Europa përfshihet nga vala e të nxehtit, Italia në alarm me temperatura deri në 45°C
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Nga viti 2000 deri më 30 Qershor 2016, kanë ndodhur 3 vjedhje spektakolare në Shqipëri, jo vetëm përsa i takon shumave monetare, por edhe mënyrës sesi ato janë kryer. E veçanta në të tre vjedhjet e kryera, nga thesari i Shtetit që ruhej në tunelet e Krrabës, tek vjedhja e thesarit të Bankës së Shqipërisë dhe së fundmi grabitja e kryer në Rinas, është se Ilir Meta ka qenë pjesë e pushtetit qeveritar. Ndoshta fati i keq e ndjek Kryetarin aktual të Kuvendit, njëherëz edhe Kryetar të LSI-së, që sa herë ndodhet në pushtet apo pjesë e mazhorancave qeverisëse, të ndodhin vjedhje masive apo spektakolare.
Vjedhja e thesarit në Krrabë
16 vite më parë në tunelet e sigurisë në Krrabë u vodhën rreth 280 kg ar. Qeveria kryesohej nga Ilir Meta, ndërsa tunelet e Krrabës konsideroheshin ndër më të sigurtat përsa i takon ruajtjes së thesarit të shtetit. Vjedhja u denoncuar në atë kohë nga Partia Demokratike, më konkretisht kreu i saj në atë kohë, Sali Berisha. Por deklaratat e Berishës nuk u morrën në konsideratë, u cilësuan në atë kohë thjesht si sulme politike dhe spekulime, ndërsa vetëm pas 6 muajsh u provua se thesari i Krrabës ishte vjedhur. Hetimet për ngjarjen në fjalë nuk zbardhën kurrë sasinë e floririt të vjedhur në Krrabë, madje edhe autorët e saj, ndërsa për një nga vjedhjet më spektakolare do të akuzoheshin disa fshatarë të zonës, të cilët kishin vjedhur sasisë e arit duke e ngarkuar në mushka.
Vjedhja e thesarit të Bankës së Shqipërisë
Në vitin 2014, pra 14 vite pas vjedhjes së thesarit të Krrabës, një tjetër thesar do të vidhej, ai i Bankës së Shqipërisë. Këtë rradhë vjedhja ishte në plot 713 milionë lekë, të cilat ruheshin në degën e thesarit të BSH-së, ndërsa pas vjedhjes u arrestuan disa nga punonjësit e Bankës, përfshi këtu edhe ish-Guvernatorin Ardian Fullani. Ky i fundit u zgjodh si Guvernator fillimisht në 2004 me votat e deputetëve socialist, të cilët qeverisnin vendin në atë kohë. Ndërsa në 2011 u rizgjodh për një tjetër mandat 7 vjeçar, ku pjesë e qeverisjes së vendit ishte Ilir Meta. Madje rizgjedhja e Fullanit në këtë detyrë përkoi me plasjen e video-skandalit Meta-Prifti, për të cilin Kreu i LSI-së u përballë në Gjykatën e Lartë, ku fitoi pafajësinë. Zgjedhja e Fullanit dhe gjyqi ndaj Metës ndodhën në të njëjtën javë, me një diferencë vetëm dy ditësh. 3 vite në mandatin e dytë ish-Guvernatorit Fullani, ndodhi edhe grabitja në Thesarin e BSH-së, ndërsa Ilir Meta këtë rradhë ishte pjesë e qeverisjes së drejtuar nga Edi Rama. Edhe në vjedhjen e dytë të madhe të kryer, Ilir Meta ishte në krahun e Qeverisë.
Vjedhja e milionave në Rinas
Më 30 Qershor 2016 në pistën e aeroportit ndërkombëtar ?Nënë Tereza? në Tiranë u vodhën plot 83 kg kartmonedha euro, ndonëse zyrtarisht nuk ka një shifër mbi milionat e grabitura. Mund të konsiderohet një nga vjedhjet më spektakolare, për faktin se një ditë përpara se ajo të realizohej, Policia e Shtetit do të deklaronte shtimin e masave të sigurisë në aeroport. Pas vjedhjes së kryer nisi një debat në distancë mes kompanisë private të sigurisë së aeroportit dhe Policisë së Shtetit mbi masat e sigurisë në të vetmin aeroport ndërkombëtar në Shqipëri. Por përgjegjësia duket se zbret deri tek Ministria e Transporteve, nga e cila varet edhe Autoriteti i Aviacioni Civil. Në krye të ministrisë së Transporteve është Edmond Haxhinasto përfaqësues i LSI-së në qeverisje. Megjithëse masat e sigurisë në aeroport i përkasin policisë së shtetit, kjo e fundit pretendon se ka informuar instancat përkatëse, përfshi edhe Ministrinë e Transporteve mbi mungesën e sigurisë në Rinas. Edhe në këtë ngjarje spektakolare, e cila duket se do të shoqërohet me një reformim total të sigurisë në vend, Meta, ndonëse në postin e Kryetarit të Kuvendit, ndodhet në mazhorancën qeverisëse.
Fati i keq i tij, që sa herë ndodhet në pushtet, ndodhin grabitje spektakolare jo vetëm në sasi, por edhe në sigurinë e vendeve që cënohen. /citynews/
Disa ditë pas largimit të Britanisë nga BE, lideri i Ukip, G...
Asnjë shtet i Evropës nuk po goditet aktualisht kaq fort nga...
Policia e Durrësit ka vijuar zbatimin e planit të masave rru...
Almiri, 4 vjeç nga Kumanova u përplas me makinë nga një shte...
Ambasadori i OSBE, Robert Wilton, ka folur sot nga qyteti i ...
Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” ...
Kulla e Sahatit, një nga simbolet më të rëndësishme dhe iden...
Po, po mos u çudisni, fare kështu ka ndodhur. Dje z.Frangaj ...
Policia e Korçës ka arrestuar një shtetas 21-vjeçar pasi dhu...
Gjykata do të përcaktojë sot masën e sigurisë për 5 personat...
Sipas përshtypjeve të lexuesve sondazhi të revistës turistik...
Deputeti i LSI-së, Luan Rama, është shprehur kritik ndaj sig...
Gjashtë vendet e Ballkanit do të mblidhen sot në Paris (4 ko...
Janë gati 8 mijë firma të mbledhura për peticionin online, P...
Në një deklaratë për shtyp pas grabitjes të disa miliona va...
Bytha juj hante nat’ për nat’ përshesh me kos. U bo bytha ju...
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka përshëndetur sot qëndrimi...
Një shtetas 60 vjeçar është gjetur i mbytur tek kodrat e Li...
Një anije kozmike amerikane pritet t’i afrohet planetit Jupi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...