Ndryshon ligji për sigurimin motorik/ Forcohen rregullat për dëmshpërblimin
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka përgatitur disa ndrys...
Elvi Fundo
Kreu i qeverisë Edi Rama, në një dalje të fundit publike deklaroi se sistemi i drejtësisë ishte i kapur nga Partia Demokratike dhe specifikisht ai tha se: 16 nga 17 anëtarë të gjykatës së lartë janë zgjedhur nga Sali Berisha dhe PD, duke përjashtuar nga kjo zgjedhje vetëm kreun e gjykatës, Xhezair Zaganjori.
Citynews nxori të dhënat e plota që nga viti 2005, ku përfshihen të gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë. Pra, procesi i zgjedhjes së tyre. Do të sjellim me detaj çdo emër, çdo datë votimi, numrin e saktë të votave dhe kush i ka votuar. Por, në përfundim, na rezulton, fatkeqësisht siç ndodh shpesh herë se kreu u qeverisë z. Edi Rama prapë gënjeu. Ne e kemi kapur duke gënjyer dhe për këtë do të sjellim të gjitha faktet se sa gënjeshtar është ai, duke përdorur çdo të dhënë të saktë apo jo, që ai ka deklaruar në konferencën për shtyp.
Fillojmë me anëtarin Ardian Dvoranin, i çuar nga Presidenca në 17 shkurt 2005 dhe zgjedhur në 24 shkurt të po atij viti, me 88 vota pro dhe 21 vota kundër. Zoti Dvorani është prej gati 11 anëtar i gjykatës së Lartë dhe përpara se të merrte këtë post ka qenë drejtori i kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë gjatë qeverisjes së parë socialiste.
Ardian Nuni, është zgjedhur në 4 qershor 2007 dhe ka marrë 74 vota pro dhe 18 kundër. Nga këto vota kundër, ka disa përfaqësues të PD-së dhe të PS-së, por zoti Nuni ka marrë edhe vota nga socialistët. Fakt që zoti Rama mund ta kujtojë edhe me një grup rebelësh në atë kohë që po dilte në PS.
Arjana Fullani, bashkëshortja e ish-guvernatorit Ardian Fullani, është zgjedhur në datë 28 korrik të vitit 2008 si anëtarë e Gjykatës së Lartë me 105 vota pro dhe 30 kundër. Kandidaturë konsensuale që ka marrë votat e PS. Në asnjë rast, nuk mund të thuhet se është kandidate e Sali Berishës kur e ka zgjedhur Partia Socialiste.
Në të njëjtën datë është zgjedhur me 102 vota pro, 31 kundër dhe vetëm 3 abstenime, Evelina Qirjako, edhe kjo kandidaturë e votuar nga Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar.
Guxim Zenelaj, është zgjedhur anëtar i Gjykatës së Lartë me 98 vota pro, 38 kundër dhe vetëm 2 abstenime. Kandidaturë që është parë si një emër afër ish zv. kryeministrit të atëhershëm, ilir Rusmajli, por edhe pse ?afër? të djathtës, duket si kandidaturë e zgjedhur me konsensus PD-PS.
Aleksandër Muskaj, është zgjedhur në po atë kohë, anëtar i Gjykatës së Lartë me 102 vota pro dhe 23 kundër, ka vetëm një abstenim. Kandidaturë e zgjedhur me konsensus PD-PS.
Mirela Fana (Gjylameti), është zgjedhur anëtare e Gjykatës së Lartë me 79 vota pro, numër votash të cilin PD nuk e kishte. Kujtojmë zgjedhjen e Bamir Topit me votat e ?rebelëve? në Partinë Socialiste.
Majlinda Andrea dhe Andi Çeliku, janë dy anëtarë të Gjykatës së Lartë, të cilët janë kandidaturat e vetme që në fakt dukej qartazi se janë të zgjedhura si pjesë e lojës dhe pazarit të Bamir Topit dhe Ina Ramës, atëherë Prokurore e Përgjithshme. Kujtojmë se këto dy kandidatura kanë marrë nga 74 dhe 72 vota pro. Votat të një aleance PS+LSI+PBDNJ dhe disa vota të grupit të Bamir Topit në parlament. Kujtojmë Gazmend Oketën, Sami Gjergjin apo Sali Shehun dhe ndonjë tjetër.
Në vitin 2010 është zgjedhur anëtar i Gjykatës së Lartë Medi Bici me 71 vota. Partia Socialiste, nuk ka qenë e pranishme në parlament në zgjedhjen e tij, pasi ishte duke kërkuar hapjen e kutive.
Janë dhe dy anëtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë. Edmond Ismailaj dhe Shkëlzen Selimi, të cilët janë zgjedhur me 72 vota në qershor të vitit 2011. Partia Socialiste nuk ka qenë në parlament, kujtojmë bojkotin e saj menjëherë pas humbjes në zgjedhjet lokale të 2011, kur Edi Rama dorëzoi bashkinë e kryeqytetit.
Artan Zeneli është kandidatura e fundit e çuar nga Bamir Topi si President i Republikës. Ai është zgjedhur në Korrik të vitit 2012 me 115 pro, 2 kundër dhe 2 abstenime. Pra, një kandidaturë që duket të jetë konsensuale.
Në prill të vitit 2013, janë zgjedhur anëtarë të Gjykatës së Lartë Admir Thanza, Tom Ndreca dhe Artan Broci. Dy të fundit kanë nga 71 vota pro, ndërsa Thanza 72 vota.
Duke lexuar numrin e votave që ka marrë çdo anëtar i Gjykatës të Lartë, duke përjashtuar kryetarin, të cilin edhe vetë Rama e pranon, rezulton se të paktën 10 anëtarë të Gjykatës së Lartë të jenë votuar edhe prej socialistëve dhe LSI-së. Pra, nuk janë zgjedhur vetëm me votat e PD-së dhe Berishës, por me konsensus politik apo dhe urdhër për një votim me emra të caktuar të cilët i interesonin opozitës së djeshme, në mazhorancë sot.
Një fakt tjetër tregon qartazi se 6 anëtarë të Gjykatës së Lartë, të cilët janë zgjedhur me minimumin e votave, kanë atë numër sepse në të dyja momentet kur janë zgjedhur, Partia Socialiste ka qenë në bojkot. Herën e parë ?Hap kutitë ose largohu? dhe të dytën për humbjen e zgjedhjeve lokale.
Në rast se do ti hedhim një sy listës në total, të gjithë anëtarët e Gjykatës së Lartë, janë votuar pa përjashtim (ata që janë nga viti 2009 e në vazhdim) nga LSI-ja e cila sot është në qeveri me Edi Ramën dhe anëtarët e Gjykatës të zgjedhur me votat e saj nuk mund të jenë vetëm të Saliut, por edhe të Ilir Metës që është në qeveri.
Në mbyllje, duhet të theksojmë se gjykatësit që janë pjesë e trupës së Gjykatës së Lartë, janë në shumicë absolute të zgjedhur me konsensus, gjykatës të cilët kanë marrë votat edhe të Saliut edhe të Edit edhe të Ilirit. Gjithashtu, një fakt tjetër që nuk mund të anashkalohet është konferenca për shtyp e kryeministrit Rama disa ditë më parë, që na tha se 16 anëtarë të Gjykatës së Lartë, i ka zgjedhur PD-ja dhe Saliu. Në fakt, sipas të dhënave zyrtare që ne kemi mbledhur, Edi Rama dhe grupi parlamentar i PS-së, ka votuar shumicën e tyre. Nuk i ka votuar vetëm kur nuk ka qenë e pranishme në parlament. Por ata janë vetëm 6 nga 16.
Gjykatën e Lartë, kreu i qeverisë e shpalli si trupë politike të zgjedhur nga PD-ja, por nuk mund të fshehë dot të vërtetën me gënjeshtra ndaj opinionit publik. Është ky kryeministër, i cili ka zgjedhur shumicën e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, me konsensus ose jo, pasi kemi edhe rastet që në bashkëpunim me LSI-në dhe parti të vogla në parlament, i tronditi jo pak pozitat e PD-së kur Rama, ?dashurohej? në distancë me Bamir Topin. Këto janë faktet dhe kjo është e vërteta. Më poshtë po sjellim tabelën e plotë, me data se kur Presidenti Bamir Topi apo më pas Bujar Nishani, ka çuar dekretet në Gjykatën e Lartë. Por edhe këtu bie në sy një fakt. Është vetëm një anëtar i Gjykatës së Lartë i propozuar nga Presidenti, Alfred Mosiu, dhe 3 të propozuar nga Bujar Nishani. Të gjithë të tjerët janë propozuar nga aleati i Edi Ramës në qeveri, ish Presidenti Bamir Topi.
Kryeministri i vendit u kap duke gënjyer prapë shqiptarët, në emër të Reformës në Drejtësi dhe çdo gënjeshtër që bën në emër të saj, tregon vetëm se ai ka vendosur që të mbajë nën presion dhe të nënshtrojë jo vetëm anëtarët e Gjykatës së Lartë, të cilët në shumicë i ka votuar edhe vetë, por çdo nivel të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, që ?guxon ? dhe jep vendime kundër tij në respekt të ligjit, vendime të cilat nuk i pëlqejnë kryeministrit, i cili si një diletant dhe amator në politike gënjen publikisht. Faktet janë të gjitha më sipër./citynews
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka përgatitur disa ndrys...
Nga Vladimir KarajPak kohë para se të dënohej në Itali për l...
Partia Partia Bashkimi për te Drejtat e Njeriut ka vlerësuar...
Policia e Vlorës ka asgjësuar rreth 4093 rrënjë bimë narkoti...
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së ka sulmuar sot ish-ambasa...
Kush është “Lolita”, pyesin shumë njerëz, për faqen “Lolita”...
Ministria e Punëve të Brendshme shpall kërkesën për shpronës...
Kreu i Kuvendit Ilir Meta është fotografuar sot në mesditë n...
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, ka reaguar menjëherë ...
Pasi Gjykata e Apelit riktheu në detyrë Drejtorin e Përgjith...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha gjatë një konf...
Gjykata e Tiranës liroi sot kryebashkiakun e Kavajës, Elvis ...
Bashkia e Pogradecit ka nisur prerjen e pemëve në parkun e l...
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka dënuar me një vit bu...
Kryeministri Edi Rama, përmes një letre publike për tifozët,...
Mund t’iu duket tërheqëse droga. Mund t’ua ushqejë fantazinë...
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, u shpreh g...
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, i ka dhënë...
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest shtëpie”...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka s...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Një përleshje fizike ka shpërthyer në Parlamentin e Gjeorg...
Lideri i Hezbollahut, Naim Qassem, deklaroi të shtunën se ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur rezulta...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Europën, duke ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...