"Përgjegjësit u dënuan"/ Blendi Klosi: Rrethimi në Zvërnec është hequr
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka bërë me...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka bërë me...
BKH është një seksion i specializuar i policisë gjyqësore, që vepron vetëm nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Drejtori i BKH rekomandohet nga një komision i përbërë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe dy prokurorë të posaçëm me më shumë vite eksperiencë pune si prokuror, ndërsa emërimi bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Drejtori ka mandat 5 vjeçar, me të drejtë riemërimi një herë. Pas përfundimit të mandatit, Drejtori ka të drejtën të kthehet në pozicionin e mëparshëm ose të emërohet në një pozicion të të njëjtit nivel, me një gradë që i korrespondon atij funksioni.
Drejtori mund të vijë nga radhët e Policisë së Shtetit, policisë gjyqësore, apo hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, apo prokurorëve. Kandidati duhet të ketë reputacion të njohur si person me integritet dhe i njohur për një punë me standardet më të larta profesionale. Drejtori i BKH lirohet nga detyra nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë kur:
i përfundon mandati; jep dorëheqjen; mbush moshën e pensionit.
Ndërsa mund të shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë bazuar në rekomandimet e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kur:
ç) kur dalin fakte të reja që janë verifikuar dhe janë në kundërshtim me kriteret e përcaktuara për emërimin e tij/saj.
Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit pezullohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në rekomandimin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, nëse drejtori bëhet subjekt i një hetimi penal. Pezullimi vazhdon për aq kohë sa do egzistojnë shkaqet e këtij pezullimi.
Oficeri Përgjegjës për Mbikqyrjen
Ky është një rol mjaft interesant. Oficeri Përgjegjës për mbikqyrjen është një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit me të paktën pesë vite përvojë si oficer i policisë gjyqësore. Një hetues i vetëm emërohet me short për një mandat gjashtë mujor si Oficer Përgjegjës për Monitorimin. Ky mandat nuk mund të përsëritet dy herë brenda një viti.
Oficeri përgjegjës kryen vëzhgimin periodik të telekomunikimeve të kryetarëve, gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtuesit, prokurorëve dhe punonjësve të Prokurorisë së Posaçme, drejtorit, zëvendësdrejtorit dhe hetuesve të BKH, oficerëve të Shërbimeve të Policisë Gjyqësore, si dhe oficerëve të Shërbimeve të BKH. Oficeri përgjegjës nuk ka përgjegjësi të tjera hetimore apo administrative.
Çdo muaj, një prokuror i posaçëm përzgjidhet me short për të shërbyer si prokuror i posaçëm i gatshëm. Oficeri Përgjegjës raporton çdo informacion që ngre dyshime të arsyeshme për veprimtari korruptive apo kriminale tek prokurori i posaçëm i gatshëm. Nëse ekziston dyshimi i arsyeshëm se prokurori i posaçëm është i përfshirë në veprimtarinë kriminale, atëherë Oficeri Përgjegjës i raporton cilitdo prej prokurorëve të posaçëm në Prokurorinë e Posaçme i cili duket se nuk është i përfshirë në veprimtarinë e dyshimtë.
Oficeri Përgjegjës bën monitorim periodik të telekomunikimeve të pjesëtarëve të afërt të familjeve të personave vetëm nëse:
? egziston dyshim i arsyeshëm se telefoni është përdorur nga personat e listuar në paragrafin 3 për të shmangur monitorimin periodik, apo për të shërbyer si ndërmjetës për njërin nga personat e listuar në paragrafin 3;
? monitorimi bëhet ndaj anëtarëve të afërt të familjes të cilët kanë dhënë pëlqimin për monitorimin periodik, por jo ndaj anëtarëve të familjes nën 18 vjeç;
? brenda 24 orëve pregatit një raport me shkrim që shpjegon bazat e dyshimit të arësyetuar dhe rezultatet e monitorimit të anëtarit të afërt të familjes dhe ja paraqet prokurorit të posaçëm të gatshëm. Nëse ai prokuror i poaçëm duket si i përfshirë në një aktivitet kriminal, atëherë, brenda 24 orëve, Oficeri Përgjegjës i raporton cilitdo prej prokurorëve të posaçëm pranë Prokurorisë së Posaçme i cili duket se nuk është i përfshirë në veprimtarinë e dyshimtë; dhe
? Oficeri përgjegjës ruan për një periudhë gjashtë mujore regjistra të telekomunikimeve, të cilat ngrenë dyshime të arsyeshme për veprimtari të papërshtatshme apo kriminale, por të gjitha regjistrimet apo shënimet e tjera i shkatërron brenda 3 ditësh. Një prokuror i posaçëm urdhëron me shkrim, apo gjykatë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar merr vendim me shkrim për ruajtjen e regjistrimeve që mund të ngrenë një dyshim të arsyeshëm për një aktivitet të papërshtatshëm apo kriminal.
? Oficeri Përgjegjës raporton shkelje të etikë së gjyqtarëve apo prokurorëve tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë.
Oficerët e caktuar për sigurinë e gjyqtarëve, prokurorëve, anëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, familjeve dhe banesave të tyre nuk zëvendësohen pa marrë paraprakisht miratimin e kryetarit të gjykatës, drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme apo drejtorit të BKH.
Heqja dorë nga të drejtat
Përpara emërimit, kandidatët për gjyqtarë dhe pozicione të tjera në gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kandidatët për prokurorë dhe pozicione të tjera në Prokurorinë e Posaçme, kandidatët për drejtor, zëvendës drejtor, hetues, oficer të shërbimeve të policisë gjyqësore dhe pozicione të tjera në Byronë Kombëtare të Hetimi firmosin deklaratën përkatëse me shkrim për heqjen dorë nga e drejta e tyre për pritshmëri për privatësi (jetën private) në telekomunikimet e tyre dhe në të dhënat financiare. Kjo deklaratë firmoset përpara se ata të caktohen me detyrë apo të punësohen.
Anëtarët e afërt të familjeve të personave të përmendur gjithashtu firmosin deklaratën përkatëse për heqjen dorë nga të drejtat, si tregues se i kuptojnë kushtet.
Pas caktimit me detyrë apo punësimit, gjyqtarët dhe pozicionet e tjera në gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, prokurorët dhe pozicionet e tjera në Prokurorinë e Posaçme, drejtori, zëvendës drejtori, hetues, oficerë të shërbimeve të policisë gjyqësore dhe pozicione të tjera në BKH kanë nga një telefon celular, adresë poste elektronike dhe numër telefoni të dhënë nga gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar apo organet e SPAK, dhe bien dakord të përdorin vetëm ata numra telefoni dhe adresa poste elektronike. Ata nuk lejohen të përdorin asnjë formë tjetër komunikimi elektronik. Numri i telefonit dhe adresa e postës elektronike i nënshtrohen kontrollit periodik nga Oficeri Përgjegjës i Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Kontrolli
Llogaritë financiare të kryetarëve të gjykatave, të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe krejt srukturës piramidale të SPAK, si edhe të anëtarëve të afërt të familjeve të tyre, vëzhgohen, po ashtu dhe telekomunikimet e kryetarëve të gjykatave, gjyqtarëve, drejtuesit, prokurorëve, drejtorit, zëvendësdrejtorit, hetuesve, oficerëve të shërbimeve të policisë gjyqësore të BKH.
Oficeri Përgjegjës i BKH dhe Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave bashkërendojnë veprimtaritë e tyre dhe takohen sipas nevojës, por jo më rrallë se një herë në muaj, për të diskutuar mbi veprimtari të dyshimta.
Oficeri Përgjegjës i raporton prokurorit të posaçëm të gatshëm çdo information që mbështet një dyshim të arsyeshëm për korrupsion apo veprimtari kriminale. Nëse prokurori i posaçëm duket i përfshirë në veprimtarinë kriminale, atëherë Oficeri Përgjegjës i raporton cilitdo prej prokurorëve të posaçëm i cili duket se nuk është i përfshirë në veprimtarinë e dyshimtë.
Raportimi i informacionit dhe provave
Çdo person, përfshirë oficerët përgjegjës të BKH dhe Drejtorisë së Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave, kanë të drejtën të raportojnë informacion apo prova të një shkeljeje të kryer nga një kryetar ose gjyqtar i gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, prokuror i Prokurorisë së Posaçme, drejtor, zëvendësdrejtor, hetues, oficer i shërbimeve të policisë gjyqësore ose pozicione te tjera në Byronë Kombëtare të Hetimit, ose nga një punonjës tek një prokuror i Prokurorisë së Posaçme i cili nuk është i përfshirë në shkelje.
Bazuar në një raport të tillë, një prokuror i Posaçëm nis një hetim kundër kryetarit ose secilit gjyqtar të posaçëm dhe punonjësve të tjerë, pa kërkuar miratim nga ndonjë autoritet tjetër.
Nga ana tjetër, nëse ka prova se një kryetar ose një gjyqtar i gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një drejtues ose prokuror i Prokurorisë së Posaçme ka nxjerrë informacion sensitiv, qoftë nga pakujdesia apo me qëllim, ai person mund të shkarkohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor apo Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Si do fillojë funksionimi?
Për këtë janë parashikuar Dispozitat kalimtare. Gjykatat kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroria e Posaçme vendosen në ndërtesën aktuale të Gjykatës për Krimet e Rënda dhe Prokurorisë për Krimet e Rënda. Po ashtu do sigurohet një mjedis i përshtatshëm për Byronë Kombëtare të Hetimit, brenda katër muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Në mënyrë që të respektohet e drejta e të pandehurve për një gjykim të drejtë, çështjet që do të jenë në gjykim para Gjykatave për Krimet e Rënda në ditën e 300-të pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbeten nën kompetencën e Gjykatave kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, edhe nëse ato nuk bëjnë pjesë në kompetencën parësore apo dytësore të Gjykatave kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sipas këtij ligji. Këto çështje ndiqen penalisht nga Prokuroria e Posaçme.
Në mesnatën e ditës së 300-të pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, kompetencat e këtyre gjykatave u kalojnë Gjykatave kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Posaçme.
Monitorimi ndërkombëtar, 2 vjeçar
Një Komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e BE dhe SHBA në Shqipëri, do të japë udhëzime dhe këshilla për themelimin dhe zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një periudhë 2 vjeçare duke nisur prej momentit të themelimit të kësaj Byroje. Komisioni i Pavarur i Rishikimit do vëzhgojë në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të BKH, si dhe miraton materialet e trajnimit të Hetuesve dhe Drejtorit të BKH.
Emri i gjatë është “Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit ...
Operacion i përbashkët i Policisë Kufitare Shqiptare dhe Nuk...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak ar...
Një person ka krijuar panik ditën e sotme në Tiranë, teksa k...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës ar...
Monitoruesit e organizatës me seli në Britani “Vëzhguesi sir...
Gjithashtu, Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në D...
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Ve...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në...
Më datë 28.08.2016, rreth orës 01.20, në lagjen e spitalit n...
Specialistët për Krimet në Komisaritin e Policisë Fier shpal...
Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa ka dencuar...
Policia e Korçës zbardh të dhënat mbi efektivin e policisë s...
Në një koment mbi akademinë dhe akademikët e Jalës analisti ...
Kryeministri Edi Rama gjatë udhëtimit të tij për në Jalë ësh...
Deputetja socialiste Olta Xhaçka, përfaqësuese e Fondacionit...
Analisti Ilir Kulla në një mesazh në rrjetet sociale ka iron...
Policia e Fierit arrestoi në flagrancë 2 drejtues mjetesh në...
Enver Bytyçi Kur kancelarja gjermane Angela Merkel erdhi në ...
Në fshatin Bubq të Krujës, tre vëllezër kanë plagosur rëndë ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...