Apelimi i Zv.Kryetarit të PDK-së, Eduart Ndocaj/ Veriu i braktisur nga qeveria
Mjaftojnë vetëm pak minuta të informohesh për 40-vjeçarin t...
Disa republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve janë gati t?i bëjnë pyetje të vështira drejtorit të FBI-së James Comey të enjten. Republikanët e zemëruar duan ta pyesin atë lidhur me komentet e bëra të martën, ku ai tha se nuk do të rekomandon ngritjen e akuzave kriminale kundër kandidates së pritshme demokrate presidenciale Hillary Clinton lidhur me përdorimin prej saj të një serveri privat kur ishte Sekretare e Shtetit.
Comey është thirrur për të dëshmuar para Komisionit për Mbikëqyrjen dhe Reformat Qeveritare në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Prokurorja e Përgjithshme Loretta Lynch është planifikuar të dëshmojë para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Drejtësinë javën e ardhshme.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Paul Ryan tha të mërkurën se zonja Clinton po trajtohet ndoshta në mënyrë preferenciale nga FBI-ja lidhur me hetimin. “Kështu më duket mua?, tha ai në Fox News.
Zoti Ryan tha se publiku duhet ta dijë se ?përse dhe si? zoti Comey arriti atë përfundim. “Ajo që më shqetëson rreth kësaj çështjeje është se familja Clinton jeton mbi ligjin. Ata gjykohen mbi standarte të ndryshme?, shtoi zoti Ryan. “Dhe kjo është arsyeja se përse do të organizojmë këto seanca dëgjimore. Kjo është arsyeja se përse mendoj që Comey duhet të na e japë të gjithë informacionin publikisht.”
Kryetari i Dhomës shtroi gjithashtu pyetje nëse duhet apo jo që zonja Clinton të marrë informacione sekrete si kandidate presidenciale, duke patur parasysh komentet e FBI-së për mënyrën se si ajo i trajton materialet sekrete.
Edhe Jason Chaffetz, kryetari republikan i Komisionit të Reformave, ka shtruar pikëpyetje për vendimin e FBI-së.
“Rekomandimi i FBI-së është i çuditshëm dhe konfuz” tha Chaffetz. “Modeli i fakteve të paraqitura nga drejtori Comey e bëjnë të qartë se sekretarja Clinton shkeli ligjin. Individë që qëllimisht anashkalojnë ligjin duhet të mbahen përgjegjës.”
Rekomandimi i FBI-së të martën heq një barrë të madhe politike dhe ligjore për kandidaturën e zonjës Clinton.
Në njoftimin e vendimit të tij, Comey qortoi ashpër zonjën Clinton, e cila shërbeu si diplomatja më e lartë e vendit nga viti 2009 deri në 2013, dhe kolegët e saj në Departamentin e Shtetit për atë që ai tha se ishte një trajtim ?jashtëzakonisht i pakujdesshëm? i materialeve sekrete që kishin shkëmbyer me email në serverin privat që ajo kishte vendosur në shtëpinë e saj në Nju Jork.
Zoti Comey, megjithatë tha se hetuesit e FBI-së, në një hetim të hollësishëm të mijëra imeilave të zonjës Clinton, nuk gjetën prova se ajo ?qartësisht dhe me dëshirë? kishte kërkuar të shkelte ligjet amerikane dhe se ?asnjë prokuror i arsyeshëm nuk do të ngrinte akuza? kundër saj mbi bazën e provave të gjetura në hetimin disa javor.
Hetimi i FBI-së për përdorimin e serverit të saj privat në vend të serverave qeveritarë me kontroll të rreptë sigurie, kulmoi të shtunën e kaluar me marrjen në pyetje të zonjës Clinton nga hetuesit dhe prokurorët qeveritarë. Takimi në selinë e FBI-së në Uashington zgjati 3 orë e gjysmë./VOA
Mjaftojnë vetëm pak minuta të informohesh për 40-vjeçarin t...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Në shkurt të këtij viti, frekuentuesit e parkut të madh të T...
Ndoshta për herë të parë Idrizi deklaroi se nuk është anti-g...
Mund ti kene shume vete te fiksuara ne koke, pamjet kur Edi ...
Me një vendim të Këshillit Bashkiak, në mënyrë të shpejtë dh...
Sociologët kosovarë thonë se feja islame në Kosovë nuk duket...
Gazetari Andi Bejtja ka reaguar pas lajmit të shpërndarë në ...
Edi Rama ndjen se kuotat qeverisë kanë rënë shumë.Po shkohe...
Kryebashkiaku Erion Veliaj duket se nuk ka të ndalur me qëll...
Kreu i një komisioni hetimor për rolin e Britanisë në luftën...
Jennifer Lopez dhe ylli i Hamilton Lin-Manuel Miranda vijnë ...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë sot në pyetje nëndrej...
Përpjekjet kundër Reformës shqiptare dështuan. Por a e kupto...
Paundi ka rënë në një nivel më të ulët në tregun aziatik për...
Ministri I Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto...
Ilir Meta iu ka dhënë fjalën amerikanëve se në 21 korrik nuk...
E nderuar Keti! Me veshët ngritur dëgjova këtu lart ku jam, ...
Diplomatja amerikane, Viktoria Nuland do të vizitojë Tiranën...
Deputetja demokratike Majlinda Bregu është prononcuar lidhur...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...