Shteti në kaos/ Institucionet në luftë për përgjimet
Shteti shqiptar duket se është futur në një kaos total, pasi...
Skandali i përgjimeve të paligjshme që ka shpërthyer në vend ditët e fundit, ka nxjerrë në pah edhe një konflikt tjetër, atë mes Erion Veliajt dhe Saimir Tahirit. Rivalitetit i tyre për kreun e PS-së është i njohur tashmë, por Veliaj i ka dhënë një goditje të fortë duke i rënduar edhe më shumë pozitat e Saimir Tahirit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka vënë në dispozicion të prokurorisë menjëherë pamjet filmike të kamerave të sigurisë së Bashkisë së Tiranës të datës 13 maj, rreth orës 12:00, ku është identifikuar makina në të cilën ndodhej pajisja e përgjimit që kalon në rrugën ku ndodhet reparti i Forcave të Posaçme Operacionale, shkruan “Sot”. Këto pamje janë fiksuar pikërisht kur oficerët e policisë kanë shkuar për të sekuestruar makinën ku ndodhej pajisja. Por, ajo është larguar nga ambientet 10 minuta pasi hetuesit kanë shkuar në ndërtesë dhe ishin në pritje të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, që të firmoste sekuestrimin.
Pamjet e kamerave të sigurisë së Bashkisë së Tiranës janë një provë mbështetëse e asaj që tregohet në librin e hyrje-daljeve, edhe kjo sekuestruar tashmë nga Prokuroria. Ndonëse ligji e detyron bashkinë të vërë në dispozicion të prokurorisë pamjet filmike të kamerave të sigurisë, ajo që bën përshtypje është gatishmëria e Veliajt, i cili ka shfrytëzuar rastin duke i dhënë një goditje Saimir Tahirit. Tashmë është konfirmuar që me pajisjen janë kryer përgjime të paligjshme dhe Veliaj dyshon se edhe ai mund të jetë përgjuar nga Tahiri, i cili e sheh si rival në PS, që në momentin që Erion Veliaj mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Pavarësisht pretendimit të drejtuesve të repartit të forcave të posaçme se kamerat e sigurisë nuk punojnë, mësohet se hetuesit e prokurorisë kanë sekuestruar serverin pasi dyshohet se është ndërhyrë për fshirjen e tyre. Ky repart, është nga më të monitoruarit pasi agjentët e tyre, merren me vëzhgimin, ndjekjen, arrestimin e personave të kërkuar dhe që janë trajnuar sipas policisë me aparaturën e përgjimit ?IMSI Catcher?.
Shteti shqiptar duket se është futur në një kaos total, pasi...
...
Çështja e përgjimeve dhe ajo e ndryshimeve kushtetuese për s...
Ndërkohë që jetonte në Sirakuzë, ai projektoi shumë armë për...
Dimitar Zhelyazkov, i njohur si Mitjo Ochite, një nga lordët...
Presidenti Barack Obama mbështeti zyrtarisht Hillary Clinton...
Moderatori i emisionit “Të paekspozuarit”, Ylli Rakipi ka de...
Me rastin që u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, as...
Deputeti Ben Blushi i është përgjigjuar akuzave të kolegut t...
DONIKA_MALISHEVE_KUVENDI_09_06 from Koha.net on Vimeo....
Deputeti socialist Ben Blushi ka deklaruar se Partia Demokra...
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur më Gremmensdorf të Gjermanisë...
Lëvizja Socialiste për Integrim do të përsërisë votimin elek...
Një biznesmen në Sarandë ka bërë të mundur asfaltimin e një ...
Deputeti socialist Ben Blushi ka deklaruar se “rilindasit” d...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle ka përs...
Deputeti rebel i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka deklaruar...
Të dashur anëtarë të Partisë Demokratike. Nën udhëheqjen e i...
Një skandal me sigurinë e punonjësve po ndodh në mes të krye...
Ministri i Punëve të Brëndëshme, zoti Saimir Tahiri për të d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...