web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma në Drejtësi/ Basha: Rama, i vetmi që nuk pranon rekomandimet e Venecias

12 Qershor 2016, 13:17, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Rama se nuk i pranon rekomandimet e Venecias për Reformën në Drejtësi.

Gjatë konferencës për mediat pas takimit me kryeparlmentarin Ilir Meta, Basha tha se Partia Demokratike do të mbështesë fort rekomandimet e Venecias për Reformën në Drejtësi.

?Venecia ka folur qartë në opinionet e saj. Ka dhënë formulën se so garantohet mos kapja e drejtësisë dhe PD i ka pranuar këto opinione të Venecias. Ai që nuk i ka pranuar rekomandimet e Venecias është kryeministri dhe mban përgjegjësinë për bllokimin e reformës në drejtësi.?, tha Basha

Më tej, shefi i opozitës tha se është i vendosur të mos bëjë asnjë kompromis për parimet që garantojnë mos kapjen e drejtësisë. Sipas tij, Europa nuk i hap dyert një parlamenti që trafikon vota dhe nuk ka konsensus.

?Jam i vendosur për të mos bërë asnjë kompromis për parimet që garantojnë mos kapjen e sistemit të drejtësisë. Kush mendon se Europa do ti hapë dyert një parlamenti që trafikon votat?, përfundoi Basha





Lajmet e fundit nga