(FOTO) Grabitja në Rinas/ Shefi i komisariatit ishte në gjumë
Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, tha sot g...
Presidenti Bujar Nishani përmes një deklarate bën të ditur se i ka kërkuar agjensive ligjzbatuese zbulimin e plotë të grabitjes së ndodhur 4 ditë më parë në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Nishani deklaron se autorët e kësaj ngjarjeje, apo personat që gjatë kohës së ushtrimit të detyrës lejuan apo dështuan të reagojnë sipas ligjit, duhet të përballen me drejtësinë. Gjithashtu Presidenti bën të ditur se do të kërkojë rritjen efektivisht të masave të sigurisë në standardin që i takon një vendi anëtar të NATO-s.
Reagimi i Presidentit
Kabineti i Institucionit të Presidentit të Republikës është njohur sot me deklarata të lëshuara nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë, në të cilat kërkohet prononcimi dhe angazhimi i Kreut të Shtetit në lidhje me ngjarjen kriminale të grabitjes së ndodhur në pistën e fluturimeve të Aeroportit Ndërkombëtar ?Nënë Tereza?.
Sqarojmë Komisionin përkatës se Presidenti i Republikës ka ndjekur me shqetësim serioz ngjarjen tepër të rëndë që ndodhi në Aeroport.
Kreu i Shtetit dënon me ashpërsi këtë ngjarje tejet të rëndë të ndodhur në një objekt të rëndësisë së veçantë, në një kohë kur është shpallur zyrtarisht rritja e nivelit të rrezikshmërisë dhe shtimi i masave të sigurisë në vijim të sulmeve terroriste në Aeroportin ndërkombëtar të Stambollit dhe në vende të tjera.
Në këtë situatë, duke bashkëndarë shqetësimin serioz me të gjitha organet kushtetuese, Presidenti i Republikës gjykon se përballimi i ngjarjeve të tilla kërkon ushtrimin e kompetencave nga gjithsecili, përfshirë këtu edhe Kuvendin e Shqipërisë, i cili ka të gjithë instrumentet dhe mekanizmat e duhur në dispozicion të tij për kontrollin, hetimin dhe vlerësimin mbi të gjitha institucionet që përgjigjen përpara Parlamentit.
Ky rast tregoi se sa rrezikshmëri dhe kufizim të ushtrimit të pushtetit ka krijuar heqja e një sërë kompetencash kushtetuese të Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në situatat e kërcënimeve të sigurisë kombëtare.
Çdo përpjekje për të minimizuar apo devijuar kompetencat kushtetuese të gjithsecilit nga këto organe do të sillte pasoja të pariparueshme për stabilitetin dhe ruajtjen e sigurisë në vend.
Institucioni i Presidentit të Republikës garanton Komisionin e Sigurisë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë se në ushtrim të funksioneve të tij kushtetuese, për aq sa ato kanë mbetur, do të vijojë të kërkojë nga të gjitha agjencitë ligj-zbatuese:
1 – Zbulimin e plotë të kësaj ngjarjeje;
2 – Vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të saj dhe të personave që gjatë kohës së ushtrimit të detyrës lejuan apo dështuan të reagojnë sipas ligjit;
3 – Rritjen efektivisht të masave të sigurisë në standardin që i takon një vendi anëtar të NATO-s. /citynews/
Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, tha sot g...
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri mësohet të ketë informuar...
Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të kryemin...
Këshilltarët pranë Gjykatave duhet të jenë magjistratë. Kjo ...
Arben Frroku do të dalë përpara Gjykatë së Amsterdamit në da...
Deputeti Ben Blushi akuzon Partinë Socialiste, atë Demokrati...
Deputetja Mimoza Hafizi, në emër edhe të 9 kolegëve të saj t...
Një shtetas 19-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Shko...
Grabitja e ndodhur të enjten në Rinas është bërë pjesë e dis...
Irfan Hysenbelliu, i njohur për lidhjet e tij politike, duke...
Pas kallëzimit të Partisë Demokratike në prokurori për kryem...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është shprehur sot se p...
Duket se përplasjet mes Partisë Socialiste dhe LSI-së, në al...
Partia Demokratike ka paditur në prokurori kryeministrin Edi...
Gjykata e Apelit ka nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë “ar...
A mund të besohet se grabitës si ata të aeroportit “Nënë Ter...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristan...
Apendiks. Mbase ja fut si kau pelës. Ka raste që haberet më ...
Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg pë...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani uron me anë të një me...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...