Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi në një intervistë ekskluzive për Citynews shprehet se një koalicion i tanishëm midis PD e LSI, nuk na i shton as besimin e as hiret para publikut. Boçi shprehet se personalisht mendon që PD ka ende shumë kohë për të menduar apo për të bërë aleancat. ?PD ka boll kohë në dispozicion, për të parë e lëvizur në aleancat parazgjedhore e postzgjedhore.
Aleancat politike nuk janë bashkime që duhet të ndodhin për hir të emocioneve, apo lojrave të çastit dhe as ?për inat të sime vjerre?, sikurse nuk duhet të jenë alenca të realizuara mbi shtratin e interesave financiare, si kjo që prej tre vitesh drejton vendin sipas lojës ?ngriva-shkriva? dhe sipas parimit ?merr e jep? para e korrupsion.
Megjithëse ka zëra mediatikë nisur dhe nga ?ndodhitë? e reformës në drejtësi, lidershipi i PD ka qenë shumë i qartë dhe prerë në denoncimin e kësaj mazhorance si mazhorancë që ka dy koka. Këtu tani për tani, nuk ka vend për ekuivok, megjithëse ekuivoku shpesh herë është forma me të cilën duhet lexuar e kuptuar politika?, thekson Boçi për Citynews.
Në vijim të intervistës për Citynews, deputeti Boçi thekson se synini ynë është ofrimi i një pushteti që shkon si rezultante dëshire dhe qëllimi, i cili i përket vullnetit e pse jo ëndrrave të qytetarëve, jo të një pushteti që del nga mbledhja apo zbritja e interesave që ofron vetë pushteti dhe që i përkasin atyre që duart i kanë pis me pushtet.
Intervista e plotë
Zoti Boçi, kreu demokrat Lulzim Basha artikuluar një kusht të patjetërsueshëm që zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të mos administrohen nga një qeveri me Edi Ramën, kryeministër. A e mbështesni një propozim të tillë dhe për cilat arsye?
Kërkesa jonë për një qeveri teknike është e hershme dhe më se legjitime. Ajo ka pasur dhe ka mbështetje brenda grupit parlamentar dhe përtej. Theksimi i saj më i fortë vjen për shumë arsye. Tani duket se ajo është bërë me emergjente se kurrë, për shkak dhe të situatave komplekse, kriminalizimit të jetës politike e administratës, rrënimit të pandalshëm ekonomik të shqiptarëve, papunësisë galopante, korrupsionit të pafre. Dështimi spektakolar i kësaj qeverisje është i dukshëm dhe ?kallaji? i shkëlqimit të saj ka kohë që ka dalë. Kjo është një pjesë e arsyes.
Pjesa tjetër ka të bëjë me besueshmërinë që ajo ka shfaqur në raport me administrimin e situatave zgjedhore. Zgjedhjet lokale të 2015 dhe jo vetëm ato, sipas dhe raporteve të ndërkombtarëve, dëshmuan se kjo qeverisje nuk heziton të përdorë çdo mjet, forcë, financë kriminale ose jo, për arritjen e qëllimit të marrjes apo mbajtjes së pushtetit.
Ka blerë e shantazhuar mediat, duke devijuar fjalën e lirë. Ka funksionalizuar skema financiare, brenda buxhetit të shtetit e jashtë tij, që pjellin para ?të tepërt?, e cila ka destinim situatat zgjedhore. Ka ngritur struktura paralele që paguhen si rrogëtarë e që merren posacërisht me procesin e afërt zgjedhor.
Nuk ndalet për asnjë moment në përdorimin e pistë të makinës shtetërore, përfshirë policinë e administratën. Nuk ka turp as të dhunojë, as të shantazhojë, as të blejë me droge e korrupsion, vetëm e vetëm që të vejë në lëvizje rrethrrotullimin ramist: pushtet për të prodhuar para dhe para më pas që prodhojnë pushtet.
Vetë Makiaveli do të ndihej i turpëruar me ?Princin? e tij, para shkallës së arrivizmit politik të kësaj klike politike që sundon sot. Paraja është ?feja? e tyre dhe pushteti është superstruktura që ja siguron atë. Të dyja këto kalojnë nëpërmjet zgjedhjeve. Prandaj këto të fundit i duhen me çdo kusht.
Në këto rrethana është e pamundur që ne ?t?ja lejmë varë mëlçitë në qafë, ujkut?. Pra administrimin e zgjedhjeve, t?ia lejmë në dorë atyre që janë treguar me gisht si grabitës, blerës e rrëmbyes të tyre, që ?do lëvizin çdo gur? e që do angzhohen ?me kuç e me maç? vetëm e vetëm që të mos humbasin privilegjin e pushtetit personal.
Qeveria teknike është emergjencë dhe kusht për të siguruar votë të drejtë e të lirë dhe për të hapur dritaret e shpresave të këtij vendi.
Si do t?i vlerësonit disa nga zërat brenda PD-së të cilët nuk e shikojnë të domosdoshme krijimin e një qeverie teknike, propozim ky i hedhur mbi një vit më parë nga PD, i mbështetur deri diku edhe nga LSI javët e fundit?
Unë konstatoj se zërat e presupozuar, nuk janë të impostuar kundër idesë që një qeverie teknike, e cila do të bënte të mundur realizimin e një procesi real dhe demokratik zgjedhor. Më së shumti janë diskutime të nivelit politik, të cilat kërkojnë një bindje më të thellë në publik për pyetjen: pse është e domosdoshme një qeveri teknike?
Asnjëri nga ne nuk mund të deklarojë apriori që ne jemi në një situatë të jashtëzakonshme, në kuptimin klasik, e cila do të detyronte ngritjen e një qeverie teknike si përgjigje të kësaj situatë. Por njëkohësisht, asnjeri nga ne nuk mund të mohojë që vendi është jashtëzakonisht keq me ekonominë, jashtëzakonisht keq me nivelin e demokracicë, jashtëzakonisht i gjunjëzuar para krimit e i marë peng nga ai, jashtëzakonisht i korruptuar, jashtëzakonisht i sunduar nga një mentalitet jakobin, jashtëzakonisht pa status, pa siguri, pa të ardhme për qytetarët e tij dhe jashtëzakonisht i drejtuar keq, butaforikisht, nga ?sheikë? që në mënyrë të jazhtëzakonshme kapin Top Ten-in europian për nga pasuria milionëshe.
Secili nga ne, në një formë apo tjetër, në një deklaratë apo fjalë parlamentare, në një intervistë apo prononcim mediatik e ka denoncuar një gjendje të këtillë të gjërave dhe ka kërkuar me forcë ndryshimin e saj.
Ja pra, që ka një gjendje jo të zakonshme, e cila të con vetëvetiu tek kërkesa për një qeveri teknike.
Në këtë këndvështrim, gjithsecili nga ne e mbështet ngritjen e kësaj qevrie si mjet për të shpëtuar nga ?e jashtëzakonshmja? e ndodhur, e cila rrezikon të bëhet e zakonshme, nqs ne nuk reagojmë.
A mbështesni i denë e një koalicioni PD-LSI, sikundër po flitet shumë ditët e fundit?
Aleancat politike nuk janë bashkime që duhet të ndodhin për hir të emocioneve, apo lojrave të çastit dhe as ?për inat të sime vjerre?, sikurse nuk duhet të jenë alenca të realizuara mbi shtratin e interesave financiare, si kjo që prej tre vitesh drejton vendin sipas lojës ?ngriva-shkriva? dhe sipas parimit ?merr e jep? para e korrupsion.
Janë të tjera domosdoshmëri ato që të cojnë drejt aleancave. Janë interesat madhore të vendit e të qytetarëve. Dhe në këtë pikë PD ka qenë dhe vazhdon te jetë e matur dhe e kursyer në deklarata e inisiativa. PD është e orientuar drejt këtyre aleancave që mishërojnë këto domosdoshmëri, pavarësisht forcës politike me të cilën konvergohet.
Megjithëse ka zëra mediatikë nisur dhe nga ?ndodhitë? e reformës në drejtësi, lidershipi i PD ka qenë shumë i qartë dhe prerë në denoncimin e kësaj mazhorance si mazhorancë që ka dy koka. Këtu tani për tani, nuk ka vend për ekuivok, megjithëse ekuivoku shpesh herë është forma me të cilën duhet lexuar e kuptuar politika.
Personalisht, gjykoj se PD ka boll kohë në dispozicion, për të parë e lëvizur në aleancat parazgjedhore e postzgjedhore. Mendoj se një koalicion i tanishëm midis PD e LSI, nuk na i shton as besimin e as hiret para publikut.
Zoti Boçi, është krijuar i deja se PD nuk vjen në qeverisje pa koalicionin me LSI-në, e cila prej 3 vitesh ndodhet në qeverisjen e vendit bashkë me PS-në. A mendoni se më mirë se kjo i de, do të i shte ajo që PD të krijonte një koalicion si ai i 2005-ës, pra me qytetarët?
Një përllogaritje e ftohtë e matematikës së votave, e ka brenda një logjikë të tillë. Kjo do të ishte akoma më solide në kushtet e një situate të zakonshme elektorale, gjë që nuk përkon me realitetin. E vërteta është se situata është shpërthyese dhe refleksioni i saj si zemëratë në votë, pritet të jetë shprehës. Në këtë atmosferë, fokusi ynë nuk është drejt bërjes së matematikës së thjeshtë për të kapur thjesht pushtetin. Ai synon qytetarin, interesin e tij, të sotmen dhe të ardhmen të mbarsur me shpresë për të.
Kjo normal duket si rruga më e gjatë që të con në drejtimin e vendit, por ama është rruga më e sigurtë dhe që të nxjerr më shkurt në destinacion e kërkuar. Synini ynë është ofrimi i një pushteti që shkon si rezultante dëshire dhe qëllimi, i cili i përket vullnetit e pse jo ëndrrave të qytetarëve. Jo të një pushteti që del nga mbledhja apo zbritja e interesave që ofron vetë pushteti dhe që i përkasin atyre që duart i kanë pis me pushtet.
Zoti Boçi çfarë pritshmërish keni nga reforma në drejtësi, duket se ndërkombëtarët janë shumë optimist për rezultatet? Mendoni se në Shqipëri mund të aplikohen skenarë si në Kroaci apo Rumani?
Pritshmëritë, nisur dhe nga mbështetja e gjërë që morën ndryshimet kushtetuese e që besoj të reflektohet dhe në miratimin e paketës ligjore, duket se janë të larta. Involvimi i ndërkombëtarëve në këtë proces dukshëm që ka qenë specifik për sa i takon vendit tonë. Kjo shton frekuencën e pritshmërive. Ajo që do të ndodhë do ta vërtetojë këtë.
Por nuk mendoj se duhet parashtruar si ngjashmëri skenaresh. Cdo vend ka specifikën e vet të mentalitetit politik dhe të mentalitetit të respektimit të shtetit ligjor. Aq më tepër një reformë nuk duhet konceptuar apo limituar si kërkesë për ?burgim? të disa individëve të drejtësisë, apo dhe politikë hipotetikë, që më shumë përdoren për të bërë propagandën e ditës.
Përndryshe, nuk kemi bërë asgjë, ose vetëm ?një vrimë në ujë?. Shmangia e kapjes, për ta cuar ?ujin në mullirin e Ramës? e më gjërë të përdorimit të saj politik, u arrit. U arrit nga PD e lidershipi i saj me kontribut të pamohueshëm dhe të pjesës së ?arsyes? së mazhorancës, të LSI.
Gjithcka tjetër përtej kësaj duhet të vazhdojë me intensitet, për të bërë një reformë të thellë e të qëndrueshme sistemore, e cila do japë efektet e veta dhe në drejtësi dhe në sistemin e kalbur politik tonin. Që të jetë sa më efektshme, ajo duhet të ecë e zbatohet paralelisht e të fuzionohet me ligjin e dekriminalizimit. Njëkohësisht të shoqërohet me një reformë të thellë zgjedhore.
Pa këto të dyja, reforma në drejtësi do mbetet e çalë dhe do jetë një ?flakë kashte? që krahas kohëzgjatjes së shkurtër as do të ngrohë e as do të bëjë dritën që presin me ankth shqipatrët.
Drejtësia mund të vijë dhe nga lart me pak vel hyjnor, por nqs nuk shoqërohet me drejtësinë e votës ajo do mbetet një iluzion, një ?deus ex machina?, pra një truk hipnotizues momental.
/citynews/
Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Klodiana Shala, ka...
Çdo kush është viktimë potenciale e fantazmave, megjithatë n...
Kryeministri Edi Rama vijon pushimet me familjen e tij në vi...
Një familje me 5 anëtarë janë gjetur të vdekur në Pensilvani...
Rëndohet bilanci i viktimave si pasojë e motit të keq në Maq...
Partia Demokratike i kërkon Qeverisë të kompensojë çdo bagët...
Policia greke arrestoi në orët e para të mëngjesit të sotëm ...
Vizita dhe pushimet e ish-Kryeministrit britanik Tony Blair ...
Policia Kufitare këshillon përdoruesit e mjeteve lundruese p...
Deputeti Eduart Ndocaj nuk ndalet në betejën e tij kundër LS...
Ky është momenti prekës kur një qen i pikëlluar tenton ta zg...
Pamje të frikshme tregojnë momentin kur një autostradë në Ka...
Për një arsye të panjohur, një çifti nga Britania iu duk ide...
Banorët e disa fshatrave në Bashkinë e Lushnjës janë ngritur...
Policia e Korçës arrestoi dy kushërinj që tentuan të vjedhin...
Qeveria ka ndryshuar masën e kontributeve të sigurimeve shoq...
Policia rrugore në Tiranë vijon punën për rritjen e parametr...
Ministria e Kulturës italiane ka vendosur të mbështesë finan...
Rreth 15 persona rezultojnë se kanë humbur jetën si pasojë e...
Policia e Durrësit arrestoi 4 shtetas që drejtonin mjetet në...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...