web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si e fejoi SHIK-u i Gazidedes, Karloqin

17 Gusht 2016, 07:30, Aktualitet CNA

Pasi Karloqi kishte ardhur në Shqipëri, në kohën e Berishës së Parë, i vetëshpallur si gazetar i pavarur italian që kishte bërë namin në luftën kundër mafies, ai e tregoi pavarësinë e tij duke marrë nga shteti zyra në një ndërtesë shtetërore, ngjitur me selinë e SHIK-ut që drejtohej nga Bashkim Gazidede. Këtë Karloqi e quante ?Il Grande Capo?. Një ditë, andej nga viti 1994, Gazidede i telefonoi Karloqit dhe e thirri në zyrë.

-Kam një suprizë për ty i dashur Karloq, -i tha Gazidedja,- ti Karloq me sa di unë nuk je i martuar.

-Jo, Grande Capo,- tha Karloqi,- lufta kundër mafia, nuk më la kohë të mendoj për t? u martuar.

-Tani ka ardhur koha të mendosh për fejesë e martesë, -i tha Gazidedja, – kemi menduar të të fejojmë!

-Të më fejoni! Kush ka vendosur tjetër përveç teje, Grande Capo?- Pyeti Karloqi.

-Kemi vendosur bashkë me shefin e madh të vërtetë, Doktorin.-I tha Gazidedja.

-Sua Eccellenza, Il Presidente della Republica, ka vendosur të fejojë mua?- Pyeti Karloqi.

-Ai e miratoi idenë time. Me ne ishte dhe një pezzo grosso tjetër, babai i atij që do të bëhet dhëndrri i shefit të madh. Por për momentin këto janë sekrete shtetërore, nuk duhet të dalin në gazetë.

-Ti e di Grande Capo që unë nuk nxjerr lajm të rëndësishëm në gazetë pa firmën tënde. Po përse keni vendosur të më fejoni?- Tha Karloqi.

-Problemi është Karloq se me rolin që ke marrë ti tani, si zëdhënës i fshehtë i yni, je bërë i rëndësishëm për ne, për SHIK-un, për Presidentin. Prandaj duhet të kemi një njeriun tonë të besuar pranë teje. Dhe ne njerëzit më të besuar quajmë ata me të cilët kemi lidhje gjaku apo krushqi.

-Kuptoj Grande Capo, edhe në fshatrat e Italisë së Jugut kështu është, por në qytete gjërat kanë ndryshuar. Këtu në kryeqytetin e Shqipërisë, a nuk ka ndryshuar diçka?

-Ne zakonet e mira i ruajmë, nuk i braktisim.- Tha Gazidedja dhe shtoi: Nejse, ky pezzo grosso për të cilin të fola, ka një mbesë, dhe na tha: meqënëse doni të fejoni Karloqin ja ku keni mbesën time. Si thua Karloq?

-A keni një fotografia të mbesës, së paku Grande Capo, si është?- Tha Karloqi.

-Kemi vetë mbesën këtu, -tha Gazidedja dhe i tha sekretares ta thërresë brenda vajzën.

Hyri një qënie e veshur me pantallona xhinse, me flokë të shkurtra, me syze miopi, që ngjante si vëllai i vogël i Karloqit.

-O shumë e bukur surpriza, Grande Capo, – tha Karloqi, – mua më pëlqejnë çunat, por kisha turp të ta thosha. Paskeni vendosur të më fejoni me nipin e pezzo grossos dhe më thatë se është mbesa! Shumë më pëlqen surpriza.

-Cili është ky djalë, përse ma solle këtu?- E pyeti Gazidedja sekretaren.

-Nuk është djalë shef, është vajza që më the të sjell në zyrë.- I tha sekretarja.

-Mirë, -tha Gazidedja,- Karloq nuk është djalë siç e shikon por vajzë.

-Siç e shikoj unë është djalë Grande Capo, -tha Karloqi.

-Atë gjë shikoje në tjetër vend, jo në zyrën time, – i tha Gazidedja, -tani këtë punë do ta ndajmë me emrin që ka. Hajde ti vajzë, ulu, mos ki turp, na thuaj si e ke emrin?

-Sabahete,- tha vajza.

-Si e kishte emrin, Sabato, a si? Është emër mashkulli.-Tha Karloqi.

-Jo Sabato, por Sabahete, -tha Gazidede.

-Cfarë domethënë ajo fjalë?- Pyeti Karloqi.

-Emrin e ka të bukur, -tha Gazidedja,- në rrënjë është fjala ?sabah? që në turqisht do të thotë ajo periudha e parë e mëngjesit, kur lind dielli. Ka një fjalë në italisht për këtë.

-Alba, -tha Karloqi.

-Tamam,- tha Gazidedja.- Sikur po të ngjit më duket. Emrin ia ndërrojmë nuk ka problem. Emrin do ta ndërrosh ti vajzë, -iu drejtua Gazidedja Sabahetes.

-Do t? i them babit, unë kam emrin e motrës së tij që vdiq e re, nuk do t? i pëlqejë- tha vajza.

-Do t? i themi ne babit,- tha Gazidedja.

-Nga është signorina?- Pyeti Karloqi.

-Nga je ti vajzë? ? I tha Gazidedja.

-Nga Durrësi, – tha Sabahetja.

-Më thuaj të vërtetën, – i tha Gazidedja.

-Tamam jam nga Shijaku.-Tha Sabahetja.

-Po tamam, tamam?- E pyeti Gazidedja.

-Tamam, tamam jam nga Kodër Shijaku, shef, – tha Sabahetja.

-Nga mbiemri duket se signorina ka lidhje me Maltën, -tha Karloqi,- mos kanë ardhur nga Malta të parët e saj këtu në Shqipëri?

-Jo të parët e mi kanë ardhur nga Bosnja,-tha Sabahetja,- ne jemi boshnjakë si origjinë.

-Më the që më ke gjetur nuse shqiptare, dhe më doli boshnjake, Grande Capo! Nuk e kishim fjalën kështu. -Tha Karloqi me ankim.

-Tani këta boshnjakët e ardhur 100 vjet më parë janë shqiptarizuar shumë,- tha Gazidedja.

-A mund të të them diçka vetëm për vetëm Grande Capo, -tha Karloqi.

-Dil pak jashtë t? i vajzë, i tha Gazidedja Sabahetes. Dhe kur doli ajo, i tha Karloqit:

-Folë Karloq.

-Po si t? ia bëj që mua më pëlqejnë çunat, Grande Capo?- Tha Karloqi me dëshpërim.

-Kjo është e thjeshtë, Karloq, ti e ke të fejuar e do ta kesh nuse me letra një ditë, por shikoje si çun, ashtu siç the se të duket. Për ty është çun. ?I tha Gazidedja.

-Ahahahah, shumë humor ka Grande Capo! ?Tha Karloqi.- Por, nuk më fole për cilësitë e nuses, Grande Capo, -tha Karloqi, meqënëse me letra do ta kem nuse, femër. Unë jam italian i Jugut, ne kemi zakone të përafërta me ju, ndjekim traditat. Femrat i duam serioze. Jo La donna e mobile, siç thotë ajo opera italiane. Se për sytë e botës do të jetë nusja ime.

Dëgjo Karloq,- i tha Gazidedja, po të tregoj një sekret të SHIK-ut. Këto ditë i kam vënë pas nja dy kalecë ta përgjojnë çfarë bën në shkollë, në konvikt. Dhe e di se çfarë më raportuan? Asnjë djalë nuk i afrohet ta ngacmojë, siç bëjnë me studentet si ajo. Se ç? ka një seriozitet kjo vajzë, që i pengon aventurierët t? i afrohen

-Mos ndoshta nuk i afrohen se keqkuptohen ashtu si edhe ti Grande Capo që e more për çun.- Tha Karloqi.

-Ha, ha, ha, je njeri me humor ti Karloq,- tha Gazidedja, – unë bëra shaka, se vajza ishte pak e tensionuar. Këtej nga ne është kompliment t? i thuash një vajze je si çun, ose t? i thuash burrneshë.

-Aha nuk i kam mësuar akoma mirë zakonet shqiptare, -tha Karloqi.

-Paratë shqiptare i mësove shpejt.- Tha Gazidedja.

-Shumë humor ke ti Grande Capo,- tha Karloqi, – e pranoj propozimin që më bën, do të fejohem, por për martesën nuk do të nxitohemi, do të kalojnë vite, signorina duhet të ketë durim.

-Durim ka ajo,- tha Gazidedja, -se do të jetë edhe pranë teje në redaksi, ajo do të jetë kordinatore për lajmet që do të dërgojmë ne nga SHIK-u në gazetën tënde. Mos hajde t? i çdo natë të marrësh dosjen, se ke nisur të biesh në sy. Fute vajzën brenda, – i tha Gazidede sekretares.

Kur Sabahetja hyri brenda, Gazidedja u çua në këmbë, dhe duke i kapur për supet iu tha:

-Tani ju të dy quheni të fejuar, do të mbushim nga një gotë me lëng pjeshke nga Kodër Shijaku, se këtu në zyrën time nuk pihet alkool. Të më falësh Karloq që nuk hapim dot një shishe sfumanti sipas zakoneve italiane, por quaje që e kemi hapur. Shtoje në llogarinë mujore të fondit që merr nga ne.

-Shumë bujar je ti Grande Capo, -tha Karloqi, – çin çin me lëng pjeshke per adeso.

Tre vjet më vonë, kur Gazidede u arratis dhe Berisha ra nga pushteti, Karloqi e prishi fejesën që i bënë në zyrat e SHIK-ut. Por e thirri në zyrë kryetari i ri i SHIK-ut, socialisti Fatos Klosi.

-Hajde, Karloq, hyrë pa ndrojtje mor burrë i dheut, ti ke qenë para meje në këtë zyrë. Dëgjo Karloq, ajo vajza mor burrë, e fejuara tënde, e di si është bërë e ku është bërë fejesa, por nuk ka rëndësi. Ajo punon mirë, edhe ne na shërben. Si thua të bëjmë një pajtim këtu në zyrën time dhe të vazhdoni si më parë të fejuar. Për t? u martuar pastaj, ka kohë, rëndësi ka që ajo të jetë pranë teje. Financimi nga ne do të vazhdojë si më parë.

-Si urdhëron Grande Capo, -tha Karloqi.

-Mirë, thirre vajzën, i tha Klosi sekretares.

Hyri qënia e veshur me pantallona xhinse, me flokë të shkurtra, me syze miopi, që ngjante si vëllai i vogël i Karloqit.

I vetmi që nuk u habit këtë herë ishte Karloqi.

-Cili është ky djalë, përse ma solle këtu?- E pyeti Klosi sekretaren.

-Nuk është djalë shef, është vajza që më the të sjell në zyrë.- I tha sekretarja.

Klosi pa nga Karloqi i cili pohoi me kokë.

-Mirë, -tha Klosi,- nëse për ty Karloq  është vajzë, edhe për mua ashtu është. Tani do të ngremë një dolli me nga një gotë uiski dhe quheni të fejuar përsëri.





Lajmet e fundit nga