me çdo çmim votën e dibranëve 
-Të shtyhet universiteti deri në nëntor
TIRANE
-Emisioni ?Studio e Hapur?, i gazetares Eni Vasili ka rifilluar sot transmetimin në ?News24?. i ftuari i parë i këtij sezoni është kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kreu i opozitës duke marrë shkas nga shqetësimet e maturantëve, kërkoi publikisht shkarkimin e ministres ës Arsimit, Lindita Nikolla. Ai theksoi se tashmë vendi, ndodhet në krizë kombëtare. Për herë të parë, Basha pritet të flasë për prishjen e konsensusit për ligjin e Vetting-ut madje dhe se përse ilir Meta e la në baltë pas miratimit të reformës. Kreu i PD do t?i përgjigjet pikëpyetjeve të shumta që la pas një sezon i tërë politik sic ishin; idetë për zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike apo paralajmërimi për protesta dhe revolta popullore.

Gjatë intervistës, Lulzim Basha do të nxjerrë fakte të reja për blerjet e votës në Dibër në vazhdën e denoncimeve të herë pas hershme, por edhe dorëzimit të një kallëzimi në prokurori. Fakte të reja denoncuese pritet të dalin nga intervista edhe për parcelat me kanabis të cilat sipas PD-së kanë pushtuar vendin. A do të fillojnë arrestimet e politikaneve pas miratimit të Vetting-ut dhe kush janë politikanet e rrezikuar, a po funksionon dekriminalizimi dhe çfarë presim nga Reforma në Drejtësi?

INTERVISTA
Z.Basha, e pate ndeshjen sot dhe ku e patë?
E pashë pjesën kryesore me të rinjtë dibranë. Një heshtje por jo humbje e optimizmit. Por për fat të keq nuk munda ti ndjek sot minutat e ndeshjes por u informova për rezultatin dhe I përgëzoj për fitore

Ngjan sporti me politikën?
Çështja e sportit u takon sportistëve. Ndërsa gjendja politike ne vend nuk ka të bëjë sadopak me sportin. Gjendja politike është katastrofale. Ka shpërthyer një krizë tjetër që është kriza e maturantëve, të cilët gjenden papritur para një realiteti të vështirë. Kanë bërë përpjekje që me anë të rezultateve të tyre kanë mundësinë të studiojnë në universitet por gjenden para një katastrofe politike që u mohon këtyre të rinjve drejtësi, transparencën dhe mundësinë për të studiuar në bazë të rezultateve që kanë arritur. Dhjetra mijëra do të ngrenë zërin kundër qeverisë. Protesta është e maturantëve dhe ne do i mbështetim ata. Ne do të bëjmë gjithçka për ta ndalur këtë skandal.

Si do ta ndaloni këtë?
Ne do ta ndalojmë sepse të rinjtë kanë studiuar dhe u është mohuar e drejta. Edi Rama dhe ministrja e tij Nikolla kanë dështuar për të bërë transparencën e nevojshme të ligjit të cilit ne do ta anulojmë. Aktet nënligjore dhe zbatimi i tyre kanë shkaktuar një kauzë. Nuk ka kritere për degët përkatëse, degë të cilat kanë patur rëndësi të veçantë, papritur janë zeruar të qindra maturantëve të cilëve tani u mohohet. Ndaj duhet të nisë një audit nga Kontrolli i shtetit. Nga nesër të shkarkohet ministrja e Arsimit, e cila është e pafatë dhe e padenjë. Duhet kontroll në AKP në mënyrë që asnjë maturant të mos i mohohet e drejta. Nëse ndiqen këto hapa, kjo do ta shtyjë nisjen e vitit akademik të paktën deri nën nëntor port ë paktën të mos çojmë dëm maturantët drejt dijes. Kjo është vjedhje dhe nuk mund të pranohet. Ne mbështesim nesër dhe kudo ku janë maturantët. PD do të hapë nesër një inbox për të parë konkretisht sa iu thellë është dëmi në këtë rast. Pa zotësia dhe paaftësi janë bashkuar si tipar dallues i kësaj qeverie. Është mungesa totale e çfarëdo lloj kujdesi të kësaj qeverie. Edi Ramës nuk ja ndjen. Siç del për gjërat më banale duhet të dilte për këta maturantë. PD është në krah të tyre me hapa konkret duke filluar që nesër që edhe ne si opozitë të fillojmë që nesër për të dalë nga kjo situatë. Këtu nuk bëhet fjalë për interesat e PD-së por për mijëra të rinj shqiptarë. Kushdo mund të më drejtohet në numrin tim për çdo shqetësim që ka. Unë jam i gatshëm ti përgjigjem.

Të ndalemi tek fushata zgjedhore në Dibër. Çfarë i konsideroni këto zgjedhje, një lakmues për zgjedhjet e ardhshme?
Këto zgjedhje janë zgjedhjet e dibranëve në radhë të parë. Kam parë një situatë shumë të rëndë atje. Një varfëri e tejskajshme. Aty përballen dy modele. Modeli i pushtetarëve, i të pasurve, të cilët duan të zgjedhin një kukull për të vazhduar të qeverisë krimi, për të marrë tenderi si Sadri Abazi. Këto janë zgjedhjet sot në Dibër. Bëhet fjalë për dy koncepte se si do të jetë nesër jo vetëm Dibra por mbarë Shqipëria. Por sot kam një lajm të mirë që dibranet duan të votojnë kandidatin që do të jetë në shërbim të tyre dhe ata e kanë pritur shumë mirë z.Sherefedin Shehun. Edhe të majtët po i bashkohen PD-së dhe fushatës së z.Shehu. Socialistët dibranë nuk duan që t?ja dorëzojnë vendin e tyre bandave dhe krimit. Unë i pyeta socialistet se pse e bëjnë këtë gjë dhe më thanë: urrejtja. Pushteti në Dibër është në duar të njerëzve të krimit, të korrupsionit ndaj ka dhe të pakënaqur edhe nga vet PS-ja., Socialistët e ndershëm të cilët rropaten për një ideal nuk e durojnë më këtë gjendje ndaj iu bashkuan PD-së. I gënjeu për Rrugën e Arbrit. U nis puna por Rama gënjeu pasi tregon një përçmim për popullin.

Pse nuk i jepni kohë?
Ka patur 3 vjet kohë dhe sa bërë. Rruga e arbrit nuk u bë për shkak të korrupsionit të Ramës. Ne ua lam gati marrëveshjen por e u prish nga Kryeministri. Dhe si rruga e arbrit janë lënë të gjitha rrugët në atë gjendje. Socialistët janë kundërshtarët tanë politik, janë njerëz dhe ata dhe janë tërësisht të zhgënjyer dhe të tradhtar. Por dibranët do të votojnë djathtas sepse nuk gënjehen më nga Edi Rama.

Ju jeni impenjuar në këtë fushatë dhe duket se po merreni përgjegjësinë, por nëse humbisni zgjedhjet çfarë ndodh?
Dibranët sot janë në gjendje shumë të vështirë dhe ata janë para dy zgjedhjesh, pushtetit të krimit dhe korrupsionit apo të trokasin në derën e profesorit që di t?u shërbejë dhe tu qëndrojë pranë atyre me problemet që kanë.

(Mesazhe nga qytetarët)
Qytetari 1: Po bëhen përpjekje për intimidimin e organizatorëve të protestës së nesërme për maturantët?
Qytetar 2: Ata që grisën teserën nuk janë në Dibër por banorë të Tiranës

Basha: Makina e propagandës punon. Kjo nuk ishte një video e PD. Kamera juaj ishte atje, gazetarët ishin atje. Teserat ishin para medias dhe u grisën nga qindra persona, jo nga 1 e nga 2. Nuk më vjen mirë që i grisën. I mirëpres ata që shprehën besimin tek PD. Por në thelb kërkoj që një parti e madhe si PS të gjejë forcën të shkëputet nga krimi e droga. Një parti e madhe si PS nuk mund të kriminalizohet pa i shkaktuar vendit gjithë dramën që po shkakton. Shqetësimi që kanë ngritur socialistët nuk është ky. Por që Muharrem Ramën po e ngre krimi prej pizhamesh për të qeverisur.

Dua të bëjë një ftesë që e bën profesor Shehu: Dibranët janë shquar për kuvendin, oda dibrane është me nam. Ftesa që ka dy javë që përsërit Shehu, të shkojnë në një debat. Dibranët e meritojnë një debat. Le të përballen me njeri-tjetrin. I detyrohet dibranëve një debat me Sherefedin Shehun e të shohim kush ka planet më të mira për Dibrën.

Flasim për votimin e fundit në parlament, votimin për vettingun, një moment që prishi konsensusin e madh të 140 votave. Çfarë do të bëni me këtë ligj do ta çoni në kushtetuese?
Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur që kemi një produkt që iu shërben shqiptarëve, reforma në drejtësi. Tani ky proces që vazhdon nuk është politik por legjislativ dhe kushtetues. Ne këmbëngulëm për procesin politik, standardet. Që Edi Rama të mos ketë mundësi të intimidojë gjyqësorin. Plani ishte që gjithçka të ishte në dorë të kryeministrit. Dy herë ky plan ra. Në fund patëm një produkt dhe pavarësisht procesit traumatik, produkti rezultoi një produkt për shqiptarët dhe Shqipërinë dhe u përshëndet gjerësisht.

Ndonëse maxhoranca është zotuar të punojë me konsensus, ne punuam me intensitet gjatë verës, argumentet u hodhën poshtë, pra kompromentuan procesin. Ndaj kësaj ne reaguam me qëndrimin tonë. Pjesa tjetër do vijojë në rrugë normale. PD është shprehur pro vettingut, SPAK-ut, BKH-së, thelbit të reformës. Po nuk mund të pranojmë që të marrë me votat e Armando Prengës me shok atë që i ndalon kushtetuta. Ne do të ndjekim të gjithë rrugët kushtetuese që çdo ligj të jetë në përputhej me kushtetutën.

A do të shkoni në komision?
Ne do të bëjmë punën tonë edhe me partnerët.

Ligji i Vettingut e kishte marrë bekimin e Euralius dhe OPDAT..
Bekim apo jo-bekim nuk e jep Euralius dhe Opdat. E dha Papa. Hartimi i këtyre ligjeve i fut ata në llagane antikushtetues.

Do shkoni në komision më apo do bojkotoni?
Ne e kemi treguar angazhimin tonë. Kjo nuk është në dorën tonë, ne kemi qëndrimet tona.

Cili do jetë?
Do mbajmë qëndrimet tona.

Dita është afër..
Afër është, por duhet të shkojmë me ligje kushtetuese, jo antikushtetuese. Ramën e ka kapur frika.

A do të preket politika zoti Basha. Trembeni për veten tuja? Se ju kanë akuzuar për Rrugën e Kombit, apo 21 janarin
Politikisht do ta quaja dështim total nëse politika nuk preket. Ne sot kemi ardhur për shkak të krizës, pasi elita ka tradhtuar interesat e njeriut të thjesht. Kjo qeveri flet në fasadë çdo ditë për demokraci, por punon kundër dinjitetit. Flet për lirinë e fjalës, dhe shtyp lirinë e fjalës. Flet për luftë kundër krimit, kriminalizohet çdo ditë.

Sipas jush ata që do preken të parët janë maxhoranca ..
Një që e gabuar është që këtu bëhet orakulli. Sistemi i drejtësisë nuk ta lejon këtë. Është absurde që te pyes gazetari a do të ketë arrestime.

Ambasadori Lu e ka thënë ketë..
Do kalojmë edhe aty. Të gjithë politikanët duhet të përballen me konseguencat ligjore. Zbatimi i reformës në drejtësi mund ti hapë derën Shqipërisë për një shtet funksional. Ku i forti, qoftë kriminel, të marrë atë që i takon para ligjit.

Kjo nuk do ndodh më thoni ju?
Jo, ajo që them unë është se me atë që votuam në 22 korrik, e kemi mundësinë që të hyjmë në rrugë të mbarë. Me këto aforizma apo fabula, nëse do të arrestohet ndokush, këtë do ta vendos gjykata. Kjo rrugë duhet të vazhdojë. Ndaj, sfida kryesore e vendit ton janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Makthi i politikanëve të korruptuar, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Ju po flisni për ?Qeverinë teknike? do ju pyes më pas..
Mund të më pyesni kur të doni. Jam gati.

Nuk e keni përmendur qeverinë teknik..
Po folëm për drogën..zgjedhjet.

vijon/BALKANWEB





Lajmet e fundit nga