Kompania që ka shkatërruar jugun
Kompania Gjikuria është kapur në disa shkelje të rënda. Në...
Kompania Gjikuria është kapur në disa shkelje të rënda. Në...
Duhet të ketë ndodhur diku pak para Festivalit të 11-ë. Po sorollatesha një mbrëmje tek Sheshi Skënderbej. Në atë kohë, si dhe vite më parë e më pas, i përpirë nga leximet, s’kisha qënë kurrë as atëhere dhe as sot, në asnjë soc-koncert, soc-teatër, soc-film. Atë mbrëmje, pa e ditur as vet se si ndodhi, këmbët më shpunë brenda Pallatit të Kulturës ku hyra dhe pashë se po bëhej një koncert me këngë. Nisa të vërdallosesha sa në katin e parë ku këngëtarët këndonin në mesin e një rrethi të improvizuar në dysheme, dhe në katin e dytë ku ishte, e ndoshta është, një si ballkon i gjatë rrethqark perimetrit kuadratik të hapësirës së brendëshme. Të dy katet ishin plot me të rinj. Këngët, si këngët e asaj kohe. Por, ç’ësht e vërteta, jo të gjitha, se ende frynte ai flladi që më vonë u quajt “erë liberalizmi”. Duke dëgjuar të këndohej për partinë, puntorët, fitoret, furrat, uzinat, traktorët, kallot e duarve, djersën e kooperativës, befas nisi të këndojë një femër. U ndodha fare afër, jo më tepër se nja 3 metra pranë saj, pikërisht në periferinë e atij rrethit ku këndohej, kur që në çastin e parë, hapin e parë, xhestin e parë, tingullin e parë, fjalën e parë, më kaluan mornica nëpër shtyllën kurrizore. Ishte krejt e ndryshme, tepër larg partisë dhe furrave, puntorve dhe fabrikave, kallove dhe fitoreve. Kishte një energji tjetër, një rrezatim të panjohur, një tjetër tonus, një shije tjetër, një vibracion të pangjajshëm. E kënduara e saj ishte një miks mahnitës i talentit, butësisë dhe ëmbëlsisë njerëzore, seriozitetit, po aq sa edhe i një nervozizmi të dukshëm, një shqetsimi të brendshëm, një revolte të papërmbajtur. Ishta diçka e pa provuar kurrë më parë, diçka jo e atyshme, e këtushme, diçka e përtejme, njëkohësisht tepër e largët dhe tepër e afërt, diçka prej Udstoku, dhe më tepër. Nuk më kujtohet kënga që këndoi. Më kujtohet me përpikmëri diçka tjetër, diçka që më mbeti përgjithmonë në kujtesë. Të mirkuptohen dhe ta nxisin reciprokisht njëri-tjetrin këngëtarët dhe publiku i sotëm, është diçka më se e natyrshme. Atëhere mirkuptimi i këngëtarëve me publikun ishte i shtirur ose ndodhte tepër rrallë. Këngëtarja që sapo nisi të këndojë realizoi në çast një mirkuptim të plotë me publikun. I elektrizoi menjëherë të gjithë. Edhe atë për të cilin kisha qënë i bindur se një gjë e tillë nuk mund t’i ndodhte kurrë, mua. Kaluan çastet e para, sekondat e para, minuta e parë, minuta e dytë, këngëtarja po bënte diçka të pabesueshme, diçka të papërfytyrueshme. Po konsumonte herezinë më të madhe kundër diktatorit, bukshkalësinë më të rëndë ndaj partisë, tradhëtinë më të madhe ndaj proletarëve, traktorave, arave, furrave, fabrikave, dhe sidomos, duke sfiduar syçelësinë e tij; pabesinë më të përbindëshme ndaj Sigurimit; Duke kënduar po lëvizte. Po lëvizte gjymtyrët, si dhe, e pabesueshme por e vërtetë, belin ! Aspak si qëllim në vetvete. Krejt natyrshëm, krejt shpenguar. Mes bukurisë së zërit, ritmit, lëvizjeve të saj, çfarë ndodhi më pas, lus lexusin që ka dëshirë ta dijë, nëse ka probleme me zemrën, leximin e këtij shkrimi ta ndali këtë çast. Të tjerët, më pak të rrezikuar nga ndonjë infarkt, marramendje, alivanosje, apo damlla, mund ta vazhdojnë leximin, por patjetër të kapur pas ndonjë sendi për të mos u rrëzuar. Një gotë me ujë pranë për çdo eventualitet, është gjithashtu e rekomanduar. Kur s’kishin kaluar as tre minuta, dikush me pamje tejet të merakosur, ja behu nga turma drejt këngëtares në mesin e atij rrethit bosh. Isha fare afër. Pashë dhe dëgjova gjithçka. I frikshëm dhe kërcënues, njeriu i ardhur befas nga turma, fare pranë saj, duke i treguar gjymtyrët dhe belin, i tha; “Kujdes-kujdes-kujdes, jo-jo-jo, jo kështu, mos lëviz !”. Këngëtarja ngriu ! Në fytyrën e saj pashë një llahtarë që s’e kam lexuar në asnjë libër dhe nuk e kam parë në asnjë film. Dola menjëherë jashtë duke mu marrë mentë. Volla mbështetur rrëzë njërës prej kolonave. Ika. Lashë të tyret. Vajta tek të miat. Leximet, librat, RAI, Jash Gavronski, Paolo Testa, Roberto Gervaso, Vittorio Gassman, Maria Laura Giulietti, pastaj në krahët e Morfeut për të parë ëndërra të liga.
Nuk u interesova të di çfarë ndodhi më pas me këngëtaren që ja ngrinë gjymtyrët dhe ja therën këngën. Prej atëhere nuk i lashë më kurrë këmbët të më çonin në asnjë koncert.
Shumë më vonë, pasi e kishin degdisur s’di se ku, mësova se këngëtarja e talentit të madh, e zërit kumbues, energjisë, refuzimit, përbuzjes, revoltës, gjymtyrëve lëvizëse, quhej Justina Aliaj.
Justina Aliajn e kishin vrarë dhe s’e kishin groposur. Tashmë për të flisnin të gjithë. Vrasja dhe mosgroposja e kishin bërë të pavdekshme. Thuhej se Justina Aliaj ishte si Ornella Vanoni ndërsa Vaçe Zela si Mina. Por s’do ment se dy tonat që këndonin ku gjymtyrët t’i ngrinin, këngën ta thernin, të vrisnin e s’të groposnin, ishin më të mira se dy italianet që mund të bënin ç’të donin.
Më mbeti në mendje njeriu që u shkëput nga turma për t’i urdhëruar Justina Aliajt ngrirjen në vend të lëvizjes, vdekjen në vend të jetës, vrasjen por jo groposjen.
Kush të kish’ qënë vallë ?!
Ndonjë sigurimist që e vrau dhe nuk e groposi për ta bërë të vuante sa më tepër, ishte më se e besueshme.
Por ishte gjithaq e besueshme të kishte qënë, pse jo ndonjë dashamir shpëtimtar, i cili, përmes një gjesti gjoja prej vigjilenti, vërtet e vrau, por, që Justina gjithsesi të mbetej gjallë, nuk e groposi.
Sa kohë shqiptarët gdhiheshin e ngryseshin jetevdekjepërqafuar mund të ishte edhe njëri edhe tjetri. Ende sot e kam të pamundur ta përcaktoj nëse ishte Ëngjëll apo Djall.
Ta tundin portretin e diktatorit. Ta lidhin shallin e kuq. Ta shkruajnë Historinë si të duan. S’ka problem. Qielli i kaltër do mbetet. Toka do vazhdojë të rrotullohet. Stinët do ndërrohen. Dielli do lindi e do ngrohi. Shiu do bjeri e do lagi. Era do fryjë. Gjethet do rrëzohen. Justina këndoi, po këndon, e do këndojë.
Nga Dr. Abraham Uagner Shqipëria, në bregdetin e Adriatikut ...
Në një prononcim për mediat, Hoxha u shpreh “Ti luan me gjyq...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar besimta...
Grupi organizator i teqesë Melçan, Korçë ka njoftuar se ditë...
E drejta e transmetimit kushtoi më shumë se 1.5 milionë euro...
Gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj shprehet se një mini...
Një aksident me plagosjen e dy personave ka ndodhur sot tek ...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE) ka bërë me dij...
Mbi 250 kompani të huaja kanë kërkuar informacion mbi Shqipë...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle ka zgje...
Kryetari i LDE Arian Galdini ka shprehur mbasdite e sotme mb...
Androkli Kokthi, Drejtori i Tatimeve të Tiranës u arrestua n...
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e...
Ore miq, pa llafe e zbukurime, ky presidentit i futbollit Z....
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi kryeministr...
Në fjalimin e mbajtur pas takimit me kryeparlamentarit Ilir ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk ka dëshiruar p...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, shpjegoi gjatë konferencës për m...
Menjëherë pas përfundimit të takimit midis Ilir Metës dhe Lu...
Me futjen e taksës së re të pronës e bazuar te kadastra fisk...
Kompania Gjikuria është kapur në disa shkelje të rënda. Në...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...