Vetëm 7 nga 140 deputetë janë anëtarë të Bibliotekës Kombëtare/ Vetëm 3 deputetë tërheqin libra
Politologu Afrim Krasniqi përmes një komenti në rrjetet soci...
Partia Demokratike denoncoi sot zyrtarisht se Klement Balili, i akuzuar si Escobari i Ballkanit, po shijon pushimet në praninë e një zyrtari të lartë të Policisë së Shtetit. PD publikoi disa foto, ndërsa akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po mbronte Balilin.
Por ajo që bie në sy është fakti se partia më e madhe e opozitës për asnjë moment nuk përmend faktin se Balili, përpara se tëshpallej në kërkim ndërkombëtar si i akuzuar për trafikun ndërkombëtar të drogës, mbante detyrën e Drejtorit të Transportit në qytetin bregdetar, dhe në këtë pozicion ai përfaqësonte LSI-në.
Balili rezulton se ka në pronësi dy hotele luksoze në jug të vendit, ndërsa në inaugurimin e një prej hoteleve rreth dy vite më parë, ishin të pranishëm figura të rëmdësishme të së majtës, ministra dhe deputetë.
Biznemeni 46 vjeçar tashmë rezulton person i kërkuar ndërkombëtarisht pas hetimeve të zhvilluara nga DEA amerikane dhe Policia Greke, si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Por pyetja që shtrohet është kush po e mbron Klement Balilin ose kush po sfidon hetimet e DEA-s amerikane ndaj 46 vjeçarit?
Nëse i referohemi deklarimeve të PD-së atëherë përgjegjësia bie mbi Edi Ramën, i cili sipas opozitës mbron Balilin. Por nëse i referohemi deklarimeve të bëra nga ish-deputeti Koço Kokëdhima në Maj të 2016, rezulton se ai është emëruar nga LSI, por PS ka heshtur. Kokëdhima shprehej në atë kohë se nuk kishte kontakte me Balilin dhe pjesëmarrja e tij në hotelin e inauguruar në Sarandë, ishte në krah të ministrave, deputetëve dhe Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.
?Dje në Parlament Saliu tha, se Klemet Balili është emëruar nga Kokëdhima në detyrën e drejtorit të shfrytëzimit të automjeteve në Sarandë. Ai gjithashtu tha, se gjoja Klement Balili është i afërt me mua dhe se ka financuar Partinë Socialiste në zgjedhjet e qershorit të 2013. Kjo përbën shpifjen e Saliut nr. 1004. Kurrë nuk e kam njohur Klement Balilin, kurrë nuk e kam takuar apo biseduar me këtë njeri.
Jam parë me të vetëm në inaugurimin e Hotelit tek ish-Kampi i punëtorëve në Sarandë, ku kam qenë së bashku me Kryetarin e Parlamentit, Ministrin Ahmetaj dhe nje grup deputetësh, Kryetarë të Bashkive, drejtues të shtypit e gazetarë.
Balili nuk është propozuar dhe as emëruar si drejtor i KSHA Sarandë as nga unë dhe as nga Partia Socialiste. Ai, në këtë detyrë është propozuar dhe vendosur nga LSI. Që nga majii 2013, që unë jam në politikë dhe asnjëhërë tjetër me parë, Balilajt nuk e kanë mbështetur Partinë Socialiste as finaciarisht, as materialisht dhe në asnjë formë tjetër.
Nga Balilajt, unë njoh prej një viti Rigels Balilin, qysh nga qershorit i 2015. Rigelsi u vendos nga LSI si kandidaturë për kryetar të bashkisë së Delvinës. Me Kryetarin e Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili, unë kam ruajtur kontakte dhe komunikim shumë të mirë, si me gjithë kryetarët e tjerë të Bashkive në Qarkun Vlorë-Gjirokastër, ku unë punoj.
Kam takuar 3-4 herë edhe Bako Balilin, kordinatorin e LSI për rrethin e Delvinës, kryesisht gjatë fushatës elektorale të 2015. Përpara vitit 2013, Balilajt nuk kanë qenë kurrë me Partinë Socialiste?, ka sqaruar Kokëdhima në një deklaratë të 13 Majit 2016.
Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke komentuar akuzat se Balilin e mbron LSI, ka deklaruar ?LSI e ka të konfirmuar mosmbrojtjen politike ndaj askujt kryetar anëtar, votues apo simpatizant të LSI-së. Ne nuk mendojmë se partitë politike duhet të konkurrojnë me organet e ndjekjes penale që kanë mbështetjen time maksimale, por dhe të LSI-së. Ne mendojmë se çdo kush e ka kokën në shpatullat e veta dhe nuk ka pse të ngatërrojmë detyrat apo çështjet personale me ato të menaxhimit?. /citynews/
Politologu Afrim Krasniqi përmes një komenti në rrjetet soci...
Izet Haxhia dhe Fatos Klosi vijojnë akuzat në distancë mes t...
Deputeti socialist Parid Cara i ëhstë përgjigjur përmes rrje...
Janë momentet kur dielli po perendon dhe plazhistët i janë d...
Nxënësit në shkollat e Tiranës do të mund të shpëtojnë nga m...
Pas takimit me kreun republikan Fatmir Mediu dhe atë të AK-s...
Aksioni i tatimorëve ndaj bizneseve që nuk presin asnjë kupt...
Të përfitosh një kredi nuk mjafton vetëm një tufë me dokumen...
Pas deklaratave të Partisë Demokratike, përmes nënkryetarit,...
Një ndër trafikantët e drogës më të kërkuar , i njohur ndrys...
Ne menyre te befte keto dite na u hodh si pa te keq, nga rez...
Ditën e nesërme (të mërkurën) do të ketë kufizim të energjis...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar për grabitjen e di...
Maskat nuk kursejnë as artistët. Në Lezhë është grabitur me...
Policia kufitare e Vlorës bllokoi një mjet lundrues në plazh...
*Nga Gjergj KOJAIlir Meta, Kryetari i Kuvendit, drejtues i n...
Në një opinion për Koha Jonë analisti i njohur Frrok Çupi th...
Pasuritë e të korruptuarve do të sekuestrohen me anë të dy o...
Marsela Çaushi, gruaja e dhunuar nga i shoqi në rrugët e Vlo...
Marko Bello ish-ministër dhe ish–deputet socialist flet një ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...