Video/ Bllokohet lëvizja në sheshin "Skënderbej", qytetarët të revoltuar, debatojnë me efektivët
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Suksesi i të gjithë territorit në mbjelljen e hashashit vjen fill pas rënies së Lazaratit si vendmbjellja historike e drogës në Shqipëri. Suksesi i qeverisë në luftën kundër kultivimit të drogës në Lazarat solli shumë shpejt për çudi zgjerimin e hartës së të mjellave me hashash në të gjithë vendin. Sipas SOT harta e parcelave me kanabis është zgjeruar në Shqipëri. Dy vjet nga operacioni që çoi në ?Rënien e Lazaratit?, bima narkotike po mbillet në të gjithë vendin, në të gjitha qytetet. Ja zonat e mbjella me kanabis sativa në të gjithë vendin. Kjo është harta e Shqipërisë ku kultivohet sukseshëm hashashi, sipas raportit italo-gjerman:
Qarku Fier
Në tre vitet e fundit në Qarkun e Fierit kultivimi i bimës narkotike ka marrë prioritet në të pesë bashkitë që përfshin ky qark: Bashkia Fier, Bashkia Patos, Bashkia Rroskovec, Bashkia Lushnjë dhe Bashkia Mallakastër. Nëse i referohemi territorit të kultivimit vitin e kaluar pothuajse i gjithë territori ka qenë i kultivuar me këtë lloj bime, tendencë e cila gjatë këtij viti do të jetë në rritje. Në Bashkinë e Fierit, zonat më të prekura kanë qenë fshatrat, Liboshrë, Gryk, Pishporo, Cave, Adë, Dorëzezë, Kreshpan, Krapes, Pygë, Vjosë, Gjorgos, Frakull dhe në qytetin e Fierit është kultivuar në sera. Në Bashkinë Patos, zonat më të prekura janë fshatrat, Dukas, Kuqan dhe Patos-Fshat. Në Bashkinë Rroskovec, zonat më të prekura janë fshatrat, Kurjan, Vloshtë, Ngjegjan, Mbers, Arapaj, Suk, Strum, Velmisht dhe ka pasur raste të kultivimit në sera. Në Bashkinë Lushnjë, dy vitet e fundit ka marrë prioritet kultivimi i bimës narkotike kanabis sativa ku bie në sy kultivimi në sera sikurse edhe në fshatrat: Dush i Madh, Hysgjokaj, Karbunarë, Grabjan, Krutje e Sipërme, Thanasaj, Zhamë, Thanaj, Toshkëz, Mazhaj. Në Bashkinë Divjakë është kultivuar në pyllin e Divajkës, anës lumit Shkumbin dhe në fshatin Rremas. Në Bashkinë Mallakastër, është kultivuar në fshatrat: Kutë, Ninesh, Cerrile dhe Gjerbes.
Qarku Vlorë
Në Bashkinë Vlorë, fshatrave të Lumit Vjosë të Vlorës, Llakatundit dhe Poros. Në Bashkinë Sarandë, fshatrat me kultivim rezultojnë Borsh-Mali Borshit, Fterrë, Çorraj, Sasaj, Lukovë (pjesa malore), Grazhdan, Leshnicë, Navaricë, Theollogo, Dhivër, Njësia Adminstrative Konispol, sipas raportit të shërbimeve italo-gjermane rezultojnë fshatrat; Vorv, Ninat, Markat, Kodrat e Konispolit dhe Shalës. Në Bashkinë Delvinë, fshati Kakodhiq, lugina e Bistricës, Syri i Kaltër, fshati Dhrovjan, Krongji dhe Qafa e Muzinës, Pllaja e Mesovunit, Qafa e Skërvficës- Zona e Kuvadhit. Njësia Administrative Vergo-fshatrat Tatzat, Kalas (lugina e Lumit Kalas përfshi dhe fshatin Bajkaj), pjesa malore e fshatit Vergo, Kopaçez,
Varfaj, mali Sopot.
Qarku Dibër
Në Bashkinë Peshkopizonat me më tepër tendencë për kultivimin e bimëve narkotike në bazë të informacioneve janë, Zona e Lurës, Territori i grykëderdhjes së ?Drinit të Zi?, që fillon nga fshati Zalldardhë deri në Maqellarë në Malin e Popinares (ish-Komuna Maqellarë) dhe fshati Luzni. Në Bashkinë Bulqizë, zonat e kultivuara me kanabis rezultojnë, Grykëderdhja e lumit të Okshtunit, Fshati Smolliok, Fshati Ternovë, Krahina e Gollobordës, Fshati Çernec, Kodra e Danit në Fushë Bulqizë, Krahina e Martaneshit. Në Bashkinë Burrel-Klos, zonat që janë evidentuar të mbjella me kanabis janë fshatrat e zonës mbi Klosin, Krahina e Macukullit, Fshati Gurrë, Mali i Balgjait, zonat kufitare me Malësinë e Krujës.
Qarku Lezhë
Në Bashkinë e Mirditës, pjesa më potenciale për kultivimin e kësaj bime narkotike është ish-Komuna e Kaçinarit, e cila kufizohet dhe me rrethet Lezhë dhe Pukë e cila është një zonë që kryesisht kultivon rrushin dhe si e tillë ka burime ujore të mjaftueshme. Në raport thuhet se, në këtë zonë kultivohet kanabis pasi kryesorja qëndron në faktin se aty ka ndikim ish-kryetari i komunës së asaj zone që u lirua nga burgu me pretendimin që gërhiste natën (Petrit Bardhi). Po në këtë rreth, ka informacion se po kultivohet hashash në Zonat e Selitës që kufizohet me rrethet e Dibrës (Lurë) dhe Burrelit. Gjithashtu mendohet që ka kultivim dhe në zonat e Fanit, pjesa që kufizohet me rrethin e Kukësit në të djathtë dhe të Pukës në të majtë në afërsi të ish-burgut të Spaçit. Në Bashkinë Kurbin, sipas këtij raporti, zonat që janë mbjellë dhe po përgatiten për kultivimin e kanabis sativa janë fshatrat; Mafsheq, Selitë, Skuraj. Në Njësinë Administrative Qendër janë evidentuar zonat e Peshtanit, Mezhgoranit, në fshatin Hormovë, Beçisht dhe Dams.
Qarku Korçë
Në Bashkinë Korçë, zonat e kultivuara me kanabis janë: fshatrat Dardhë,Vithkuq, Lekas, Mesmal, Moglicë, Dushar, Floq. Në Bashkinë Pogradec zonat e kultivuara rezultojnë; Njësia Administrative Dardhas, Velçan, Trebinjës, Hudënisht, Mokër, Guri i Kamjes. Në Bashkinë Bilisht, fshatrat Bickë, Hoçisht, Koshnicë, Arëze, Vidohovë. Në Bashkinë Ersekë, fshatrat Gjonç, Shemtir, zona e Shelegurit.
Qarku Elbasan
Në Bashkinë Elbasan zonat e kultivuara me kanabis sativa rezultojnë në Gracen, Tregan, Fushë-Mbreti, Shmil. Në Bashkinë Librazhd, fshatrat Çarrisht, malet e Stërbës, Mokës, Dëshiran. Në Bashkinë Prenjas, fshatrat Rrajcë, Hotolisht, Dragostunjë, Stërblev. Në Bashkinë Cërrik ,fshatrat Gjylav, Sulov, Grekan, Shalës, Mollas. Në Bashkinë Peqin zonat e kultivuara rezultojnë Gjocaj, Pajolla, Përparimi. Në Bashkinë Belsh, Kosovë, Gradisht, Kajan.
Qarku Kukës
Në Bashkinë Kukës, fshatrat e kultivuara rezultojnë; Borje, Ninç, kalaja e Dodës, Surraj, Shikaj, Shëmëri. Në Bashkinë Has, zonat e kultivuara rezultojnë; Vranisht, Zahrisht, Metaliaj, Vlahen, Kosturr, Bregu-Liqenit, Bregu-Krumes, Bjeshka e Krumes, Bjeshka Gjinaj. Në Bashkinë Tropojë, zonat më të prekura me kultivimin e bimës narkotike janë; zona Lekbibaj, fshati Brotozhnicë, Lugina e Lumit të Gashit, fshati Topla/Degë. Tendenca e njëjtë është edhe për vitin 2016 në të gjitha këto zona ka filluar puna për rekrutimin e punonjësve për të përgatitur tokën dhe infrastrukturën për kultivimin e bimëve narkotike. Personat që kultivojnë janë me banim në Tropojë, Tiranë Durrës, dhe po kërkojnë toka në thellësi të pyjeve për të mos qenë prona të regjistruara. Tani për tani farat e kanabisit i kanë hedhur në gota plastike dhe i kanë vendosur në sera në mënyrë që pas rreth 2-3 javësh ti mbjellin në gropat tashmë thuajse të hapura. Nga Komani deri në Fierzë në anën e Drinit zonë e Tropojës, ka bashkëpunim me kultivuesit në anën tjetër të Drinit zonë e Shkodrës dhe Pukës.
Qarku Tiranë
Në Bashkinë Tiranë,zonat e kultivuara me kanabis sativa rezultojnë; Petrelë (fshati i Hekalit), Krrabë (fshatrat Farkë dhe Lundër), Mnere, Bovillë, Tapizë e Vogël, Shëngjergj, Zallbastar, Qafë Mollë, Herraj, Tujan. Ndërsa zona Dajt ka filluar mbjellje në sipërfaqe të vogla dhe në zonën e Pezës vihen re tendenca të madhe kultivimi. Në zonën Zall Dajt më fshatin Fag, kultivimi rezulton të jetë masiv. Në Bashkinë Kamëz, Qinam. Çerkez, Zall Herr si dhe pjesa e malit që kufizohet me rrethin e Krujës. Në Bashkinë Vorë, zona Kuç. Në Bashkinë e KavaJës zonat e kultivuara janë Helmes, Golem Fshat, Makuri, Sineballaj, Rrogozhinë, Vilboshtovë dhe Lekaj.
Qarku Shkodër
Në Bashkinë Vau Dejës, zonat ku është kultivuar bima narkotike kanabis sativa janë, fshati Dush, vendin e quajtur Mashën dhe në afërsi të fshatit Ferth pranë përrenjve. Në fshatin Gomsiqe 100 m sipër rrugës kryesore në një pyll me pisha. Në fshatin Karmë e Sipërme në zonë të pyllëzuar jo shumë larg zonës së banuar, Në fshatin Koman sipër hidrocentralit në pyllin sipër tij. Në fshatin Lisen, në pyll në afërsi të Vaut të Dejës, në ishullin e Shurdhahit në Liqenin e Vaut të Dejës. Në fshatin Vjerdhë në pyll në afërsi të Liqenit të Vaut të Dejës. Në fshatrat Melgushe, Mnelë e vogël dhe pothuajse në të gjitha lagjet Mnelë e Madhe në zona të pyllëzuara dhe në disa lagje të fshatit Vig në zona të pyllëzuara. Në fshatin Shpor dhe Mazrrek, në pyjet e këtyre fshatrave, zona të nxehta për kultivimin e bimëve narkotike. Në zonat Shllak në vendet e quajtura Pylli i Benës, sipër rrugës kryesore dhe poshtë rrugës kryesore në hyrje të fshatit Shllak Qendër dhe pylli Ukbibaj. Në zonën e Temalit në pyjet e fshatrave Kllogjen, Malagji, Telume, Kishë Arrë, Vilë dhe Toplanë, zona të nxehta për kultivim të bimëve narkotike. Në Bashkinë Shkodër, zona e Dukagjinit, në pyjet e fshatrave Prekal, Sume, Kir, Pult, Shosh, Ndreaj, pothuajse të gjithë fshatrat e bregut të lumit, zona të nxehta për kultivimin e bimëve narkotike. Në pyjet e fshatrave Kullaj, ura e shtrenjtë, Dragoq, Postribë. Në fshatin Rragam, Sheldi i Zi, Dajq i Bregut të Bunës, Shirq, Velipojë, Qas, Bregu i Bunës, Melgushe, Stajkë. Në Bashkinë Koplik (Malësi e Madhe) zonat ku është kultivuar bimë narkotike janë; Bjeshkët e Bogës, Qafë Thore, bjeshkët e Ducajve, bjeshkët e Kurrilajve Dedaj, bjeshkët e Repishtit, bjeshkët e Rrjellit Bajzë, Kozhnjë, Pylli i Kosanit, Zagore, Broje, Vukël, Nikq, Selcë, Vermosh, Hot, Kastrat, Fushë-zezë, në disa fshatra në bregun e liqenit të Shkodrës në zonën e Malësisë së Madhe. Në Bashkinë Pukë zonat më të prekura gjatë vitit 2015 janë. Zona e Korthpulës, Vrrithit, Kaftallës, Kaçinarit, Rras Kushnen, Mesul, Mushtë, Tuq, Kodër e Kuqe, Karmes, Komanit, sepalit, Brebulla, Mërture, Berishë e Epër, Zona e qafës Tmugut, Fletit Kurorë, Dardhës dhe stanet e Mziut. E njëjta tendencë vihet re edhe për vitin 2016 në të gjitha këto zona, ndërsa ka filluar puna për rekrutimin e punonjësve për të përgatitur tokën dhe infrastrukturën për kultivimin e bimëve narkotike. Personat që disponojnë këto parcela janë nga Shkodra, Durrësi dhe Tirana.
Qarku Berat
Në Bashkinë Berat, ka informacion se në zonat që kanë tendencë për kultivimin e bimëve narkotike janë zonat e thella kodrinore dhe jo shumë të banuara. Njësia Administrative Terpan, zona e Ballovit, Njësia Administrative Thinjë, Fshati Velçan, zone e Osmenzez, Njësia Administrative Cukalat, fshati Sinjë, zona e Allambazezit dhe në serat e fshatit Cukalat. Njësia Administrative Roshnik, fshatrat Dardhë, Qafë Dardhë, Rishnik, Kapinovë, dhe në pllajat e Tomorrit. Në Bashkinë Kuçovë, Njësia Administrative Lumas, në fshatrat Luzaj dhe Sarafel. Në Bashkinë Skrapar, zona të kultivuara rezultojnë fshatrat Turbohovë, Potam, Konak, Kukrak, Venresh, Therepel, Bogovë, Novaj.
Qarku Gjirokastër
Në Bashkinë Tepelenë vitin e kaluan ka patur një kultivim masiv të bimës narkotike në të gjithë territorin e këtij rrethi. Por edhe këtë vit nuk bën përjashtim madje kemi dyfishim të kultivimit. Zonat më të theksuara në kultivim janë, Fshtarat Progonat (në malin Këndervicës), në vendin e quajtur Hon dhe në fshatin Lekdush, Gusmar, Nivicë (në vendin e quajtur Lufa), Rexhin. E gjithë lugina e lumit Bënç. Njësia Administrative Buzë, në kodrat e Selcës dhe fshatit Buz dhe në luginën e përroit Selc. Njësia Administrative Luftinjë, në fshatin Arrëz, Cuirril, Luftinj. Njësia Administrative Qesarat, në kodrat e Qesaratit dhe ne fshatin Shalës. Njësia Administrative Krahës, në fshatin Kalivaç, në kodrat e Krahësit 1 dhe Krahësit 2, në fshatin Toc dhe në luginën e Vjosës.
Qarku Durrës
Në Bashkinë Krujë,zonat më të prekura për kultivimin e bimëve narkotike gjatë vitit 2015 kanë qenë, Njësia Administrative Nikël, fshatrat Zezë, Vrion, Greps, Mukje dhe Kurcja. Njësia Administrative Bashkia Fushë-Krujë, fshati Halil, Kameras, Kullaj, dhe Larushkë. Njësia Administrative Thumanë, fshati Gramzë, Kodër Thumanë, Dukagjin dhe Miliskaj. Njësia Administrative Noj Çudhi, fshati Rrazë, Bruzallë, Bruzmal, Kroji i Madh, Noj, Shkret, Mafsheq, dhe Shqezë. E njëjta tendencë është edhe për vitin 2016. Ka filluar puna për rekrutimin e punonjësve për të përgatitur tokën dhe infrastrukturën për kultivimin e bimëve narkotike. Në Bashkinë Shijak, zonat më të prekura për kultivimin e bimëve narkotike gjatë vitit kanë qenë, Njësia Administrative Ishëm, fshatrat Gjoric, Darraq, Lalëz, dhe Shetaj. Njësia Administrative Bashkia Manës, fshati Kodër-Manës, Kmaeras dhe Radë. /Citynews.al
Disa nga efektet pozitive të këtij vendimi:Vendos pozita të ...
Ministria e Shëndetësisë ka dështuar totalisht në furnizimin...
Një raport i shërbimeve sekrete të inteligjencës italiane dh...
Pasi Karloqi kishte ardhur në Shqipëri, në kohën e Berishës ...
Një aksident ka ndodhur në hyrje të Tepelenë rreth orës 2.00...
Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Kështu është shprehur ...
Operacione të vazhdueshme për goditjen e veprimtarisë së kul...
Parcelat e shumta me hashash të shtrira në të gjithë vendin ...
Shteti në këmbë në mbrojtje të plantacioneve të mbjella me d...
Vizita e Joe Biden në Kosovë ka nisur në masa të rrepta sigu...
Nisja e zbatimit të marrëveshjes për rivitalizimin e urës mb...
...
A mund t’i përdorni filmat për të mësuar se si të joshni? Si...
Një shofer dhe një pasagjer i kanë shpëtuar mrekullisht vdek...
Ky çift i sapomartuar me siguri nuk ka për ta harruar kurrë ...
A mendon partneri juaj qe gjithmone di me mire se ju, apo ku...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar një tarifë 12...
Nga kështjellat e Shqipërisë, ishujt e Kroacisë, fshatrat e ...
Këtë vit, rreth 94,000 vajza më shumë se djem kanë aplikuar ...
Kryeministri Edi Rama është përfshitë në një debat me qyteta...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...