Qëlloi me armë ndaj një personi/ Arrestohet 19-vjeçari
Një shtetas 19-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Shko...
Deputetja Mimoza Hafizi, në emër edhe të 9 kolegëve të saj të tjerë ligjvënës që deri më tani, kanë mbështetur draftin për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjen e Presidentit të Republikës përmes një referendum popullor, i ka drejtuar një apel deputetëve që të mbështesin në mënyrë individuale me firmë nismën ligjore të bërë publike pak ditë më parë.
Hafizi kërkoi gjithashtu nga PS, PD dhe LSI që të shprehen publikisht nëse mbështesin ose jo zgjedhjen e Presidentit nga populli ose të sqarojnë këtë të fundit sepse nuk janë dakort me një propozim të tillë. Gjithashtu deputetja e PS-së në Qarkun e Shkodrës i ka drejtuar një apel qytetarëve për të firmosur peticionin online mbi zgjedhjen e Kreut të Shtetit përmes një referendum popullor, duke e cilësuar këtë si një goditje mbi sistemin aktual politik.
Deklarata e Mimoza Hafizit
Ne, një grup prej 10 deputetësh, Arta Dade, Luljeta Arapi, Agron Duka, Dashamir Shehi, Eduard Selami, Nard Ndoka, Tahir Muhedini, Vangjel Dule, Ben Blushi, Mimoza Hafizi, deputetë të të gjithë spektrit politik në Parlament, kemi shpallur një nismë për ndryshime kushtetuese, me të cilën kërkojmë që Presidentin e Republikës t?ia japim popullit.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon zgjedhjen e Presidentit nga Parlamenti në 5 raunde votimesh. Nëse Presidenti nuk zgjidhet me 3/5 e votave në tre raundet e para, atëherë në raundin e katërt, Presidenti zgjidhet me shumicën absolute të votave, me një votë më shumë se gjysma, me 71 vota nga 140 që ka parlamenti aktual.
Kështu ka ndodhur dhe kështu do të ndodhë sërish, nëse kjo praktikë kushtetuese, nuk ndryshon.
Kjo praktikë kushtetuese ia njeh të drejtën vetëm partive të vendosin për Presidentin e Republikës, dhe jo qytetarëve.
Kjo praktikë kushtetuese nuk përfill mendimin e qytetarëve, të cilëve u mohohet e drejta të zgjedhin me votë direkte Presidentin e Republikës, siç bëjnë shumë popuj të tjerë.
Kjo praktikë kushtetutese e kthen Presidentin në një figurë të dobët dhe të varur nga një shumicë parlamentare.
Kjo praktikë kushtetuese nuk garanton që Presidenti të jetë një institucion mbi palët dhe jashtë palëve.
Shqipëria ka vuajtur shumë nga vendimet dhe marrëveshjet e partive politike. Këto vendime nuk kanë prodhuar më shumë demokraci, më shumë mirëqenie dhe integrim më të shpejtë në Bashkimin Europian.
Sot partitë janë mbi popullin dhe vendimet e tyre nuk konsultohen dhe nuk ankimohen dot.
Por historia ka provuar se, kur vota e popullit nuk respektohet, mirëqenia cënohet.
Për këtë shkak ne, grupi prej 10 deputetësh, kemi propozuar që Presidenti i Republikës së Shqipërisë të zgjidhet nga populli dhe jo nga partitë në parlament.
Kjo mënyrë zgjedhjeje që aplikohet që nga SHBA, Franca, Brazili, Turqia, Sllovenia, Kroacia, Polonia, Rumania, Serbia apo Mali i Zi, nuk synon të ndryshojë natyrën parlamentare të Republikës sonë.
Shqiperia do vazhdojë të mbetet një Republikë Parlamentare, pavarësisht nga forma e zgjedhjes së Presidentit.
Sot, 67% e vendeve të Europës i japin të drejtë popullit për të zgjedhur Presidentin e vet.
Nëse ky ndryshim kushtetues, që ne propozojmë, për zgjedhjen e Presidentit nga populli, miratohet, shqiptarët do kenë mundësi të vendosin për figura dhe personalite tek të cilat ata kanë besim se do të mbrojnë interesat e tyre kombëtare dhe shoqërore.
Që prej gati një jave, grupet parlamentare nuk shprehen nëse janë dakord apo jo. i pyesim sot partitë PS, PD, LSI, a janë për zgjedhjen e Presidentit nga populli? Nëse janë, pse nuk firmosin amendamentin? Nëse nuk janë, tua sqarojnë shqiptarëve pse nuk duan që Presidenti tu jepet atyre.Eshtë kaq e thjeshtë!
Ne dyshojmë se tre partitë nuk e duan Presidentin nga populli, por duan ta vendosin vetë. Ashtu siç vendosin edhe për emrat e deputetëve. Se sot partitë janë mbi popullin.
I kërkojmë deputetëve të Parlamentit, secilit prej tyre, të firmosin dhe të miratojnë ndryshimin kushtetues për zgjedhjen e Presidentit nga populli.
Kjo kauzë, vota e sovranit popull në proceset demokratike të vendit i përket të gjithëve.
Prandaj, prej 4-5 ditësh, kemi nisur një peticion elektronik në një nga faqet më serioze të botës që organizojnë peticione: change.org
Gati 8000 shqiptarë kanë nënshkruar deri tani. Një numër rekord, që tregon se shqiptarët e duan ndryshimin. Ata duan që ta zgjedhin vetë Presidentin e Republikës.
Me qindra janë komentet pozitive të firmëtarëve ! Hyni në faqe ! Firmosni ! Ushtroni demokracinë direkte ! Firma juaj do të jetë presioni më i madh mbi partitë e vjetra!
Çdo firmë është një goditje mbi sistemin aktual politik. Nënshkruani për ta ndryshuar këtë sistem! Nënshkruani për t?i dhënë mundësi vetes për të vendosur për fatin e vendit tuaj! /citynews/
Një shtetas 19-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Shko...
Grabitja e ndodhur të enjten në Rinas është bërë pjesë e dis...
Irfan Hysenbelliu, i njohur për lidhjet e tij politike, duke...
Pas kallëzimit të Partisë Demokratike në prokurori për kryem...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është shprehur sot se p...
Duket se përplasjet mes Partisë Socialiste dhe LSI-së, në al...
Partia Demokratike ka paditur në prokurori kryeministrin Edi...
Gjykata e Apelit ka nuk e ka ndryshuar masën e sigurisë “ar...
A mund të besohet se grabitës si ata të aeroportit “Nënë Ter...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristan...
Apendiks. Mbase ja fut si kau pelës. Ka raste që haberet më ...
Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg pë...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani uron me anë të një me...
Nga viti 2000 deri më 30 Qershor 2016, kanë ndodhur 3 vjedhj...
Disa ditë pas largimit të Britanisë nga BE, lideri i Ukip, G...
Asnjë shtet i Evropës nuk po goditet aktualisht kaq fort nga...
Policia e Durrësit ka vijuar zbatimin e planit të masave rru...
Almiri, 4 vjeç nga Kumanova u përplas me makinë nga një shte...
Ambasadori i OSBE, Robert Wilton, ka folur sot nga qyteti i ...
Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...