web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet në Peshkopi/Kur s’ke çthua për kandidatin dhe merresh me koalicionin apo qejfmbetjet!

17 Gusht 2016, 09:08, Aktualitet CNA

Nga Gjergji Koja

Fushata për Kryebashkiakun e ri të Peshkopisë pas largimit të Shukri Xhelilit si pasojë e një skandali seksual ka nisur zyrtarisht nga të dy kandidatët në këtë garë, Sherefedin Shehu, i mbështetur zyrtarisht nga një koalicion prej 12 partish, dhe Muharrem Rama i mbështetur nga një koalicion prej 4 partish.

Megjithëse në ditët e para të saj, fushata duket se do të prodhojë surpriza, kjo edhe për faktin se Bashkia e Peshkopisë po konsiderohet si një test nga të dy koalicionet, qoftë ai i drejtuar nga PS ashtu edhe nga PD.

Por ajo që bie në sy është fakti se për herë të parë ndoshta, Qeveria dhe mazhoranca, përfshi edhe mediat e rreshtuara në krah të saj, nuk kanë se çfarë të thonë për kandidatin e propozuar nga PD. Sherefedin Shehu, deputet dhe ish-zv.ministër i Financave, nuk është akuzuar asnjëherë për ndonjë aferë, madje emri i tij nuk është përfshirë asnjëherë në ndonjë debat, përfshi edhe ato të rëndomtit në politikën shqiptare. Pra, PD me zgjedhjen e bërë për Bashkinë e Peshkopisë, duket se kapi mat mazhorancën dhe gjithkënd që për një arsye ose një tjetër, kritikon çdo lëvizje të opozitës.

Çfarë po ndodh? Në mungesë të ndonjë fakti apo prove për të sulmuar Sherefedin Shehun, duket se fushata e së majtës për Bashkinë e Peshkopisë, do të përqëndrohet tek koalicioni që përfaqëson kandidati i PD-së apo tek qejfmbetjet dhe përplasjet që mund të ketë në degën e kësaj partie. Ndoshta kjo është hera e parë që një pjesë e politikës, qoftë edhe kur është në mazhorancë, nuk ka se çfarë të thotë për kandidatin dhe niveli i debatit zbret nëse ky kandidat mbështetet apo jo nga dy apo tre emra, në degën lokale të PD-së, qofshin ato ish-deputetë apo ish-drejtues dege, apo nëse parti me 1 apo 2 deputetë janë deklaruar ose jo pro kandidatit.

Besoj se Sherefedin Shehu nuk i ka hyrë garës për Kryebashkiak i Peshkopisë, as për të bashkuar të qejfmbeturit e PD-së, as për të bindur nëse koalicioni që ai përfaqëson është apo jo më me peshë se koalicioni tjetër. Po kështu nuk besoj se Sherefedin Shehu  i ka hyrë një gare për të  identifikuar ata që konsiderohen si ?armiq të brendshëm? pasi kjo nuk është në profiling e tij politik.

Ai ka hyrë në një garë për t?i shërbyer qytetarëve të Peshkopisë, të njëjtët që në 2013 e mandatuan si deputet, dhe të cilët i ka përfaqësuar denjësisht në sallën e Kuvendit.

Sot Sherefedin Shehut nuk mund t?i thuash se s?ka plotësuar formularë dekriminalizimi, se ka qenë në Itali, Gjermani apo Zvicër me pasaportë fallse apo identitet të rremë, se ka probleme me drejtësinë, se ka ndonjë aferë korruptive, seksuale apo çdo akuze tjetër që nis nga salla e Kuvendit dhe përfundon tek rrjetet sociale.

Zgjedhjet për një bashki nuk mund të konsiderohen zgjedhje politike, edhe pse po trajtohen si të tilla, për shkak të problemeve që mund të kenë të dy koalicionet. Kryebashkiaku është një administrator i qytetit, është qytetari i parë i një bashkie, që i duhet të zgjidhë 1001 probleme që në rastin konkret ka Bashkia e Peshkopisë. Ai nuk është përfaqësues politik i një partie apo një koalicioni në zyrën e Bashkisë, por do të përfaqësojë qytetarët e Bashkisë që do të drejtojë. Këtë model ofron Sherefedin Shehu, i cili ka dhënë prova, se është një administrator shumë i mirë. Por edhe nëse zgjedhjet do të trajtohen politikisht, vështirë se mund të thuhet se kandidati i PD-së nuk është një përfaqësues i një niveli të lartë. Këto 3 vite tregojnë se ai ka përfaqësuar denjësisht në Kuvendin e Shqipërisë ato mijëra qytetarë të Peshkopisë, që i dhanë votën 3 vite më parë, ndërsa pas 11 Shtatorit mund të përfaqësojë shumë më denjësisht një qytet të tërë, pavarësisht teserave politike që mbajnë në xhep qytetarët e Peshkopisë. /citynews/





Lajmet e fundit nga