Detaje nga të shtënat me armë në Sarandë/ Dyshohet për atentat
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Kryeministri Edi Rama, përmes një letre publike për tifozët, lojtarët dhe trajnerit të kombëtares shqiptare, shkruan se ndjehet i hidhëruar për renditjen e Shqipërisë në Euro 2016, renditje e cila sipas tij nuk tregon atë çfarë shfaqën futbollistët në fushë.
Rama shprehet se pavarësisht humbjes, skuadra bëri krenarë një popull të tërë. Më tej, kryeministri shkruan se Europiani ynë nuk ka mbaruar ende. Ai këshillon lojtarët se duhet të besojnë tek vetvetja.
Mesazhi i plotë i Ramës
Fort të dashur çuna,
I dashur Gianni,
Vëllezër kuqezinj,
jo sa ju, po si ju edhe unë dhe 10 milionë shqiptarë, ndjehemi sot të hidhëruar me pozicionin e Shqipërisë në tabelën e grupit. E cila nuk tregon çfarë ju shfaqët në dy ndeshjet e jashtëzakonshme që keni zhvilluar. E mbrëmshmja ishte ndoshta ndeshja më e bukur e historisë së Kombëtares. Dhe fundi i saj i pamëshirshëm nuk e zbeh aspak shkëlqimin e lojës suaj ekzaltuese për 89 minuta me radhë.
Të 24 mijë shqiptarët e pranishëm në shtëpinë e pretendentëve më të mëdhenj për kampionë të këtij Europiani, nuk dolën dot të gëzuar nga stadiumi madhështor i Marsejës. Por padyshim dolën shumë krenarë për ju. Krenarë për ju u larguan nga sheshet e mbushura plot të Shqiperisë e të Kosovës, për të ndjekur duelin tuaj heroik, edhe mijëra e mijëra të tjerët që e veshën mbrëmë kuqezi trupin e trojeve tona. Po edhe milionat e të tjerëve, qe ju ndoqën nga shtëpitë apo klubet kudo, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e Bujanovc apo vende të tjera të Europës e botës, u ndjenë krenarë për ju pas përfundimit të lidhjes direkte me fushën, ku rezultati ishte si një dënim krejt i pamerituar i çastit të fundit.
Unë dua t’ju falenderoj sot, me mirënjohjen më të thellë për gjithçka ju treguat mbrëmë, në finalet tona të para në histori ku Shqipëria është falë jush; ku 10 milionë shqiptarë janë pjesë e kësaj feste madhështore të futbollit europian, falë jush; ku falë jush, populli ynë po vazhdon të marrë një shembull të pakonkurueshëm të gjërave të jashtëzakonshme që ne shqiptarët mund të bëjmë, nëse jemi të gatshëm të japim më të mirën që kemi brenda nesh, duke bërë çdo përpjekje e sakrificë.
Europiani ynë nuk ka mbaruar ende. Pas një nate të trazuar nga befasia e rëndë e çastit të fundit, ju sot duhet të besoni më shumë se kurrë tek vetvetja dhe, siç thotë i madhi Marcelo Bielsa, në fjalimin e tij epik përpara skuadrës pas një humbjeje të pamerituar, “ta pranoni helmin e padrejtësisë me besimin se, po të vazhdoni të luani kështu, do ta merrni me siguri atë që meritoni”. Mbase ajo që ju meritoni do të vijë edhe në fushën e lojës pas ndeshjes së tretë, po mbase jo. Por jini të bindur se cilidoqoftë rezultati përfundimtar i fushës së këtyre finaleve të jashtëzakonshme për ngjyrat e Shqipërisë, duke vazhduar të luani si mbrëmë, ju do ta merrni të plotë me siguri atë që meritoni në zemrat e në mendjet e popullit tonë. Po gjithashtu, do ta merrni edhe në sytë e të gjithë të huajve, të cilët sot flasin me shumë simpati për skuadrën tonë dhe me superlativa për sportdashësit fantastikë shqiptarë në Francë.
Forca vëllezër! Sot është një ditë të re që dua t’jua uroj me plot dritë në shpirt dhe energji në trup, përmes fjalëve kuptimplota të Colm O’Connell, trainerit irlandez të rekordmenëve botërorë kenianë të distancave të gjata: Fituesit janë humbësa që dinë t’i vlerësojnë si duhet disfatat e tyre?
Përqafime nga Shqipëria,
Edi Rama
Mund t’iu duket tërheqëse droga. Mund t’ua ushqejë fantazinë...
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, u shpreh g...
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, i ka dhënë...
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest shtëpie”...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka s...
Gjykata e Apelit ka rikthyer në detyrë drejtorin e Përgjiths...
Policia e Krujës ka asgjësuar 3 mijë bimë narkotike të lloji...
Makina e një shtetaseje 26-vjeçare është përfshirë nga flakë...
Partitë politikë një vit larg zgjedhjeve parlamentare, në nj...
Amerikanët e shtetit të Kolumbias duket se po tërhiqen nga S...
Kriza politike në vend për mosvotimin e Reformës së Drejtësi...
Forcat operacionale të Drejtorisë së Burgjeve kanë zbuluar d...
Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, William E Ryerson, i ka...
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Oskar” duke ar...
Policia e Tropojës ka arrestuar dy vëllezërit të dyshuar si ...
Policia e Këlcyrës ka asgjësuar dje 12 mijë rrënjë kanabis. ...
Një aksident i rëndë i ka kushtuar jetën një shtetasi 38-vje...
Ditën e sotme nuk do të ketë seancë plenare pasi shumë prej...
Një gjykatë turke dënoi me burgim të shumëfishtë të përjetsh...
Një nga figurat më të njohura të Partisë Socialiste, Servet ...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen numër ...
Rreth orës 15:15, në lagjen nr. 16, Durrës, shtetasi G. R....
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas njoftimit...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...