web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhuna në familje/ Rrahu fëmijët në Korçë, arrestohet 50 vjeçari

29 Qershor 2016, 09:58, Aktualitet CNA

Një shtetas 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi akuzohet për dhunë ndaj fëmijëve të mitur.

Burime nga policia thanë se i arrestuar është shtetasi Arben Hajdinllari, 50 vjeç, banues në Korçë, (me precedent të mëparshëm penal për veprën ?Dhuna në Familje?)

Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas ka keqtrajtuar në banesën e tij, si edhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj dy fëmijëve të tij të mitur, shtetases XH.H, 12 vjeç dhe shtetasit M.H, 7 vjeç, ndaj të cilëve ditën e djeshme, është plotësuar edhe kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: ?Dhuna në familje dhe ?Keqtrajtim i të miturve?.





Lajmet e fundit nga