Idrizi: Nuk jam anti-grek, do doja të shkoja në Athinë me një delegacion shqiptar
Ndoshta për herë të parë Idrizi deklaroi se nuk është anti-g...
Në shkurt të këtij viti, frekuentuesit e parkut të madh të Tiranës u gjendën papritur përballë një rrethimi për një kantier ndërtimi në brendësi të tij, i cili më vonë u zbulua se ishte një park lodrash për fëmijë në ndërtim.
Ndërtimi i parkut të lojërave u kundërshtua me forcë nga një grup aktivistësh dhe organizatash të shoqërisë civile, të cilat kundërshtonin betonizimin e zonës si dhe mungesën e konsultimeve me publikun nga bashkia e Tiranës për projektin.
Nëpërmjet një letre publike, 11 organizata mjedisore joqeveritare e akuzuan bashkinë e Tiranës se ka shkelur ligjet për mbrojtjen e mjedisit si dhe ato të konsultimit publik.
Aktivistët mbajtën një numër protestash periodike për të kundërshtuar projektin, të cilat shpesh degjeneruan në dhunë pas ndërhyrjes së Policisë Bashkiake dhe Policisë së Rendit.
Një grup aktivistësh, i vendosur në hyrje të parkut në atë që u pagëzua si ?ulliri i qëndresës,? qëndruan për më shumë se 78 ditë duke dokumentar gjatë natës dhe ditës sasinë e betonit të përdorur nga parkun e lodrave nga firma ndërtuese.
Përgjatë periudhës së përplasjes me shoqërinë civile bashkia e Tiranës refuzoi të publikonte projektin e punimeve, ndërkohë që i përshkroi shpesh aktivistët si huliganë.
Një kopje e këtij projekti është marrë nga BIRN përmes një kërkese bazuar në ligjin për të drejtën e informimit. Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë që parku i lojërave, i cili u inaugurua nga kryebashkiaku Erjon Veliaj me 1 qershor, është vetëm një nga gati një duzinë projektesh të parashikuara nga qeveria në parkun e madh të Tiranës.
Tender pa konkurrencë
Me 6 maj 2015 Fondi Shqiptar i Zhvillimit nënshkroi një kontratë më bashkimin e kompanive Bolles and Wilson dhe Atelier 4, me një vlerë prej 18.3 milion lekë, për përgatitjen e një masterplani për zonën e liqenit artificial si dhe hartimin e 5 projekteve pilot për rehabilitimin e tij.
Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë që kostoja e kontratës është e barabartë me 99.2 për qind të fondit limit të tenderit prej 18.4 milionë lekë, gjë që do të thotë se konkurrenca në tender ka qenë thuajse zero.
Vendet ku do të ndërtohen parkingjet. Foto nga projekti
Afërsia e ofertës fituese me fondin limit është një nga treguesit që Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri përdor për të matur praninë apo mungesën e konkurrencës në një tender. Në të gjithë vitin 2015, fituesit e tenderëve të sektorit publik kanë rezultuar me oferta fituese në masën 90 për qind të fondit limit. Nuk ka asnjë të dhënë që masterplani i projektuar nga Bolles and Wilson dhe Atelier 4 të jetë konsultuar me publikun, në bazë të ligjit të miratuar nga mazhoranca e qendrës së majtë e kryeministrit Edi Rama.
Në dokumentin ?Lista e Ndërhyrjeve?, të masterplanit janë parashikuar 20 procese, të cilat përfshijnë, përveç mbjelljes së pemëve, tetë vende parkimi me sipërfaqe të përgjithshme prej 20 mijë metrash katrore dhe me kapacitet prej rreth 700 makinash njëherësh dhe një kullë.
Lista e ndërhyrjeve fillon me mbjelljen e pemëve, proces që tashmë është kryer, por vijon me ndërtimin e tetë parkingjeve në të gjitha hyrjet e parkut me supozimin se në këtë mënyrë, parku do të bëhet më i përdorshëm. Parkingjet do të variojnë nga 1,400 metra katrore në 4 mijë metra katrore. Ato do të zënë në total 20 mijë metra katrore.
Dokumenti argumenton nevojën e parkingjeve si më poshtë: ?Në mënyrë që të rritet menjëherë aksesibiliteti, në të gjithë hyrjet e propozuara, një veprim tjetër që duhet të kryhet, është implementimi i zonave të parkimit, në përputhje me propozimin në masterplan, me të gjitha materialet e specifikuara për shtrim, llojet e ndriçuesve, llojet e pemëve, etj?.
Ky lloj argumenti bie ndesh me deklaratat publike të kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i cili është shprehur vazhdimisht që po kërkon të nxisë përdorimin e biçikletës në qytet, duke shkurajuar përdorimin e makinave si ndotëse dhe jopraktike.
Harta tregon se parkingjet do të ndërtohen brenda hapësirës së parkut, ku tre prej tyre do të jenë në zonën mes Sheratonit dhe Rrugës së Elbasanit, një zonë e parkut që sakaq është kafshuar gjatë viteve nga ndërtime pallatesh.
Qendra e kalërimit, pista e kuajve, fusha e futbollit dhe klub
Me blu pika ku do të ndërtohet kulla e vrojtimit. Foto nga projekti
Në tetor 2015, administrata e re e Bashkisë së Tiranës, e sapoardhur nga zgjedhjet e qershorit të atij viti, përzuri me dhunë dhe u shembi barakat rreth 50 familjeve të varfra rome që jetonin aty.
Bashkia deklaroi në atë kohë se po e bënte këtë spastrim për të lejuar mbjelljen e zonës me pemë. Pas përzënies me dhunë të romëve, me të vërtetë zona në fjalë u mbush me fidanë. Por projekti i qeverisë ka një plan tjetër. Plani i miratuar synon të ndërtojë në këtë zonë fusha futbolli, fusha tenisi, klube dhe një pistë kuajsh. Të renditur si aktivitetet 5 dhe 6, masterplani thotë:
?Në jug të liqenit (zona aktualisht e zënë nga komuniteti Rom) është e sheshtë dhe ideale për një klub sportiv: fusha futbolli, fusha tenisi, basketbolli dhe një shtëpi e klubit sportiv?.
Ndërsa për pistën e kuajve thotë: ?Perimetri jugor i parkut është në këto momente viktimë nga cenimet e ndërtimeve pa leje. Për të kufizuar më tepër humbjen e hapësirës, një barrierë është e nevojshme, një kufi i ri legal i parkut. Plani i ri për parkun përfshin një shirit 10m të gjerë për kalërim- e quajtur ?Kalërimi?.
Sipas projektit ky shirit fillon te qendra e propozuar për kalërim në pjesën jug-perëndimore të liqenit dhe zgjatet afërsisht 2 km në pjesën lindore, ku ndërpritet nga rruga e Elbasanit. Një zonë kthimi për kuajt është planifikuar e shoqëruar me vend për të pirë ujë. Qendra e Kalërimit është e pozicionuar në pjesën Jug-Perëndimore të liqenit.
Fiksimi me kullat
Me blu janë njollat e fushave të sportit dhe klubit të sportit. Foto nga projekti
Bolles-Wlson, kompania e projektimit, duket se ka një pasion të madh për ndërtimin e kullave. Pas kullës së kuqe në Korçë, ajo ka projektuar edhe një kullë të tillë te parku i liqenit artificial, si dhe një kullë tjetër të quajtur ?Kulla e Ujit.?
?Për të funksionuar elementët ujor të propozuar në park është e domosdoshme të ndërtohet një depozite uji (Kullë Uji) në kuotën më të lartë të Parkut. Kjo kuotë është në thellësi të pyllit dhe e pozicionuar në cepin Veri-Perëndimor të zonës së Pallatit të Brigadave. Uji në kullë është në lartësinë+210 metra mbi nivelin e detit, që do të thotë që Kulla në vetvete duhet të jetë 45 metra e lartë, kjo gjithashtu për të siguruar që depozita/koka të rri pezull mbi pemët e larta eukalipt?, thuhet në projekt.
Përveç kullës së ujit, në projekt flitet edhe për Kullën e Vrojtimit dhe stacionin e biçikletave me qira.
?Kulla e vrojtimit është një strukturë metalike (si një kullë e tensionit të lartë) ? e bërë nga një strukturë standarte çeliku (afërsisht 10×10 cm) i veshur me zink?, shkruhet në projekt.
Projekti premton gjithashtu se te diga e liqenit artificial të Tiranës do të krijohen hapësira për plazh.
Kosha mbeturinash dhe shtylla ndriçimi ?firmato?
Kompania projektuese e ndërhyrjeve në park nuk ka folur shumë në detaje për lëndët e para të përdorura në park me përjashtim të këshillimit të dy elementëve: llojit të shtyllave për ndriçim që duhet të përdoren dhe llojin e koshave të mbeturinave.
Bolles Wilson dhe kompania shqiptare Atelier 4 kanë këmbëngulur që në masterplan që shtyllat e ndriçimit të jenë të markës ?Santa & Cole Lentis?. E njëjta gjë është rekomanduar edhe për koshat e plehrave. Projektuesi thotë se koshat e plehrave duhet të jenë produkti me emrin Rodes të kompanisë Santa & Cole. Vetëm për parkingjet, hartuesit e masterplanit propozojnë vendosjen e 143 shtyllave elektrike Lentis, ndërsa pjesa tjetër e projektit mund të mbartë edhe qindra shtylla të tjera.
Projekti tashmë i përfunduar përgjysmë dhe i shumëdebatuar i këndit të lojërave jep një ide se sa kushtojnë shtyllat dhe koshat e mbeturinave të markës së rekomanduar.
Preventivi i punimeve të këndit të lojërave, i siguruar nga BIRN në bazë të ligjit të të drejtës së informimit, tregon se vetëm për projektin e parkut, janë blerë 30 kosha ?firmato? për mbeturinat, secili prej të cilit ka kushtuar 155 mijë lekë për një total prej 4.6 milionë lekësh.
Për ndriçimin, shtyllat Lentis kanë kushtuar 184 mijë lekë copa dhe vetëm për këndin e lojërave janë blerë 40 copë me çmim total prej gati 7.4 milionë lekësh.
Në total, koshat dhe shtyllat kanë kushtuar së bashku 12 milionë lekë nga 81 milionë që kushtoi i gjithë projekti i këndit të lojërave. Nëse vijon të zbatohet, masterplani do t?i kushtojë taksapaguesve edhe disa milionë euro të tjera ku, një pjesë e madhe e parave do të shkojë për të paguar kosha dhe shtylla ndriçimi.
Link: Preventivi i punimeve te këndi i lojërave
Link: Lista e ndërhyrjeve
Koncepti për plazh te diga
Referenca për koshat e mbeturinave me kosto 155 mijë lekë copa
Referenca për shtyllat e ndriçimit me kosto 184 mijë lekë copa
Ndoshta për herë të parë Idrizi deklaroi se nuk është anti-g...
Mund ti kene shume vete te fiksuara ne koke, pamjet kur Edi ...
Me një vendim të Këshillit Bashkiak, në mënyrë të shpejtë dh...
Sociologët kosovarë thonë se feja islame në Kosovë nuk duket...
Gazetari Andi Bejtja ka reaguar pas lajmit të shpërndarë në ...
Edi Rama ndjen se kuotat qeverisë kanë rënë shumë.Po shkohe...
Kryebashkiaku Erion Veliaj duket se nuk ka të ndalur me qëll...
Kreu i një komisioni hetimor për rolin e Britanisë në luftën...
Jennifer Lopez dhe ylli i Hamilton Lin-Manuel Miranda vijnë ...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë sot në pyetje nëndrej...
Përpjekjet kundër Reformës shqiptare dështuan. Por a e kupto...
Paundi ka rënë në një nivel më të ulët në tregun aziatik për...
Ministri I Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto...
Ilir Meta iu ka dhënë fjalën amerikanëve se në 21 korrik nuk...
E nderuar Keti! Me veshët ngritur dëgjova këtu lart ku jam, ...
Diplomatja amerikane, Viktoria Nuland do të vizitojë Tiranën...
Deputetja demokratike Majlinda Bregu është prononcuar lidhur...
Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me makinën e dytë të ...
Përgjimi i publikuar nga Newsbomb.al, është kryer gjatë një ...
Dhjetra deputetë dhe ministra hajdutë po debatojnë me njëri-...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...