Çfarë është stresi ekstrem i nxehtësisë?/ Brenda fenomenit vdekjeprurës që po përhapet në të gjithë Evropën
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Banorët e disa fshatrave në Bashkinë e Lushnjës janë ngritur në protestë kundër emërimit të kryepleqve që sipas ligjit duhet të zgjidhen me votë të lirë.
Në fshatin Kasharaj të njësisë administrative Karbunarë, banorët protestuan pranë shkollës së rrënuar të fshatit pasi sipas tyre, kryeplaku i emëruar nuk mund të ngrejë hallet dhe shqetësimet e komunitetit. Problem parësor për këta banore ishte zgjedhja e kryetarit të fshatit dhe kryetarëve të lagjeve që si në të gjithë territorin e bashkisë janë caktuar pa u marrë mendimi i tyre.
?Zgjedhja e kryeplakut dhe kryetarëve të lagjeve na u bënë fshehtas kësaj radhe. Pa na u thënë fare si në kohën e komunizmit. Kemi halle shumë ndaj duam një kryetar të zgjedhur vetë që të ngrejë hallet tona?, tha një banor.
?Kryetari i Bashkisë na e ka zgjedhur kryeplakun. Por ka norma e rregulla që fshati e zgjedh vetë më të mirin. Nuk mund ta zgjedhë partia se parti nuk ka më. Në jemi në demokraci dhe s?mund të jemi në kohën e Enverit. U bë kohë që nuk ka pyet njeri. Bashkia nuk na e hap derën?, tha një banor tjetër.
Kryetari i Partisë Demokratike të Lushnjës, Myslym Murrizi u shpreh se këshillarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak do të ngrenë zërin për kërkesat e tyre ndërsa e cilësoi emërimin e kryepleqve në kundërshtim me ligjin.
Sipas Murrizit, PD nuk do të pranojë që banorët të mos shprehen me votë për kryetarët e tyre dhe i garantoi ata për mbështetje të plotë deri në plotësimin e kërkesave të tyre legjitime për të zgjedhur me votë të lirë.
?Zgjedhjet e kryepleqve po bëhen fshehtas dhe ju jeni rasti i 10-të që po ngrini zërin për këtë punë me protesta.
Nuk vij të bëj politikë por këta po i ikin fshehtash dhe po i shmangen grafikut për takimet që duhet të bëhen në çdo fshat. Të 12 këshilltarët e PD-së në Këshillin Bashkiak nuk i firmosin këto letra fiktive dhe këshilltarët e PS-së, kryetari i Bashkisë i tremben zgjedhjeve të lira për kryetarët e fshatrave.
Ne nuk duam të dime se i kujt partie është kryeplaku por duhet që të jenë njeri i respektuar dhe i votuar se në të kundërt nuk do e pyesë askush. Ligji thotë që çdo lagje të zgjedhë anëtarin e vetë dhe ata zgjedhin kryeplakun.
Nuk mundesh më t?ua zgjedhësh kryepleqtë me zor banorëve. Ka zgjidhje për çdo hall të çdo banori në fshatra. Qytetari ka në dorë votën në demokraci. Vlerësoni njerëzit që punojnë me votë dhe ndërshkojini me votë ata që sillen si harbutë. Të kujdo partie të jetë. Përsa kohë që politika ua blen votën me një trastë miell apo me mashtrime nuk ju pyet më. Ditën që u merr votën u kthen kurrizin.
Votoni për vetën tuaj dhe mos ia qani hallin politikës dhe votoni njerëzit e punës dhe jo njerëzit e kollovarit sepse keni vuajtur 26 vite. Çojeni votën atje ku u dhëmb ju. Që të mos u gjuajnë me shkelm kur ju shisni, që të mos u mbyllin derën kur keni një hall, që të mos u caktojë kryeplakun natën si hajdutët, që të mos u ndalojë polici kot në rrugë kur atje matanë korrin hashash. Shqetësimin tuaj ne do e përcjellim zyrtarisht në Këshillin Bashkiak me të 12 këshilltarët e Partisë Demokratike?, tha Murrizi.
/citynews/
Policia e Korçës arrestoi dy kushërinj që tentuan të vjedhin...
Qeveria ka ndryshuar masën e kontributeve të sigurimeve shoq...
Policia rrugore në Tiranë vijon punën për rritjen e parametr...
Ministria e Kulturës italiane ka vendosur të mbështesë finan...
Rreth 15 persona rezultojnë se kanë humbur jetën si pasojë e...
Policia e Durrësit arrestoi 4 shtetas që drejtonin mjetet në...
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Fierit për drejtim ...
Ushtron dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, ar...
Që shëndetësia ndodhet në situatën më të vështirë kjo është ...
Një turiste norvegjeze u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm në ...
Maqedonia ka kaluar një natë të vështirë si pasojë e motit t...
Agjencia Standard & Poor’s ka mbajtur renditjen afatgjatë të...
Një 43 vjeçar nga Tale i Lezhës u arrestua nga uniforrmat bl...
Një vaksinë universale kundër kancerit është në horizont pas...
Artan Lame ka publikuar në rrjetet sociale disa foto që mend...
10 – Banda ThompsonBanda Thompson udhëhiqte në Glasgou për 3...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale projek...
I DASHUR VODAFON Po provoj të shkruaj diçka në stilin “qesh ...
Per sa kohe ka burgje ka dhe arratisje. Pavaresisht masave t...
Rexhep Taip Erdogan ka nisur gjuetinë e tradhtarëve në Shqip...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...