Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Një javë pas atentatit terrorist në aeroportin e Stambollit, askush nuk e ka marrë përsipër atë. Autorësia mbetet mister. Nëse autori do të ishte Shteti Islamik nuk kishte përse të mos e merrte përsipër atentatin, sepse ai nuk nguron të marrë përsipër autorësinë për veprime të tillë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për organizatat e tjera terroriste të cilat në të kaluarën kanë kryer atentate në Turqi.
Ajo çka të bën përshtypje pas atentatit të Stambollit është se SHBA donin që atentati t? i ngarkohej Shtetit Islamik. Që të nesërmen e atentatit, Drejtori i CIA-s, Brandon tha se atentati mbante vulën e ISIS. CNN e fuqizoi këtë tezë duke iu referuar burimeve zyrtare të paspecifikuara turke. Kjo është mënyra klasike sesi një medium i njohur kërkon të shesë një tezë të pavërtetuar në tregun medial, duke përdorur thjesht autoritetin e tij si medium.
Meqënëse version i autorësisë së Shtetit Islamik nuk është i besueshëm për shkak se bëhet fjalë për një organizatë që i merr përsipër pa ngurim këto veprime, atëherë u hodh në qarkullim versioni çeçen i autorësisë së atentatit. Por për llogari të kujt? Të Rusisë. Që të akuzohet Rusia për atentatin e Stambollit në kohën e afrimit të ri Erdogan-Putin, duket si një lojë shumë e trashë. Përse do ta bënte Rusia këtë? Për t? i dhënë sadopak besueshmëri versionit çeçen të autorësisë së atentatit na doli ish-Presidenti i Gjeorgjisë Mikhail Saakashvili i cili tha se çeçeni Ahmet Chataev, i dyshuar si autor i atentatit të Stambollit ishte agjent i shërbimit të fshehtë gjeorgjian. Me gojën e Mikhail Saakashvili flet SHBA, sepse ai është njeriu i amerikanëve dhe ia detyron karrierën e tij politike në Gjeorgji mbështetjes së SHBA. Pyetja është se cfarë interesi ka Gjeorgjia, një shtet me shumë probleme të brendshme që të ndërmarrë një akt të tillë agresioni ndaj një fqinji të fuqishëm si Turqia? Asnjë. Kuptohet, se qëllimi i Mikhail Saakashvili është që të krijohet një tymnajë rreth autorësisë së atentatit.
Arsyeja? Kandidati i vetëm për autorësinë e atentatit terrorist, në mungesë të atyre që e marrin përsipër pa ngurim autorësinë, është Lëvizja Gulen. Më pak se një muaj para atentatit në aeroportin e Stambollit, Turqia, me gojën e Presidentit Erdogan e shpalli zyrtarisht Fetullah Gulen si terrorist, dhe organizatën e tij si organizatë terrroriste.
Kështu që nuk është çudi që atentati të jetë përgjigje e Gulen ndaj Erdogan, sigurisht me miratimin amerikan. Por kuptohet që Gulen nuk do ta marrë përsipër atentatin për shkak se ai ka gjetur strehim në SHBA. Turqia është vend anëtar i NATO-s dhe SHBA nuk mund ta mbrojë Gulen nëse ai merr përsipër akte të tillë si atentati i Stambollit. Prandaj SHBA është e interesuar që të ketë një false flag (flamur të rremë), në rastin e atentatit të Stambollit, pra një autorësi e rreme e tyre.
Gulen është një ekstremist islamik të cilit i është ndaluar predikimi në publik nga autoritetet e Turqisë laike (kur ekzistonte Turqia laike), që në 1981. Gulen ka ndjekur strategjinë, jo që të kërkojë drejtpërdrejt pushtet, por që të ndërtojë një shtet sekret paralel me shtetin turk, nëpërmjet ithtarëve të tij që gjenden në nivele të ndryshme të shtetit, duke përfshirë Drejtësinë, Ushtrinë, shërbimet e fshehta, diplomacinë etj. Gjithashtu ai ka krijuar një strukturë pushteti edhe në shoqërinë turke, në media, arsim, shoqatat bamirëse etj. Sipas praktikës amerikane, për t? i përdorur ekstremistët kundër njëri-tjetrit, Gulenit iu dha strehim në SHBA në 1999. Erdogan, pasi fuqizoi pushtetin e tij, e sfidoi hapur organizatën e Gulenit duke provuar ta shpërbëjë atë dhe ta pastrojë shtetin nga gulenistët. Shumë gulenistë tashmë gjenden nëpër burgje.
Erdogan, ndonëse e ka shpallur Gulenin terrorist dhe organizatën e tij që vepron në Turqi e quan terroriste, nuk guxon që ta akuzojë Gulenin për atentatin e Stambollit, sepse kështu do të duhej të niste një luftë të tillë ndaj gulenistëve, të cilën ai nuk është i përgatitur ta bëjë, së paku jo për momentin. Shkurt, kështu në Turqi do të niste lufta civile. Nëse lufta e Turqisë kundër kurdëve është një luftë ndëretnike, lufta kundër gulenistëve do të jetë një luftë civile brenda shoqërisë turke. Në këtë pikëpamje, atentati i Stambollit është pikënisja e një lufte speciale kundër regjimit të Erdoganit në Turqi.
Për SHBA është e mirëpritur një luftë civile mes erdoganistëve dhe gulenistëve në Turqi, në mënyrë që t? i eliminojnë të dy palët dhe të vendosin në vend një regjim ushtarak laik, i cili do të ketë mbështetjen amerikane për të kontrolluar vendin me cmimin që të pranojë të lëshojë pjesën turke të Kurdistanit që do t? i bashkohet një shteti kurd. Nuk është cudi që Amerika të gjejë në Turqi klientë të tillë ndër ushtarakët, më së shumti ata të larguar nga Ushtria prej Erdoganit, sepse ushtarakët kanë nostalgji për kohën kur kontrollonin vendin.
Me atentatin e Stambollit gjithsesi ka nisur lufta civile në Turqi dhe kjo do të reflektohet edhe në Shqipëri. Erdogan, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në 2015, kërkoi zyrtarisht që Shqipëria të mbyllë shkollat private të krijuara në vendin tonë nga Lëvizja Gulen. Kjo kërkesë e Erdogan nuk u pranua për shkak të ndikimit amerikan. Por, siç tregoi vizita e Erdogan, vendi ynë është bërë arenë e një lufte speciale mes dy linjave ekstremiste islamike turke, asaj guleniste dhe asaj erdoganiste. Erdogan vuri gurthemelin e ndërtimit të xhamisë së madhe të Tiranës, që financohet dhe kontrollohet nga erdoganistët. Gjithashtu, Erdogan, gjatë vizitës së tij në Shqipëri mori pjesë në një ceremoni fetare zyrtare (të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë) në Prezë, ku një vajzë shqiptare, me veshje islamike, nxënëse e një medreseje, recitoi një poezi për dëshmorët osmanë që kanë dhënë jetën në luftën e shenjtë islamike (Xhihad).
Ashpërsimi i luftës mes gulenistëve dhe erdoganistëve në Shqipëri, në mënyrë të pashmangshme do të bëjë që edhe Shqipëria të shndërrohet në fushbetejë të kësaj lufte. Meqënëse gulenistët ia nisën me atentate në Turqi, herët a vonë do ta bëjnë këtë gjë edhe ndaj objektivave të kundërshtarit në Shqipëri. Erdoganistët do të kundërpërgjigjen duke shënjestruar shkollat guleniste në Shqipëri. Por nuk përjashtohet mundësia që atentatet të kryhen edhe nga shërbime të fshehta të vendeve që janë të interesuar destabilizimin e Shqipërisë, si dhe për shkallëzimin e luftës mes erdoganistëve dhe gulenistëve në Turqi.
Shqipëria duhet të jetë e përgatitur për përfshirjen padashur në një luftë civile të një vendi tjetër në të cilën nuk kemi kauzë dhe interesa, dhe ku vendi ynë gjendet i përfshirë për shkak të marrëzisë së pushtetarëve shqiptarë të dy palëve të politikës, të cilët kanë lejuar që gulenistët dhe erdoganistët të krijojnë bazat e tyre në vendin tonë.
Kryeministri Edi Rama, njëherëz Kryetar i Partisë Socialiste...
Deputetja e PDIU-së Mesila Doda ka reaguar përmes një koment...
Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj duket se ka zgjedhur nd...
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policis...
Prokuroria zgjeron rrethin e hetimit në lidhje me grabitjen ...
Kryeministri Edi Rama ka festuar ditëlindjen në Pallatin Eli...
Një efektiv policie në Tropojë ka qëlluar me armë zjarri nda...
Gazetari dhe analisti Andi Bejtja ka reaguar në lidhje me sh...
Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të shqyrtojë nesër në mbl...
Kosova dhe Franca nënshkruajnë Marrëveshjen financiare për i...
Fëmijët janë nga shtresat shoqërore më të brishta që ka një ...
Vendet e Rajonit mbështesin propozimin e Shqipërisë për të h...
Prej më shumë se një viti proçesi i dezinsketimit nuk është ...
Grabitja spaktakolare e kryer në pistën e aeroportit të Rina...
Ballkani Perëndimor ka kohë që nuk e dikton më rendin e ditë...
Deputeti Eduart Ndocaj ka reaguar pas fyerjeve të historiani...
Në gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, numri i kërkesave ...
Përfshirja e teknologjisë së zgjuar, si sensorë dhe kamera, ...
Bashkia e Tiranës disa muaj më parë vendosi të rrisë çmimin ...
Policia e Korçës ka arrestuar një inspektor të Drejtorisë Ra...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...