Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në pikat ku paguhet energjia elektrike rrallë ndodh të gjesh ndonjë qytetar i cili nuk ankohet ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Mbifaturimet e energjisë elektrike janë kthyer në shqetësim për qytetarët. Muajt e fundit të shumtë kanë qënë ata që janë drejtuar në sportelet e OSHEE-së. Qytetarët shprehen të revoltuar në lidhje me abuzimet që u bëhen prej kohësh faturave të tyre të energjisë.
Denoncimi i radhës vjen nga qyteti i Korçës, ku një qytetare tregon për citynews sesi prej kohësh nuk po gjen një zgjidhje dhe kjo vetëm për faj të pakujdesisë apo paaftësisë së një lexueseje e duke vijuar më pas me mosgjetjen e një zgjidhjeje në zyrat e kujdesit për klientin.
Historia fillon me një mbifaturim në muajin Dhjetor 2015, e cila u pasua me një ankesë. Ky muaj kishte të faturuar 1395 kËh dhe fatura kishte vlerën 16 060 lekë. Me depozitimin e ankesës kanë shkuar dy punonjës për të parë sahatin, të cilët kanë pohuar mbifaturimin. Pavarësisht kësaj, përgjigjia e ankesës ishte negative, me arsyetimin “ankesë e bërë me vonesë” dhe gjithashtu edhe muaji në vijim, pra muaji Janar 2016 vijoi të kishte të tjerë kËh të konsumuar.
Pasi nuk ka gjetur zgjidhje në rrugë ligjore nëpërmjet ankesës, zonja në fjalë i është drejtuar zyrës së Drejtorit të OSHEE-së Korçë, ku e ka pritur vetë zoti Artur Qeramixhi, i cili u vu në dijeni të problemit pas një telefonate që bëri me lexuesen e zonës, Rina Isak e cila konfirmoi mbifaturimin por deklaroi se kishte frikë ta raportonte si rast dhe kjo ndoshta për të mbrojtur vendin e punës.
Zgjidhja e vetme ishte faturimi me zero në muajt në vijim, derisa familja në fjalë të shlyente kwh e mbifaturuar. Njëkohësisht do të bëhej edhe shlyerja e faturës së Dhjetorit me vlerën 16 mijë lekë. Ndërkohë historia fillon të koklavitet edhe më shumë në muajin Prill, kur familjes në fjalë i shkojnë tre fatura, të treja për muajin Prill. Shpjegimi i marrë pranë zyrës së OSHEE-së ishte se tani kompania kishte kthyer përgjigje për ankesën e bërë për mbifaturim (ndërkohë më parë ankesa nuk ishte pranuar dhe ishte kthyer një përgjigje nagative).
Mësojmë nga familja se pagesa e faturës së muajit Dhjetor kishte filluar të bëhej me këste, pranë bankës Credins (e cila ka një bashkëpunim me kompaninë OSHEE për pagesat e faturave). Pagesa këto që tashmë nuk figurojnë në sistem. Arsyeja është se kjo familje ka patur një faturë të prapambetur të papaguar, të muajit Korrik 2013. Pagesa nuk ishte bërë për arsye se edhe kjo faturë ka qënë faturimi i dy muajve së bashku dhe fatura ka qënë në proces ankimimi. Por përgjigja për atë ankesë nuk ka ardhur asnjëherë. Duke qënë se familja rezultonte debitore, kompania ka bërë kalimin e pagesave për shlyerjen e vitit 2013 dhe jo për 2015 siç pretendon familja dhe siç duket qartë në mandatet e bankës.
E gjitha kjo është bërë pa vënë në dijeni familjen, të cilët njoftohen vetëm tani që është mbyllur gjithçka. Çdo veprim ka ndodhur nën udhëzimet e supervizores Nertila Kurti, e cila ka këshilluar që në fillim që të ribëhej një riankesë për faturën e 2013-tës, dhe ajo do të bashkangjitej me ankesën e re të mbifaturimit të Dhjetorit 2015. Kjo ka qënë ndoshta edhe arsyeja e mospranimit të ankesës së mbifaturimit nga ana e kompanisë me mbishkrimin “ankesë e bërë me vonesë”. Pas 4 muajve kompania kujtohet të kthejë një përgjigje për ankesën e bërë në muajin Janar, e për më tepër bëhen arkëtime sipas interesave të kompanisë, pa dijeninë e familjes. Ndërkohë që në fund të historisë, vetë supervizorja shprehet se këto janë rregullat e kompanisë. Por ajo nuk e ka informuar familjen për këto rregulla, apo për mënyrën sesi funksionon sistemi i
pagesave në kompani, madje e ka këshilluar në atë mënyrë që gjërat të shkonin kështu siç shkuan.
Kjo për disa arsye: ose për shkak të mungesës së informacionit nga ana e saj, ose për shkak të paaftësisë, ose qëllimisht. Me pak fjalë familja është sërish debitore ndaj kompanisë dhe pavarësisht ankesave, sorrollatjeve nëpër zyra dhe prishjes së qetësisë familjare, përveçse do të paguajnë disa lekë (që realisht i detyrohen kompanisë për energjinë e konsumuar) duhet të paguajnë edhe disa bishta nga mbrapa dhe kjo vetëm për pakujdesinë apo paaftësinë e një lexueseje dhe joinformimit korrekt të supervizores. Kur themi bishta përfshihen këtu kamatvonesat, tvsh-të për faturime të gabuara si dhe komisione në bankë për çdo pagesë.
Raste të tilla ka plot, jo vetëm në Korçë, por vetëm një pjesë e vogël e tyre denoncohen. E sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, qytetarëve të Korçës, u duhet edhe të presin rradhën në zyrat e OSHEE-së, sepse jo të gjitha sportelet janë në shërbim të tyre. Një pjesë e punonjëseve në orarin e punës largohen e lenë tavolinat e tyre bosh, e qytetarëve nuk u ngelet gjë tjetër vetëm të presin. Pritjen ndoshta do ta justifikonte zgjidhja e probleme të tyre, por as kjo nuk ndodh. Shqetësimi më i madh i qytetarëve tashmë nuk është mashtrimi, mbifaturimi, apo rradha, por mosgjetja e një zgjidhje nga zyrat e kujdesit për klientin.
Qytetarët tashmë e kanë humbur shpresën se të drejtën mund ta gjejnë në zyrat e OSHEE. Në fund të gjithë janë debitorë, jo për fajin e tyre, megjithatë janë të detyruar të paguajnë pasi janë të pa mbrojtur nga shteti i sotëm./citynews
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi zhv...
Këngëtari i famshëm italian, Albano Carriso, ka marrë sot në...
Një shtetas shqiptar, i dënuar me 23 vite burg është ekstrad...
Në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama theksoi s...
Një oficer i Patrullës së Përgjithshme në Tiranë është arres...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së kreut...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot nga se...
Në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama theksoi s...
Ministria e Punëve të Brendshme rikujton se 1 korriku 2016 ë...
Dy javë më parë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbylli resto...
Kryeministri Edi Rama përdori dje gjatë një konference për s...
Ish-Kryeministri Sali Berisha kaakuzuar zv/drejtorin e përg...
Policia e Tropojës ka identifikuar autorët e vrasjes në Trop...
Megjithëse një kryetar bashkie i “Rilindjes” është arrestuar...
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha tha sot gjatë një bas...
Dy gra që udhëtonin me autobusin që u dogj disa ditë në Kruj...
Policia e Korçës ka arrestuar sot shoferin e një autobusi pa...
Partia Demokratike mblodhi dje grupin parlamentar ku fokusi ...
Policia e Beratit ka nisur procedimin penal në gjendje të li...
Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...