Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...
Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të shqyrtojë nesër në mbledhjen e tij mes të tjerave edhe pr/vendimin për dhënien me qira të një sipërfaqeje prej 10 mijë metrash katror, nga të cilat 4310 metra katror kanë pronar të ligjshëm të njohur nga AKPP që prej vitit 1995, por edhe me vendime gjykate të vitit 1999.
Por Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erjon Veliaj duket se nuk njeh as vendimet e AKKP-së dhe as ato të gjykatës, duke iu referuar dy vendimeve të Këshillit të Ministrave që njohin Bashkinë e Tiranës si pronare të objekteve që ndodhen mbi truallin me pronarë të ligjshëm.
Nisur nga kjo llogjikë, Bashkia ka vendosur që sipërfaqen e tokës në vendin e njohur si ish-Galanteria ta japë me qira një subjekti privat, që rezulton në pronësi të Irfan Hysenbelliut. Madje, Bashkia e Tiranës duket se ka shpërfillur edhe institucionin e Avokatit të Popullit, i cili duke pranuar ankesën e pronarëve të ligjshëm i ka drejtuar shkresë zyrtare institucionit të drejtuar nga Veliaj në lidhje me çështjen në fjalë.
Citynews zotëron dosjen e plotë dhe letërkëmbimet mes pronarëve, Bashkisë së Tiranës dhe Institucionit të Avokatit të Popullit, i cili gjithashtu ka kërkuar sqarime nga Kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe punonjësit e institucionit që ai drejton.
Por ajo që ka ndodhur është shpërfillja, çka do të thotë se Bashkia e Tiranës është e vendosur për të çuar deri në fund procesin e dhënies me qira duke anashkaluar pronarët legjitimë. Çështja ndodhet për gjykim në Gjykatën e Strasburgut, e cila mund të vendosë një faturë financiare prej 7 milionë eurosh në lidhje me sipërfaqen në fjalë, çka do të thotë se për një kapricio, në rastin më të mirë nga ana e Kryebashkiakut, shtetit shqiptar ti vendoset një detyrim i tillë për ta paguar.
Pronarët legjitimë të truallit janë munduar të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës, por përgjigjia e marrë prej kësaj të fundit ka qenë surprizuese: ata cilësohen thjesht njihen si pronarë, por prona është e shtetit dhe objektet mbi të të Bashkisë. Nisur nga kjo llogjikë, Bashkia ka vendosur të japë me qira sipërfaqen, e cila do të shndërrohet në një markatë ku mund të punësohen rreth 800 persona.
Ende nuk dihet se me çfarë çmimi ka vendosur Bashkia e Tiranës të japë sipërfaqen me qira, edhe pse pronarët legjitimë janë anashkaluar plotësisht. Nëse çështja përfundon në Strasburg, atëherë Qeveria është e detyruar të dëmshpërblejë pronarin legjitim me shifrën që përcakton kjo Gjykatë.
Gjatë periudhës së fundit, Kryeministri Edi Rama ka apeluar disa herë për ti dhënë fund zgjidhjes së konflikteve në Gjykatën e Strasburgut, për shkak se faturat financiare që mund të paguajë shteti kundrejt pronarëve legjitimë janë tepër të larta.
Nuk dihet nëse Erjon Veliaj i ka parasysh apelet e Kryeministrit, por me zgjidhjen që ka gjetur duke dhënë me qira pronën e pronarëve legjitimë, të cilët mund të kërkojnë përshpejtimin e procesit në Strasburg, fatura financiare në tavolinën e Edi Ramës, mund të shkojë në 7 milionë euro. /citynews/
Kosova dhe Franca nënshkruajnë Marrëveshjen financiare për i...
Fëmijët janë nga shtresat shoqërore më të brishta që ka një ...
Vendet e Rajonit mbështesin propozimin e Shqipërisë për të h...
Prej më shumë se një viti proçesi i dezinsketimit nuk është ...
Grabitja spaktakolare e kryer në pistën e aeroportit të Rina...
Ballkani Perëndimor ka kohë që nuk e dikton më rendin e ditë...
Deputeti Eduart Ndocaj ka reaguar pas fyerjeve të historiani...
Në gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, numri i kërkesave ...
Përfshirja e teknologjisë së zgjuar, si sensorë dhe kamera, ...
Bashkia e Tiranës disa muaj më parë vendosi të rrisë çmimin ...
Policia e Korçës ka arrestuar një inspektor të Drejtorisë Ra...
Polumbarët nuk kanë gjetur asnjë person në automjetin, për t...
Prej disa javësh Task Force pranë Prokurorisë së Tiranës ka ...
Robotët mund të kompensojnë për mungesën e stafit në patrull...
Zyra rajonale e Bashkëpunimit Rinor do të ngrihet në Tiranë,...
Një sasi lënde narkotike e ndarë në 38 pako u sekuestrua nga...
Kryebashkiaku Erjon Veliaj duket se po favorizon hapur bizne...
Mund të mendoni që pajisjet e shtrenjta të sigurisë së rrjet...
Dita e sotme eshte nje feste shume e rendesishme kremtimesh ...
Policia e Sarandës ka arrestuar një shtetas 47-vjeçar për ve...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...