Ekskluzive/ Blushi takime në Lezhë për lëvizjen e re
Deputeti rebel socialist, Ben Blushi ka zhvilluar takime me ...
Kafenetë plot me kohëbjerrësa që nuk kuptohet nëse janë zbukuruar sepse janë budallallepsur apo janë budallallepsur sepse janë zbukuruar. Biçikleta të ndryshkura lidhur me zinxhirë të trashë pas shtyllash ose kangjellash. Dyqanet plot me ushqime të këndëshme dhe të shijëshme që hahen me ëndje por treten me vështirsi, të bëjnë kaps, sidomos obez, ta shkurtojnë jetën me sëmundje enigmatike të pashërueshme. Frutat, sa më të rrumbullakëta dhe të lëmuara, aq më të pështira. Venë e vinë të rinj belbanë e shurdhanë po tu flasësh të shohin vëngërr, po i pyete pse nuk flasin, të kërcënojnë me ndonjë send për ta hedhur kokës. Shitësi i gazetave, një ish-oficer nostalgjik, po i sistemon ato mbi tezgë në një renditje sipas preferencave të tij kurviste. Në qiell nuk fluturojnë më zogj. Nëpër pemë nuk dëgjohen cicërrima, vetëm kërcitje degësh të thara. Era nuk vallzon. Flladi nuk freskon. Gjethet e rëna nuk bëjnë më përshtypje, nuk tërheqin vëmendje. Me to tani merret fshesari, i cili, pasi i mbledh të vdekurat nga trotuari, i vdes për së dyti duke i hedhur në kazan. Shitësi i bulmetit është një veremli. Ndreqësi i bravave një derr. I veglave elektronike një skuth. Dyqanet e veshjeve ku veç shitseve hollake pa bythë në brekë nuk shkel kush, ofrojnë skonto hileqare. Te Gabi mund të blesh bashkë me rrobat edhe sëmundjet e përdoruesve të mëparshëm aziatikë ose afrikanë. Shqipen po e shkruajnë për ibret. Gazetat plot me shkrime të palexueshme të mahnisin me thyerjen e rekordeve të mefshtësisë njerëzore. Televizionet plot me spektakle dhe banaqe që nuk shihen edhe po të jesh i paisur nga Zoti me durimin e derrit. Librat mund të lexohen vetëm po të përdoren si somniferë pak para gjumit pas një ditë të lodhëshme, jo nga puna, nga ndejtja. Askush nuk mban ment vargje përmendësh. Jo sepse u mungon kujtesa, por sepse kurrë nuk kanë ditur. Në kinema nuk çfaqen filma por zgjyra. Të merr malli të bësh një kompliment, por nuk di cilës t’ja drejtosh, se bota e femrave është shndrruar në një oqean me budallaqe. Edhe mund të martohesh, Por ngurron të bëhesh prind nga frika se mos pjellësh bastarda. Ke dëshirë të ikësh në ndonjë katund, ku ajri është i pastër, frutat të shijshme, qumështi pa hile, natyra e bukur, ende kanë mbetur ca pyje pa u prerë, por nuk guxon se do jesh i vetëm dhe të duket vetja budalla. Rri e mendohesh pse vallë të gjithë e kanë mendjen, sytë, veshët, zemrën, shpirtin, kah Roma, Milanua, Parisi, Londra, dhe askush nga katundet, por përgjigjen nuk e gjen dot kurrë. Beethovenin, Vagnerin, Verdin, Shopenin, i ka zëvendësuar tallavaja. Pushkinin nuk e lexojnë se është rus. Tosltoin gjithashtu. Prusti është i vështirë. Balzaku grafoman. Të gjithë të shquarit e historisë së botës i ka zëvendësuar i forti i lagjes, që dihet pse hyn vazhdimisht në burg, por nuk merret vesh se si del. Nëpunësi, gjyqtari, polici, të shohin nga xhepi. Partitë janë kthyer në biznese. Idealistët janë shndrruar në fanatikë. Politika kafaz budallenjsh. Për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën nuk flet më askush. Nga Kosova vijnë habere drithëruese se edhe ata po marrin arratinë nga qeverisja katastrofike e “çlirimtarëve” hajdutë dhe vrasës. Shoqërinë Civile e kanë zaptuar karaputanat. Diplomacia është plot me fanatikë dhe nepotista. Ekranet e vogla plot me soc-filma me partizanë, kulakë, diversanta. “Bujqësia çështje e të gjithë popullit” është zëvendësuar me “Mafia është zgjidhja”. Hidrauliku, elektriçisti, mekaniku, të rrjepin duke u hequr sikur ujin, korentin, motorrin, i kanë shpikur ata. Nuk blen dot asgjë po s’bëre pazar. Përveç supermerkateve, kuponin tatimor s’ta jep askush edhe sikur të gjithë dyqanin ta blesh. Shumica e studentëve që mbarojnë fakultetet s’kanë asnjë dyshim se qëndra e botës është rrethrrotullimi te Zogu Zi. Nuk kanë asnjë ide ku bie Darsia, ku buron Vjosa, kush ka qënë Kromuelli. Gjëja që dinë të bëjnë më mirë është të shkruajnë deri në një rrjesht e gjysëm në fejsbuk me të paktën tre gabime ortografike. Meqënse zgjedhësit nuk mbajnë asnjë përgjegjësi dhe fajet janë të gjitha të të zgjedhurve që nuk mbajnë premtimet, harbutëria është në drejtën e vet të plotë të mos ketë aspak durim për tu derdhur në shesh të shkatërrojë gjithçka. Burrin e ka zëvendësuar bashkëshorti, bashkëshortin dashnori, dashnorin kurvari të cilit s’dihet cili do t’ja zerë vendin. Shiu vazhdon. Rrëketë fryhen. Pellgjet mbushen. Baltrat ndotin. Dimri shkon e vjen. Pranverën e kanë dënuar me vdekje. Vjeshta vjen e modifikuar genetikisht. Behari djeg ose nuk ngroh aspak. kurvi ka kohë që ngordhur por sipër varrit ka lënë litarin. Sigurimi nuk ekziston, por financon media dhe frymëzon çuna oficerash. Të bësh ndonjë punë për së mbari nuk mundesh. Të rrish nuk ja vlen. Të ikësh zemra nuk të bën.
Deputeti rebel socialist, Ben Blushi ka zhvilluar takime me ...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Selin...
Një 40-vjeçare ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti t...
Një 36-vjeçar, ish-çiklist i Vllaznisë ka humbur jetën sot ...
Policia e Matit ka dhënë informacione, lidhur me aksidentin ...
Këshilli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht një drejto...
Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar shitjen e Tirana Inter...
Bridget Nurre Jennions, një gazetare e njohur e cila ka marr...
Në pikat ku paguhet energjia elektrike rrallë ndodh të gjesh...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi zhv...
Këngëtari i famshëm italian, Albano Carriso, ka marrë sot në...
Një shtetas shqiptar, i dënuar me 23 vite burg është ekstrad...
Në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama theksoi s...
Një oficer i Patrullës së Përgjithshme në Tiranë është arres...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së kreut...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot nga se...
Në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama theksoi s...
Ministria e Punëve të Brendshme rikujton se 1 korriku 2016 ë...
Dy javë më parë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbylli resto...
Kryeministri Edi Rama përdori dje gjatë një konference për s...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...