Nga Denion Mejdani/Mire se vini ne kolumbizimin tone shqipetar!...
Jam pergjithesisht dakord me disa shqetësime me te fundit te...
Prishja e njëanshme e kontratave ekzistuese të HEC-eve private me KESH sh.a., me anë të një VKM-je dhe zëvendësimi i tyre me kontrata me OSHEE i ka vendosur në një marrëdhënie të re, të dëmshme dhe të pasigurt investimet prej qindra miliona eurosh, të bëra nga investitorë të huaj e shqiptarë.
Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme (AREA) shpjegon se, thelbi i kontratës së re të hartuar në mënyrë të njëanshme, është roli që qeveria u jep investitorëve të huaj e shqiptarë në fushën e prodhimit të energjisë së rinovueshme, duke mos i trajtuar më ata si prodhues të energjisë, por si tregtarë të saj dhe duke mos u siguruar blerjen e të gjithë energjisë së prodhuar, siç parashikohej në kontratat e nënshkruara përpara se të nisnin investimet.
Për më tepër, kërkohet që investitorët e huaj e shqiptarë të pranojnë një kontratë, kushtet specifike të së cilës do të përcaktohen në një ligj që nuk është miratuar ende dhe që është në proces draftimi.
Por, për Ministrinë e Energjetikës nuk ekziston ky shqetësim. Kalimi i detyrimit për blerjen e energjisë elektrike nga shoqëria KESH në shoqërinë OSHEE, nuk cenon aspak të drejtat e fituara nga shoqëritë që kanë nënshkruar kontratat koncesionare, sqaroi Ministria, pasi ky ndryshim i operatorit, nuk prek asnjë nga të drejtat dhe garancitë e fituara nga investitorët, të tilla si afati i kontratës koncesionare, afati i kontratës së shitblerjes së energjisë, apo çmimi që shitet kjo energji, të cilat, edhe me ndryshimet e kontratës së miratuar së fundmi nga ERE, mbeten të pandryshuara dhe garantojnë të njëjtin regjim për këto kompani.
Por investitorët e HEC-eve këmbëngulin se nëse kontratat do të ishin identike, siç pretendon qeveria me anë të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, do të duhej që të ndryshohej vetëm emri i blerësit të energjisë, nga KESH sh.a në OSHEE, duke mos prekur apo duke mos shtuar nene të tjera, nën të cilët fshihet shkelja e të drejtave të fituara më parë.
Kryetarja e Bordit të AREA-s, Anita Shushku, sqaron se përmbajtja e kontratës u hap rrugën ndryshimeve, që sipas Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë janë të udhëzuara nga BE. Por efektet e tyre, jo vetëm nuk janë ende të qarta, por nga ana tjetër kanë edhe efekt prapaveprues për investimet e mëparshme, çka është në kundërshtim të hapur edhe me vetë direktivat e BE-së.
Ajo thotë se, nëse investitorët do të ishin dakord për ndryshimin e blerësit, mund të procedohej me një aneks të kontratës ekzistuese kur të shënohej se blerësi ndryshon nga KESH në OSHEE. Më tutje, kontrata e re ka një mbështetje ligjore të ndryshme nga ajo ekzistuese dhe ky është një element thelbësor.
Investitorët e prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe qeveria shqiptare janë përfshirë në konflikt disavjeçar që ka të bëjë me cenimin e pikave thelbësore të kontratës që këto HEC-e kishin me qeverinë e para 2013-s. Në themel të kësaj kontrate detyrimi, Korporata Shtetërore Elektroenergjetike ishte e detyruar të blinte energjinë e prodhuar nga HEC-et deri në 15 MË kundrejt një çmimi më të lartë se 9 lekë për kilovatorë.
Duke qenë se HEC-et e vogla prodhuan përtej normave të parashikuara nga KESH, korporata nuk mundi të shlyejë në kohë faturat.
Për pasojë, nga shtator 2013-dhjetor 2014, prodhuesit u përballën me vonesa pothuaj 1-vjeçare në pagesat e faturave të prodhimit. Kjo rezultoi në vështirësi të mëdha financiare dhe pothuaj të gjithë investitorët u detyruan të marrin overdrafte apo hua të reja nga banka me interesa më të larta se ato të parat. Kjo ndaloi gjithashtu pothuaj plotësisht vazhdimin e investimeve të filluara apo fillimin e projekteve të reja.
Shumë kompani të huaja dhe vendase, që kishin planifikuar të investonin në Shqipëri, i ndërruan planet e tyre.
Në fund të vitit 2014, nëpërmjet një VKM?je u ul çmimi i shitjes së energjisë nga HEC-et me 18%, duke marrë si referencë një çmim të një burse europiane (HUPX).
Fill pas kësaj, në shkurt 2015, ERE vendos se çmimi i vitit 2013 dhe 2014 duhet të rishikohet dhe si konkluzion, borxhi i KESH-it ndaj nesh automatikisht u zvogëlua me një tjetër 20%. Pra, në mënyrë retroaktive, u zvogëlua një çmim për të cilin HEC-et kishin lëshuar faturat dhe paguar edhe taksat./monitor/
Jam pergjithesisht dakord me disa shqetësime me te fundit te...
Të pranishëm në Kampingun e LRI-së në Jalë ishin dhe dy depu...
Qindra-mijëra refugjatë udhëtuan përmes itinerarit ballkanik...
Bujar Kapexhiu është bërë disi lajm së fundmi me shfaqjen e ...
Ndalimi i burkinit ende debatohet në Francë. Aktualisht vend...
BKH është një seksion i specializuar i policisë gjyqësore, q...
Emri i gjatë është “Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit ...
Operacion i përbashkët i Policisë Kufitare Shqiptare dhe Nuk...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak ar...
Një person ka krijuar panik ditën e sotme në Tiranë, teksa k...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës ar...
Monitoruesit e organizatës me seli në Britani “Vëzhguesi sir...
Gjithashtu, Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në D...
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Ve...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në...
Më datë 28.08.2016, rreth orës 01.20, në lagjen e spitalit n...
Specialistët për Krimet në Komisaritin e Policisë Fier shpal...
Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa ka dencuar...
Policia e Korçës zbardh të dhënat mbi efektivin e policisë s...
Në një koment mbi akademinë dhe akademikët e Jalës analisti ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...