46 ditë protestë/ Mbahet sot tubimi i radhës kundër qeverisë
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Presidenti Bujar Nishani ka vlerësuar Shoqatën Çamëria me dekoratën ?Gjergj Kastrioti Skëndërbeu?, me rastin e 25 vjetorit të themelimit të saj. Nishani u shpreh se kjo Shoqatë dekorohet në shenjë vlerësimi për kontributin e vyer e të pamohueshme që kanë dhënë ndaj çështjes çame.
Në këtë veprimtari nderimi ishin të pranishëm Nënkryetari i Parlamentit Shpëtim Idrizi, kryetari i Nderit i PDIU-së Tahir Muhedini, kryetari i ?Shoqatës Çamëria? Abaz Hado si dhe anëtarë të bashkësisë çame.
Kreu i Shtetit vlerësoi veprimtarinë e Shoqatës me një shtrirje më të madhe në hapësirë dhe në kohë dhe me rrënjë të thella historike dhe atdhetare.
?Që në epokën e artë të Rilindjes të parët tuaj me pushkë e penë, dhe këtu kam parasysh me dhjetëra e qindra patriotë, por do të përmend njërin prej tyre, shumë të veçantë të historisë kombëtare: Hasan Tahsinin, ose si njihej ndryshe Hoxha Tahsin ? e deri në fitimin e Pavarësisë ku mes shumë të tjerëve, spikati Abedin Dino ? pra të gjithë ata janë shquar ngaherë për kontributet të qenësishme në përpjekjet e pareshtura për liri, dije, arsim dhe kulturë. Në këto njëqind e katër vjet ekzistencë të Pavarësisë së shtetit shqiptar, bashkësia çame ka pasur një përfaqësim jo vetëm intelektual, por edhe qenësisht kontribuues të çështjes kombëtare, të ruajtjes së gjuhës shqipe, zakoneve, traditave të vyera, kulturës sonë kombëtare identifikuese. Deri në ditët tona, çamët të përhapur në pothuajse të gjitha zonat dhe qytetet e Shqipërisë nga jugu në veri, nga Saranda e Vlora, në Fier, Durrës e Tiranë e deri në Shkodër, kudo ku jetojnë e punojnë, kanë spikatur për ruajtjen me fanatizëm të identitetit, të zakoneve fisnike, të gjuhës së pastër shqipe, të muzikës dhe folklorit tonë karakteristik. Vallja tipike para litarit e Osman Takes është një shembull i përkryer i thesarit të çmuar etno-kulturor çam, por jo vetëm, sepse ajo u bë aq e njohur sa fama e saj ka kapërcyer me kohë edhe kufijtë e rajonit tonë ballkanik. Jeta tragjike dhe vepra letrare e Bilal Xhaferit është bërë e njohur deri matanë oqeanit në Amerikën e largët, ku ai u shua para kohe kur ende kishte shumë talent, fuqi dhe dëshirë për të krijuar e për t?iu përkushtuar më tej vlerave tuaj që i përfaqësoi me aq besnikëri?, theksoi Nishani.
Më tej Presidenti Nishani theksoi rolin që ka pasur në bashkësinë çame ?Krijimi i Shoqatës Patriotike ?Çamëria? më 10 janar 1991, në saje edhe të përpjekjeve të Abaz Dojakës në fillimet e demokracisë: ?Ajo shënoi jo vetëm themelimin e një shoqate ombrellë për të gjithë ju, çamët krenarë, por i dhuroi mbarë shoqërisë shqiptare edhe një shembull të çmuar se si një bashkësi është në gjendje të shtrëngojë radhët e saj dhe të ruajë, zhvillojë e t?i pasurojë më tej denjësisht të gjitha vlerat e rralla atdhetare, kulturore dhe tiparet thellësisht identifikuese. Ju, që përfaqësoheni e njësoheni me ?Shoqatën Patriotike Çamëria? keni në aradhen tuaj të veprimeve, angazhimeve, kontributeve, vlera të patjetërsueshme dhe dinjitet duke u renditur krenarë krah për krah me shoqatat simotra anembanë në çdo cep të Shqipërisë, të cilat ruajnë, pasurojnë dhe zhvillojnë më tej xhevahiret e vyer të kurorës sonë të hijshme historike, kulturore dhe identifikuese. Shoqata Patriotike ?Çamëria? ka 25 vjet që me meritë, me zgjuarsi e me aq maturi ka ditur të hedhë hapa të rëndësishme në evidentimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes çame. Ky mision i juaji, i Shoqatës suaj të nderuar, i kontributeve të atyre burrave dhe grave që krijuan këtë shoqatë dhe sot atë e kanë lartësuar me dinjitet në mozaikun e nderimeve që i bëhen kombit, janë argumenti më bindës edhe për Institucionin e Presidentit të Republikës në këtë ceremoni vlerësimi dhe nderimi?, tha Presidenti Nishani.
Kreu i Shtetit e konsideroi vlerësimin me Dekoratën e lartë ?Gjergj Kastrioti Skënderbeu? të Shoqatës Patriotike ?Çamëria?, edhe si një rast ?për të evokuar dhe ndriçuar momente të rëndësishme të jetës historike, publike, kulturore dhe etnografike të një shoqate që meriton vlerësim të lartë nga gjithë institucionet vendimmarrëse të shtetit shqiptar, në mënyrë që çështja çame dhe kauza për zgjidhjen e të drejtave të këtij komuniteti të jenë në agjendën e së ardhmes për diplomacinë, këdo faktor dhe gjithë potencialin intelektual të shoqërisë shqiptare. Suksese të mëtejshme në misionin tuaj fisnik dhe atdhetar!?, tha Nishani.
Në këtë fillim të nxehtë vere, Edi Rama dhe Ilir Meta janë b...
Grabitja e kryer në aeroportin Nënë Tereza në Tiranë 4 ditë ...
Në kuadër të Samitit të Parisit, u mbajt në kryeqytetin fran...
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, është etiketuar me emra...
Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” ...
Tre makina janë përfshirë nga zjarri pak më parë në një qend...
Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim një 13 vjeçare për ...
Ka qënë ky thelbi i letrës së z.Lanti drejtuar z.Miri. Në te...
Nuk me vjen aspak keq per veten sesa per profesionin. Eshte ...
Presidenti Bujar Nishani përmes një deklarate bën të ditur s...
Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, tha sot g...
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri mësohet të ketë informuar...
Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të kryemin...
Këshilltarët pranë Gjykatave duhet të jenë magjistratë. Kjo ...
Arben Frroku do të dalë përpara Gjykatë së Amsterdamit në da...
Deputeti Ben Blushi akuzon Partinë Socialiste, atë Demokrati...
Deputetja Mimoza Hafizi, në emër edhe të 9 kolegëve të saj t...
Një shtetas 19-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Shko...
Grabitja e ndodhur të enjten në Rinas është bërë pjesë e dis...
Irfan Hysenbelliu, i njohur për lidhjet e tij politike, duke...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...