Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Sekuestrohen dokumentet e AKU-së për Sori-Al
Policia ka sekuestruar dokumentet e AKU për Sori-Al. Prok...
Policia ka sekuestruar dokumentet e AKU për Sori-Al. Prok...
Po shfletoja qetësisht gazetat online, derisa u ndesha me një video të realizuar dje në Kavajë. Ervin Roshi, kryetari i Bashkisë mori masën ?arrest shtëpie? dhe qindra qytetarë vërsulën për t?i treguar sërisht gjithë mbështjen e tyre të pakufizuar. Në videon që preka më lart dalin dy qytetarë kavajas, ku njëri krahason Roshin me Mandelën, veçse jo me atë nga Afrika e Jugut që njohim të gjithë, por me Mandelën e Brazilit që jeton akoma. Ndërsa tjetra, një grua në moshë, është shumë e merakosur pse qeveria po i bie në qafë kryetarit të tyre të Bashkisë, që e shndërroi, thotë ajo, Kavajën në mbretëri. E ndoqa disa herë dhe sa më shumë e shihja aq më shumë revoltohesha. Trishtim i madh. Mungesë shprese e çdo ndjesi tjetër me nota negative, kur sheh se si është katandisur populli yt, vendi ku jeton dhe mbase ke ndërtuar edhe shpresa për të ardhmen.
Pikërisht kjo video, u bë shkas për këto rradhë. Jo se dua të merrem me Roshin e as me atë që përfaqëson ai. Por, ka diçka shumë më të rëndësishme. Dua të merrem me sëmundjen e rëndë që ka tharë trurin e shqiptarëve dhe i bën ata tmerrësisht qesharakë në sytë e botës. Dy protestat ? manifestimet e organizuara në Kavajë që mbështetnin kryetarin e Bashkisë, janë një këmbanë e fortë alarmi. E para, vinte pas dorëheqjes nga detyra e Roshit. Ishte fort e pakuptueshme (po përdor fjalën më të butë të mundshme), që njerëzit të derdheshin në shesh për të kundërshtuar një vendim ligjor. Dukej sikur ligji po u rrëmbente atyre ?heroin? e tyre me pa të drejtë. Në shesh për të kundërshtuar ligjin. Dëshpëruese për një vend që kërkon t?i bashkohet familjes së vendeve më demokratike në botë. E dyta, kishte nota akoma më të forta të një tragji-komedie. Njerëz, me njëmijë e një halle, shqetësohen se po ju ?dhunohet? kryebashkiaku i tyre dhe betohen se do ta mbrojnë me kokë e me jetë. Flitej për lulëzim të qytetit dhe për mbretëri, por në fakt përpos disa fasadave, nuk e di për çfarë e kishin fjalën.
Këtu nuk bëhet fjalë, nëse ishin të drejta apo të gabuara ato dy protesta, (po i quaj kështu). Nuk ka ndonjëfarë diskutimi teorik. Do ishte luks i madh. Problemet e vendit tonë janë aq qartësisht të ekspozuara sa nuk ka nevojë për analiza apo zhbirime. Ka të bëjë me mënyrën tej mase të gabuar si është ndërtuar kjo shoqëri që në themelet e saj. Kur dëgjon të flasin njerëz të tillë, kupton se pse ky vend është në këtë farë gjendje. Bëhet e qartë një fakt tejet i rëndësishëm. Që nuk janë politikanët fajtorë për këtë derexhe. Sigurisht edhe ata janë. Por, së pari është populli, shoqëria, njerëzit, shqiptarët pra. Sepse mbështetja e shoqërisë i forcon ata njerëz, aq sa i mbështesin edhe kur shkelin ligjin. Prandaj duhet të merremi me shoqërinë. Çdo shqiptar me dy pare mend në kokë, duhet të përpiqet që ta shkulim nga rrënjët këtë mendësi vetshkatërruese që është kultivuar kaq shumë ndër shqiptarë. Ky realitet do ndryshuar. Nuk është zgjedhje, është zgjidhja e vetme. Përndryshe ky vend do vazhdojë të lëngojë edhe për shumë kohë nga sëmundjet e tmerrshme që prodhon injoranca./Marash LOGU
Vdekja aksidentale e 24 vjeçarit nga qyteti i Korçës në muaj...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, shkruan se plagosja...
Erdhi momenti kur korrupsioni shtetëror që ka në dorë votat...
Policia e Lezhës ka dhënë detaje të reja për ngjarjen e ndod...
Partia Demokratike ka reaguar për plagosjen e kreut të FRPD-...
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shkëmbimi...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste ka dalë sot kundër linjës ...
Ish-Drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë, Sajmir Kurti, i njo...
Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës kan...
Ish-drejtori socialist i Zyrës së Punës në Kavajë, Sajmir Ku...
Tre persona kanë mbetur të plagosur në Kavajë pasi janë qëll...
Mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale është publikuar testi ...
Sekretari i Pergjithshem i PD-se, Arben Ristani ne nje dalje...
Ministria e Arsimit ka konfirmuar se testi për i matematikës...
Gjykata e Shkodrës ka ndryshuar masën e sigurisë për drejtor...
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të grabitjes së mbrëm...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Tiranë –D...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke iu përgjigjur pyet...
Prokuroria e Korçës kërkon 76 vjet burgim për 6 persona, pje...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Evropën, duke ...
Një histori prekëse sakrifice ka dalë nga tragjedia e tërm...
Janë bërë 25 vjet nga ekstradimi i Sllobodan Millosheviçit...
Izraeli është pajtuar të tërhiqet nga dy zona në Libanin j...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...