Tentoi të godasë me thikë efektivin e Rrugores dhe t'i marrë armën/ Vihet në pranga 38-vjeçari në Tiranë
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
*Nga Gjergj KOJA
Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, drejtues i një partie të themeluar në 2004, pas shkëputjes nga PS për shkak të përplasjes me Fatos Nanon, është një nga politikanët më të akuzuar në vend, por edhe me lëvizjet më ekstreme në politikën shqiptare. Ka krijuar profilin e një politikani të fortë, që krijon përplasje por edhe të atij konsensual. i cilësuar shpesh si kingmaker në politikën shqiptare, me pragmatizimin e tij të treguar, ka ditur të fitojë terren mjaftueshëm, duke shfrytëzuar në maksimum, sidomos në 2-3 vitet e fundit, përplasjet e ndryshme në politikë, si dhe apatizmin e opozitës. Me një eksperiencë politike nga 1991, kulmin e tij në politikën shqiptare e arriti në vitet 2000-2001 kur ishte kryeministër i Partisë Socialiste, post që e mbajti deri në 2002, kohë kur Fatos Nano e spostoi, madje edhe duke i zvogëluar hapësirat në PS. Ndoshta ky ishte momenti kur Ilir Meta kuptoi se në atë periudhë nuk ishte ndër emrat e preferuar për të marrë drejtimin e Partisë Socialiste. Një tjetër emër kishte dalë në skenë, Edi Rama. i ofruar nga Nano në qeverisjen e vendit në 1998-1999, dhe pas fitores së zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, me ashpërsinë që tregonte ndaj opozitës së kohës, dukej se po fitonte pikë dhe terren, sikundër po projektohej si kreu i ardhshëm i PS-së.
Studenti i Dhjetorit dhe akuza për heqje lirie paligjshmërisht
Ilir Meta është një nga studentët e Dhjetorit ?90. i diplomuar për ekonomi politike, Meta iu bashkua Partisë Socialiste, përmes Forumit Rinor Eurosocialist, të cilin e krijoi vetë bashkë me Pandeli Majkon,
Ilir Zelën, Ndre Legisin, etj.
Ndoshta ai kuptoi se kjo parti që kishte shndërruar emrin nga PPSH në PS kishte shumë më tepër hapësirë për të rinjtë, edhe për faktin se drejtuesit e PS-së vinin nga rradhët e PPSH-së. Meta arriti të ishte pjesë e Kuvendit të vitit 1992, duke marrë mandatin e deputetit në Skrapar. Një vit më pas do të kërkohej heqja e imunitetit të tij si deputet nga Prokuroria, por protagonist të kohës pohojnë se më tepër kjo ishte një lëvizje, që krijonte figurën e një deputeti të viktimizuar dhe që do të fuqizonte pozitat e tij në Partinë Socialiste. Meta akuzohej për heqje të lirisë në mënyrë të paligjshme dhe emri i tij doli pas hetimeve të nisura ndaj një grupi personash. Ngjarja kishte ndodhur në Poliçan. Gjykata Kushtetuese në një vendim të sajin rrëzoi kërkesën e Grupit Parlamentar socialist në atë kohë që kërkonte shfuqizimin për heqjen e imunitetit.
Por kjo përballje me pushtetin e kohës, realisht ndihmoi Metën në një karrierë të sukseshshme në PS dhe strukturat e saj. Protagonistë të kohës tregojnë se ky proces ndaj Metës e ndihmoi atë në luftën e brendshme në Partinë Socialiste, ku ishte shfaqur një dualizëm mes drejtuesve të FREESH, që kërkonin
një përballje të fortë me pushtetin, dhe atyre që cilësoheshin si xhaketat e vjetra, të cilat kishin drejtimin e PS-së, dhe kryesisht ishin figura që vinin nga rradhët e PPSH.
Fillimisht si zv.Kryetar i FREESSH, post që e mbajti nga 1992-1995 dhe më pas Kryetar i kësaj strukture, pozicion që e mbajti deri në 2001. Po kështu nga 1993, Ilir Meta ishte një nga anëtarët e Kryesisë së PS-së, madje me burgosjen e Fatos Nanos, ai ishte një ndër drejtuesit kryesorë të kësaj partie. Madje nëse i referohemi fakteve të kohës, Nano i drejtohej me letra nga burgu, Ilir Metës, për të nisur përplasjen me ata që e drejtonin PS në atë kohë, ku mes emrave më të spikatur ishte Servet Pëllumbi. Në 1996, Meta u rikonfirmua sërisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dhe në po të njëjtin vit, ai morri drejtimin e strukturave të PS-së për Tiranën, degës më të madhe të kësaj partie në vend, detyrë që e mbajti për më shumë se 1 vit.
Përplasjet në PS
Pas rebelimit të 1997 dhe lirimit të Fatos Nanos nga burgu, PS fitoi zgjedhjet e 1997-ës, duke marrë mandatin qeverisës. Qeveria u drejtua nga Fatos Nano, deri në shtator të vitit 1998, ku ai u largua nga pushteti pas vrasjes së liderit të Dhjetorit Azem Hajdari. Postin e Kryeministrit e morri Pandeli Majko, i cili për gati 1 vit drejtoi qeverinë e PS-së, por në 1999 do të ishte rradha e Ilir Metës të ulej në kolltukun e numrit 1 të qeverisë. Kjo shënon edhe kulmin e karrierës së tij, post që e mbajti për 3 vite, duke fituar edhe zgjedhjet parlamentare të 2001. Por marrja e postit të Kryeministrit duket se ishte kompromisi që Meta bëri me Nanon në Kongresin Zgjedhor të PS-së, ku lideri historik i socialistëve kandidonte përballë
Pandeli Majkos. Pas Kongresit, ku Nano rezultoi fitues me një diferencë të vogël dhe pas largimit të Majkos nga posti i Kryeministrit, Ilir Meta, sikundër u deklarua në atë kohë bëri pazarin politik me liderin historik të socialistëve, që duket kishte nisur pak ditë përpara mbajtjes së votimeve në PS. Meta dhe Majko konsideroheshin si aleatë në përballjen që ky i fundit kishte me Nanon për postin e Kryesocialistit. Por siç rrodhën ngjarjet më pas, dukej se Meta e kishte tradhëtuar Majkon. Gjatë kohës që ishte Kryeministër, u regjistrua një nga ngjarjet më të rënda, vjedhja e thesarit të Krrabës. Opozita e asaj kohe akuzoi direkt Ilir Metën, të cilit edhe sot e kësaj dite i ka mbetur batuta ?Ilir Floriri?. Për vjedhjen e thesarit u arrestuan disa fshatarë, që kishin hyrë në tunele dhe kishin ngarkuar arin me mushka e gomerë. Çështja u mbyll me kaq, por përgjegjësia politike, të paktën mbeti jetime.
Zgjedhjet e 2001 dhe arrestimi i Berishës
Ilir Meta në postin e Kryeministrit do të tregonte forcën, por edhe dhëmbët, me arrestimin që i bëri Sali Berishës në 29 Nëntor të 2000, pas disa ngjarjeve të ndodhura në Tropojë. Por jo vetëm kaq, momentet para arrestimit u shoqëruan me një terror policor, ku çdokush që kalonte pranë selisë së Partisë Demokratike, rrihej nga policia. Ky ishte momenti i parë kur malësori nga Skrapari po tregonte se çfarë ishte në gjendje të bënte, kundër një opozite, e cila po ringrihej pas rebelimit të 1997, vrasjes së Azem Hajdarit dhe disa aktivistëve të tjerë të saj.
Zgjedhjet e 2001 ishin të parat që organizoheshin me Ilir Metën në postin e Kryeministrit. Ndoshta, pas
atyre të 1996, zgjedhjet e zhvilluara në këtë vit ishin jo vetëm më të kontestuarat, por edhe më të dhunshmet dhe të korruptuarat. Pamjet filmike tregonin se kutitë e votave mbusheshin rrugës nga policia, komisionerët e së cilës dhunoheshin po të mos firmosnin procesverbalet përkatëse. Ndoshta kjo nuk ishte vetëm një strategji e Ilir Metës, por pozicioni që kishte si Kryeministër i vendit, e bënte atë përgjegjësin kryesor për masakrën e votës. Manipulimet ishin aq evidente, sa për herë të parë ndodhte që BE dhe SHBA nuk njihnin një rezultat zgjedhjesh që i jepte të drejtën mazhorancës së majtë të asaj kohe të zgjidhte Presidentin e Republikës. Ndoshta këto dy ngjarje e bënin Ilir Metën, politikanin më të rrezikshëm deri në ato momente në politikën shqiptare.
Largimi nga Kryeministër dhe përplasja me Nanon
Në 2002 Ilir Meta do të largohej nga posti i Kryeministrit, ndërsa në detyrë do të rikthehej Fatos Nano, që kishte arritur të krijonte një pakt me Sali Berishën. Ishte koha kur vendi do të zgjidhte Presidentin e Republikës dhe më pas Kreun e SHISH dhe Kryeprokurorin. Në Qeverinë me Fatos Nanon, Kryeministër Ilir Meta morri postin e zv.Kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, pozicione që i mbajti deri në 2003. Përplasjet mes tij dhe Nanos ishte të dukshme dhe nuk u arrit një kompromis mes tyre. Një vit më pas Ilir Meta krijoi LSI-në, duke bërë divorcin përfundimtar me Partinë Socialiste pas 13 vitesh angazhimi, lufte, përpjekjesh, kulisash dhe skenarësh.
Krijimi i LSI dhe përplasja e dhunshme në Kuvend
Me një bërthamë miqsh, të cilët ishin pjesë e PS-së apo ishin ofruar në pozicione të rëndësishme në kohën e Qeverisë Meta, ky i fundit shpalli krijimin e LSI-së, e cila në zgjedhjet e para të 2005-ës arriti të marrë 4 mandate deputetësh. Më tepër sesa pesha e këtyre mandateve, LSI ndikoi dukshëm në çarjen e votave të së majtës, duke favorizuar në këtë mënyrë Partinë Demokratike. Sistemi zgjedhor që aplikohej ishte mazhoritar, çka do të thoshte se çdo votë që rridhte nga një parti, ishte në favor të partisë tjetër. Kjo shënoi edhe momentin kur Meta nisi të krijonte ?perandorinë e tij? ku nuk kishte kundërshtarë dhe nga të gjithë rreth e rrotull shihej si idhulli politik. Momenti kur sërisht Meta do të kthehej në një protagonist ishte viti 2008, kohë kur në momentin e debatit të ndryshimeve Kushtetuese, ai bashke me deputetët e LSI-së krijuan një nga skenat më të turpshme, deri në një tentativë nga ana e Metës për të sulmuar Kryeparlamentaren Jozefina Topalli.
Zgjedhjet e 2009, aleanca me PD dhe video-skandali
Në 2009, LSI do të fitonte sërisht 4 mandate deputetësh në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të cilat u cilësuan në atë kohë si mandatet e arta. Ilir Meta, megjithëse i detyruar më së shumti nga Dritan Prifti, u detyrua të bëjë një aleancë me PD dhe Sali Berishën për të bashkëqeverisur vendin, kjo edhe për faktin se PD nuk arrinte të krijonte e vetme një qeveri. Meta nënshkroi marrëveshjen me Berishën, ndërsa kjo shënonte një risi në politikën shqiptare, ku një parti e qendrës së djathtë bënte koalicion me një parti të majtë për të bashkëqeverisur. Por
ato çka po ndodhnin tregonin qartë se LSI po gërryente avash avash qeverisjen, ndërsa video skandali i publikuar në dhjetor 2010, ku Ilir Meta shfaqej me një
bllok të zi në dorë në zyrën e Dritan Priftit, ishte një nga provat më reale, e konfirmuar edhe nga ekspertiza ndërkombëtare, por e rrëzuar nga Gjykata e Lartë në Shqipëri, mbi atë se çfarë po ndodhte realisht në zyrat e shtetit shqiptar.
Pas publikimit të videos, Ilir Meta dha dorëheqjen nga postet qeveritare, ndërsa ajo që pasoi më pas ishte një protestë e dhunshme e organizuar në 21 janar të 2011 nga Partia Sociliste, që u mbyll me vrasjen e 4 protestuesve në bulevard.
Aleanca me Ramën dhe akuzat për vrasje deputetësh
Në 2013, Ilir Meta dhe Edi Rama, arritën të firmosnin një marrëveshje mes tyre për të bashkëqeverisur, duke lënë mënjanë akuzat respective, apo duke harruar edhe 4 të vrarët në bulevard, protestë e organizuar nga Rama dhe të tijët në 2011, kundër Qeverisë, veçanërisht Ilir Metës. Dukej se Rama-Meta kishin gjetur gjuhën e përbashkët dhe pas fitores së zgjedhjeve të 2013, krijuan një qeveri PS-LSI, ndërsa Meta morri detyrën e numrit 2 të shtetit, atë të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Me një eksperiencë 22 vjeçare në politikë, duk
ej se Meta kishte krijuar imunitet ndaj akuzave për korrupsion apo batutave që herë e etiketonin si Ilir Sheiku dhe herë si Ilir Floriri. Akuza më e rëndë që do të shfaqej kundër tij ishte
ajo e artikuluar nga Tom Doshi, përgatitja e vrasjes së dy deputetëve, Mhill Fufit dhe Doshit. Deputeti socialist i Shkodrës pretendonte se vrasja ishte urdhëruar nga Meta, ndërsa Prokuroria nisi hetimet që çuan në arrestimin e Doshit për kallzim të rremë. Ky ishte momenti ndoshta më i vështirë për Ilir Metën, i cili ishte mësuar të dëgjonte akuza për vjedhje dhe korrupsion, ishte përballur me akuzën për heqje të paligjshme të lirisë, por tani akuzohej për tentativën e vrasjes së dy deputetëve. Për disa muaj me rradhë Prokuroria hetoi mbi akuzat deri sa mbylli çështjen për mungesë provash dhe akuzoi Doshin për kallzim të rremë.
Skandali me CEZ
Emri i Ilir Metës, rezultoi i implikuar edhe në aferën CEZ, një nga çështjet më sensitive. Meta u akuzua si personi që qëndronte pas kësaj afere, sidomos pas arrestimit të Kastriot Ismailajt, për të cilin Meta tha se nuk e njihte, por që më pas rezultoi se ishte pjesëmarrës në dreka dhe darka me të. Por edhe nga kjo
çështje Meta arriti të ?dalë? me sukses, të paktën deri në këto momente.
Reforma në drejtësi dhe konsensualiteti Metës
Reforma në Drejtësi, veçanërisht javët e fundit, e bënë Ilir Metën një lojtar të rëndësishëm në politikën shqiptare. Kjo jo për meritën e tij, por për shkak se qoftë Rama ashtu edhe Basha, dukeshin të pavendosur për të realizuar një reformë që do të përjashtonte faktorët e tjerë politikë në vend, pra me një dakordësi dypalëshe. Ky moment u shfrytëzua nga Ilir Meta, i cili morri flamurin e konsensusit, ndërsa Rama dhe Basha identifikoheshin si politikanë konfliktualë. Ndoshta Ilir Meta kishte kuptuar se ishte momenti kur duhej t?i imponohej politikës si një faktor, por edhe ti tregonte ndërkombëtarëve peshën e tij. Meta nuk do të ngruronte që të humbiste qetësinë dhe dashurinë, frazë që nisi ta përdorte që kur iu publikua video-skandali me Priftin, ndërsa herë deklaronte qëndrimin pro një qeverie teknike dhe herë tjetër shprehej se ishte i gatshëm të bënte burg për të gjithë politikanët, nëse problemi që pengonte arritjen e konsensusit ishte që reforma në drejtësi do të burgoste kundërshtarët politikë.
Problemi me ndërkombëtarët
Akuzat që i janë drejtuar për më shumë se 16 vjet dhe që në çdo vend tjetër minimalisht do të ndikonin në largimin nga politika, për Ilir Metën, kanë pasur një efekt pozitiv në aspektin e brendshëm. Sa më shumë akuzohet, aq më shumë vota mbledh. Por kjo nuk ka funksionuar me ndërkombëtarët. Për një kohë të gjatë, Meta pothuajse pësoi një izolim ndërkombëtar në çdo kancelari europiane dhe më gjerë. Vizitat e njëpasnjëshme në Shqipëri, veçanërisht vitet e fundit, të zyrtarëve ndërkombëtarë kanë përjashtuar Ilir Metën nga agjenda e takimeve. Ai u shpërfill nga Sekretari amerikan i Shtetit, kancelarja gjermane, zv. Sekretarja amerikane e Shtetit, e shumë zyrtarë të tjerë që vizituan Shqipërinë. Justifikimi i dhënë nga Meta apo stafi i tij ishte se këta zyrtarë ndërkombëtarë nuk mbajnë të njëjtat poste me Kryetarin e Kuvendit, duke shtuar tjetrën se problem për të do të ishte nëse nuk do e priste apo nuk do e takonte një nga homologët e tij në parlamentet e europës. Gjithsesi justifikimi i Metës dukej thjesht si një rrugëdalje mbi atë çka flitej jo vetëm në opinion, se ai kishte dhe një problem me disa nga kancelartitë më të rëndësishme ndërkombëtar.
Pritshmëritë
Por çfarë pritet të ndodhë në vjeshtë? Përlasjet mes Ramës dhe Metës janë evidente dhe vështirë se do të mund të rikuperohen. Pavarësisht lojrave taktike, Meta duket se e ka të qartë synimin e tij. Sondazhet që ka bërë vetë LSI e nxjerrin një forcë të 3-të politike, me një mbështetje 18-20 %, që me konfigurimin politik në vend, mund të jetë përcaktuese në krijimin e qeverive, pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Por ajo çfarë do të synojë Meta mbetet për tu parë. Deri më tani dy janë skenarët që përfliten, e para që ai synon postin e Presidentit të Republikës, dhe e dyta që në varësi të votave që do të marrë, mund të verë veton për të qenë Kryeministri i ardhshëm./ *EKSKLUZIVE PËR CITYNEWS.AL
Në një opinion për Koha Jonë analisti i njohur Frrok Çupi th...
Pasuritë e të korruptuarve do të sekuestrohen me anë të dy o...
Marsela Çaushi, gruaja e dhunuar nga i shoqi në rrugët e Vlo...
Marko Bello ish-ministër dhe ish–deputet socialist flet një ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani kryen një takim konsu...
Babai i 17 vjeçarit të vrarë në landfillin e Sharrës pret të...
Kompania e lidhur me kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj, e cil...
Filloi me 1913 me shkeputjen nga trungu, pati disa shperngul...
Gjendet i mbytur në plazhin e Durrësit një pushues nga Maqed...
Qeverisë teknike, siç kuptohet nga emri i saj, nuk i duhen m...
I nderuar z. Ndocaj, edhe pse është sezon pushimesh, ju jeni...
Policia e Vlores ka zbuluar parcelat me 16.500 rrënjë canabi...
Edhe pse CIA bashkëpunoi ngushtë me mbretin Ahmet Zogu me që...
Politikanët e korruptuar dhe të përfshirë në vepra të ndrysh...
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për mashtrimin e 8...
Thirrja e përsëritur e ambasadorit turk në Tiranë, për spast...
Policia e Fierit dhe arreston autorin i cili kishte vrare ku...
...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me lajmet mbi pra...
Kur blejmë një veturë, ndër kriteret kryesore në përzgjedhje...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...