web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Itali, arrestohet 22 vjecari shqiptar/U kap me heroinë dhe marjuanë

11 Gusht 2016, 15:37, Aktualitet CNA

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, 22-vjeç, pasi iu kap 6 kg kokainë dhe marijuana. Vlera e drogës nëse do të shitej në treg kapte vlerën e 150 mijë eurove.

Mediat italianë shkruajnë se shqiptari është shtetasi Klodjan Zotaj, të cilit në momentin e arrestimit iu gjetën disa qese me kokainë në xhep.

22-vjeçari shqiptar ishte në monitorim nga policia e Torinos. Gjatë kontrollit në apartamentin e tij, policia i sekuestroi disa qese me kokainë dhe marijuanë dhe materiale të tjera për ndarjen e drogës.

Po ashtu policia sekuestroi edhe 1.900 euro si dhe një kartë identiteti rumune, të falsifikuar.

/citynews/





Lajmet e fundit nga