Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Çështja e përgjimeve dhe ajo e ndryshimeve kushtetuese për sistemin e drejtësisë kanë bërë lëmsh këtë javë jo vetëm politikën shqiptare, por edhe ndërkombëtarët.
Lidhur me reformën e drejtësisë Lulzim Basha i tha JO ofertës hileqare të Edi Ramës, i cili, me demek, ofroi ?me bujari? votimin me 94 vota të përfaqësuesve të politikes në organet qeverisëse të drejtësisë. Oferta ishte si supa që dhelpra i dha lejlekut në pjatë.
Çfarë qëndron pas votimin me 94 vota, si hile e stërholluar nga një arkitekturë e komplikuar institucionesh, procedurash e kriteresh nga e cila Edi Rama nuk hiqte dore, e që e bëjnë tërësisht fiktiv votimin me 94 vota, është shpjeguar në media ndaj s?po zgjatem.
Lulzim Basha bëri mjaft mirë që nuk pranoi. Në të kundërt do t?i kishte dhënë me duart e veta Edi Ramës mundësi reale, natyrisht jo 100%, për të emëruar kë të donte në këto organe e, përmes tyre, të bënte spastrim sipas idesë së vet ne gjykata e prokurori, e për të emëruar me pas gjykatës e prokurorë të bindur krahas të bindurve që do t?i shpëtonin, me apo pa të drejtë, spastrimit ? apo siç tha vetë Basha -ta mbërthente drejtësinë pa treguar duart.
Për aq sa ç?do te ishte i mundur realizimi i këtij skenari, drejtësia e mëpasshme do te ishte me e keqja e mundshme pasi s?ka drejtësi më të keqe se ajo e kontrolluar dhe e komanduar nga Qeveria, aq me shumë nga një Qeveri thellësisht e gjerësisht e mpleksur me krimin si e sotmja. Cilido shqiptar që nuk arrin ta kuptojë se sa e keqe do ishte një drejtësi e këtillë me gjasa nuk është mirë nga trutë e kokës e duhet te vizitohet.
JO-ja e Lulzim Bashës të hënën e kaluar ishte beteja e radhës e fituar kundër supermazhorances supearrogante dhe projektit të saj, kryesisht Rilindës, të vënies nën kontroll të të gjitha pushteteve. Deri këtë të hënë janë fituar shumë beteja pararendëse kundër Rilindjes, por pa ndalur dot ofensivën Rilindëse.
Më parë janë fituar thuajse një duzinë betejash ligjore në Gjykatën Kushtetuese kundra akteve të supermazhorancës, kryesisht nisma Rilindëse, disa edhe të mbështetura nga LSI, akte që, sipas rastit, ose rrëmbenin, në kundërshtim me Kushtetutën, kompetenca të caktuara të Gjykatave, Prokurorisë, Presidentit, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bashkive, ose krijonin norma të reja që shkelnin liritë dhe të drejtat themelore.
Ndonëse i humben këto beteja ligjore Rilindësit kanë imponuar në masë të konsiderueshme, me presion të hapur a të fshehtë, vullnetin e tyre, duke mundësuar de facto marrjen a zbatimin e një pjesë të mirë të synimeve që nuk i arritën de jure. Një zot e di se si do ishte Shqipëria nëse do të kishin pasur mundësi edhe de jure.
Një betejë pararendëse e fituar ishte edhe ajo kundër projektit të parë Rilindes, shtator 2015, për ndryshimet kushtetuese për drejtësinë, projekt që, edhe me kontributin e LSI, u masakrua nga Komisioni i Venecias. Kjo u pasua nga beteja e fituar mbi projektin e dytë Rilindës të 15 janarit 2015.
Nëse projekti më i fundit nuk pëson ndryshime që do të ulin ne minimumin e mundshëm rrezikun e kapjes dhe kontrollit të drejtësisë nga Qeveria, kurrë mos u miratoftë.
Qëndrimet e BE dhe SHBA, vlerësuese për ?fleksibilitetin? qeveritar dhe inkurajimi që i dhanë Qeverisë të provojë njëanshmerisht votimin e paketës në Kuvend është i gabuar. Ky s?është as i pari e as i fundit gabim. Kanë bërë plot të këtilla.
Me gjasa, gabimi i tyre vjen pasi ata kanë tjetër metër e peshë për përfitimet dhe rreziqet e projektit që mbështesin krahasuar me metrin e peshën tonë që jetojmë këtu, ndaj duhen mirëkuptuar, por edhe mirëinformuar me durim, pa pritur që duhet të arrijnë me doemos në të njëjtin vlerësim.
Gjithashtu e, tek e fundit, kemi te bëjmë me organizma politike që rendin me pragmatizëm pas arritjeve, janë ca më pak të ndjeshëm dhe kanë fleksibilitet në raport me sistemet e së drejtës ndaj dhe s?duhen dëgjuar për çdo gjë a për hir të fjalës së mire që mund të thonë, përveçse Komisionit të Venecias që duhet dëgjuar e ndjekur në rekomandimet e veta pasi është, për definicion, organizmi ndërkombëtar edhe më parimor edhe më profesional për reformat kushtetuese.
Si për ta konkretizuar se ç?do të thotë drejtësi e rilindur shërben edhe ngjarja më e fundit e nismës së Prokurorisë për të hetuar përgjimet të kryera ilegalisht nga Policia. Rilindja është në alarm dhe vjell veç vrer ndërsa ka plot indicie që Rilindja po bën ç?ka në dorë e nën rrogoz për të ndalur hetimin. Në çdo rast që i janë cenuar interesat a shfaqur një rrezik Rilindja ka bërë të njëjtën gjë ndonëse janë përbetuar se nuk do të komentojnë a pengojnë vendimet e drejtësisë.
Por, ne rastin e përgjimeve janë demaskuar keqas, me keq se ai ditëziu me brekë te shpuara mu në vrimën e sumës. Pajisja, qoftë edhe me minimumin e kapacitetit të vet teknologjik, ka funksione përgjimi sipas ligjit shqiptar, le pastaj nëse ka qenë e pajisur edhe me elementë shtesë. Mosnjoftimi i Prokurorisë është në vetvete shkelje e qarte ligjore siç është armëmbajtja pa leje. Fshehja e pajisjes dhe driblimi që i bënë Prokurorisë është një tjetër shkelje evidente.
Sipas pohimeve të policëve nën hetim para prokurorëve, pajisja është përdorur jo vetëm për trainim, por edhe për operacione reale policore. Këto pohime demaskojnë deklarimet rilindëse të mëparshme dhe vënë nën dyshim edhe Ministrin e me gjasa edhe Kryeministrin ndërsa nxjerrin blof institucionet italiane që mund të kenë vepruar në mirëbesim pa përjashtuar përfshirjen personale të ndonjë zyrtari italian.
Mbi këta gënjeshtarë kapur në flagrance e shkelës të ligjit kapur në flagrancë, kushdo ka të gjithë të drejtën të dyshojë se qëllimi i futjes dhe i përdorimit të fshehtë të pajisjes ka qenë përgjimi për qëllime politike dhe/ose private.
Ecuria e hetimit të çështjes në fjalë ka marrë kështu përmasat e një çështjeje të rëndësisë jetike, siç është edhe vetë reforma e drejtësisë, ajo e dekriminalizimit, e zgjedhjeve, çështje këto me efekte përcaktuese në vijimin e mëtejshëm të trajektores se zhvillimeve, ose drejt fitores së Rilindjes mbi Demokracinë ose te fitores së Demokracisë mbi Rilindjen.
Rruge të mesme s?ka.
Ndërkohë që jetonte në Sirakuzë, ai projektoi shumë armë për...
Dimitar Zhelyazkov, i njohur si Mitjo Ochite, një nga lordët...
Presidenti Barack Obama mbështeti zyrtarisht Hillary Clinton...
Moderatori i emisionit “Të paekspozuarit”, Ylli Rakipi ka de...
Me rastin që u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, as...
Deputeti Ben Blushi i është përgjigjuar akuzave të kolegut t...
DONIKA_MALISHEVE_KUVENDI_09_06 from Koha.net on Vimeo....
Deputeti socialist Ben Blushi ka deklaruar se Partia Demokra...
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur më Gremmensdorf të Gjermanisë...
Lëvizja Socialiste për Integrim do të përsërisë votimin elek...
Një biznesmen në Sarandë ka bërë të mundur asfaltimin e një ...
Deputeti socialist Ben Blushi ka deklaruar se “rilindasit” d...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle ka përs...
Deputeti rebel i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka deklaruar...
Të dashur anëtarë të Partisë Demokratike. Nën udhëheqjen e i...
Një skandal me sigurinë e punonjësve po ndodh në mes të krye...
Ministri i Punëve të Brëndëshme, zoti Saimir Tahiri për të d...
Policia e Vlorës ka arrestuar një tjetër persona në lidhje m...
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të zhvilluar mëngje...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë në rrjetet socia...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...