Shoqata e Katarit dhuron 122 mirë euro mjete shkollore për 950 jetimë/ Klosi: Nisa të tilla mesazh i fortë solidariteti
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi morri ...
Jetojmë në Kuçkaland dhe Bastardland. Logjika na e shpalos saktë përpara syve, përmes radarëve mendorë, realitetin në të cilin jetojmë, por fatkeqësisht shqisat për të reaguar apo kundërshtuar na janë mpirë, gjer në pikën e vdekjes klinike të mbarë shoqërisë. Kësisoj fjala femër apo mashkull kuçkë, si edhe bastard i madh apo i vogël, janë shndërruar në institucione dhe koncepte të cilat jo vetëm që nuk i luftojmë por përkundrazi i adhurojmë si në faltore.
Sot të jesh kuçkë është në modë, të jesh bastard je avant garde, dhe nëse do bënim një paralelizëm me një nga filmat vizatimorë (të cilin e dyshoj që brezi i ri ta ketë parë) të jesh kuçkë bëhesh pasha, të jesh bastard bëhesh mbret. Shkruajtën intelektualët e gjorë libra dhe enciklopedi, dhe në fjalor e përkufizuar kështu fjalën BASTÁRD: BASTÁRD:
1. Pasardhës me cilësi të këqija, që del nga kryqëzimi i dy llojeve ose i dy rracave të ndryshme.
2. Njeri i zvetënuar, ai që ka humbur gjithë vetitë e mira të paraardhësve dhe është përdhosur e është çoroditur. Bastardët e atdheut.
3. Fëmijë i lindur jashtë martese, fëmijë i jashtëligjshëm. Por sot bastardët kanë injektuar një perspektivë të re, dhe si rrjedhojë një përkufizim të ri. Sot, bastardi ka pará, ka grua dhe shumë dashnore, ka imunitet nga dekriminalizimi dhe vetingu, është disa shkallë mbi ligjin, është apo i ka miqtë në vende të larta dhe të rëndësishme, është më i barabartë se sa të tjerët përpara drejtësisë, dhe mbi të gjitha është krenar që është bastard. Bastardi ëndërron të bëjë histori dhe nëse nuk ia arrin blen shkrimtarët ta shkruajnë atë siç do ai. Bastardi merr në punë si çirakë shkencëtarët dhe i paguan thjeshtë për dekor. Ai qeras artistët që të mbushin me ngjyra dhe emocion thatheshemin se sa bastard i madh që është. Ai është në garë me bastardët e vegjël pasi në mendjen e tij ai është ikonë kombëtare, një shembull për t?u ndjekur, objekt epshi i femrave, subjekt xhelozie i meshkujve, pra më bastardi i të gjithë bastardëve.
Ai del në televizion, flet në parlament, takon Lu-në, edhe atë flokëkuqen, dhe kuvendon me shumë krerë shtetesh e kryediplomatë. Ai ulet gju më gju me popullin, ose më saktë populli në gjunj përpara tij, dhe ai plot bastardllëk ia merr kacidhet e fundit për një vend pune, ose nëse populli është seksi e ndreq ndryshe atë çështje (por u bënë ca muaj që përpara se ta sistemojë mirë popullin me buzë të trasha dhe gji krenar kontrollon brekët se mos i ka të grisura.) Bastardët e mëdhenj kanë marrë liçensë për statusin e tyre, ndaj hedhin në gjyq këdo që kërkon t?ia marrë këtë ekskluzivitet. Por, se harruam, janë edhe ata bastardët e vegjel, të cilët i ngjiten pas këpucëve bastardëve të mëdhenj. Këta janë shushunjat, hijenat, vampirët e paskrupullt që gjenden në çdo institucion, në çdo shoqatë jo-qeveritare, në çdo zyrë, në çdo kurs apo shkollë sekserizmi, në çdo tavolinë thashethemnaje, mik në çdo profil facebook-u, kudo që ata ndiejnë aromë paraje dhe pushteti.
Në fakt, është edhe një kategori e tretë bastardësh, ata që e kanë në gjak, në gen siç thuhet, ose me apo pa zgjedhjen e tyre janë spermatozoidë që u mbartën nga bastradë. Këta janë ata legenat e vegjël që shesin frutat e perimet me hormone, që fshijnë datat e skadencës, që të vjedhin në peshë, që të shesin bukë me bojë këpucësh, që vjedhin pensionistët, që nuk paguajnë të rinjtë në punë sezonale apo gjoja prove, që u marrin pará studentëve për provime, që vërdallosin qytetarin e thjeshtë vetëm për ti zhvatur ndonjë kacidhe, etj, etj, të cilët, ju i dashur lexues i njihni më mirë se sa unë. Ne vijmë nga breza me cilësi të mira, të cilat na mësuan të duam punën, të jemi të besës dhe të ecim me drejtësi, por shumë gjëra ndodhën në rrugëtimin e gjatë e të mundimshëm të këtij populli ndaj edhe përfunduam në BASTARDland, një vend me plot njerëz të zvetënuar, të cilët kanë përdhosur e çoroditur esencën dhe kuptimin e shoqërisë sonë.
Sot bastardët e atdheut ecin kryelartë ndërsa të ndershmit dhe të arsimuarit vuajnë me turp dhunën vizuale, intelektuale, dhe qytetare që ka shkaktuar ky transformim kaq i shpejtë i shoqërisë sonë. Sot brezi i ri është vënë përpara një zgjedhje utilitare, të jesh njeri i mirë dhe i varfër, apo bastard i madh dhe i suksesshëm. Të jesh a të mos jesh bastard, kjo është çështja. Ata që kanë edukim mbi mesatar, imagjinatë modeste, dhe dashuri mjaftueshëm për atdheun, jetojnë nën gënjeshtrën e madhe që janë nënshtetas shqiptarë dhe qytetarë të botës, por e vërteta e hidhur, duke shpresuar vërtetë që të jetë dikush që të ma kundërshtojë mendimin, është që po jetojmë në BASTARDland!
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi morri ...
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të festivalit të madh “Mo...
Asgjësohen me anë të djegies 623 bimë narkotike si dhe arres...
Finalizohet operacioni anti-kanabis, i koduar “POÇERIA”, ku ...
Gratë dhe vajzat ushtarake e civile të Ministrisë së Mbrojtj...
Lëvizja Socialiste për Integrim me rastin e 12-vjetorit të t...
Kandidati për kryetar bashkie në Dibër, Sherefedin Shehu së ...
Këtë herë është një frigorifer me sistem operativ, njëlloj s...
Shpërndarja e librave shkollorë nuk ka filluar ende. Për kët...
Po endrres çdo t’i besh o i mjere?!Te dashur miq, gazetari ...
Koco Kokedhima po del jashte nga PS!I ngujuar ne Qeparo-ne s...
Partia Demokratike ka depozituar sot në prokurori një kallë...
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Marsel...
Një denoncim i emisionit “Stop” për një pedagoge që në këmbi...
Një aksident ka ndodhur tek Sheshi Shqiponja në Laprakë. Për...
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, në Partinë Demokrati...
Policia e Shkodrës ka sqaruar lidhur me 55 vjeçarin nga Tira...
Më 11 shtator shpallen fituesit në Universitetin e Tiranës. ...
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta në një...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...