web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident i rëndë në Korçë/ Humb jetën këmbësori, arrestohet drejtuesi i mjetit

16 Qershor 2016, 07:43, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë i ka kushtuar jetën një shtetasi 38-vjeçar. Ai ishte duke lëvizur në këmbë në momentin kur u godit nga një makinë.

Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjeti, shtetasin Skerdilian Spahi, 24 vjeç, banues në Cangonj.

Arrestimi i tij u bë pasi, dje rreth orës 23.30 në dalje të fshatit Bitinckë, Devoll ky shtetas duke drejtuar automjetin tip ?Volksëgen? me targa AA 984 DR, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin Kujtim Myrtezai rreth moshës 38 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se viktima, mund të jetë një endacak nga fshati Çërravë, rrethi Pogradec, këmbësor në rrugë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: ?Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor?dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.





18:27 Aktualitet

Nga Edison Ypi/ Qytet

Kafenetë plot me kohëbjerrësa që nuk kuptohet nëse janë zbuk...

Lajmet e fundit nga