Skandali-Edhe qumështi monopol si nafta/ Fillon hetimi për Lufrën dhe Erzenin
Dy kompanitë më të mëdha të përpunimit të qumështit dhe nën ...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka sulmuar sërisht gjyqtarin Arjan Aliaj, i cili pezulloi Haki Pakon nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe la në arrest shtëpie dy oficerët e policisë Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj.
Në një deklaratë për shtyp, Tahiri e konsideroi gjyqtarin Aliaj analfabet, të paarsimuar dhe të paedukuar për të ndjekur kulturën e ligjit.
Ministri vijoi akuzat, duke u shprehur se vendimi i sotëm për të lënë në arrest shtëpie dy oficerët e policisë është një përpjekje e dëshpëruar për të bërë qokën politike të rradhës. Tahiri tha se argumentat e paraqitura nga Aliaj janë qesharakë, dhe sipas tij tregojnë dhunën politike që mban peng këtë gjyqtar.
Konferenca për media e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri:
Në vazhdim të denoncimeve tona për vendimmarrjet skandaloze të gjyqtarit Arjan Aliaj, dola sot para jush pas vendimit të sotëm, të po këtij gjyqtari, për të lënë në ?Arrest shtëpie? dy punonjës shumë të mirë dhe të përkushtuar të Policisë së Shtetit, Artion Duka e Entiol Xhelilaj, të cilët kanë kryer detyrën me përkushtim duke pasur një kontribut jo të vogël në forcimin e bashkëpunimit dhe besimit ndërmjet Policisë shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë, falë të cilave Policia shqiptare bashkë me partnerët ka korrur një sërë rezultatesh themelore për të ndërtuar marrëdhënien kyç që duhet ndërmjet agjencive ligj-zbatuese, luftën kundër kriminalitetit dhe veçanërisht terrorizmit.
Gjyqtari Arjan Aliaj ka vendosur masën ?Arrest shtëpie? për oficerin Artion Duka me argumente skandaloze, të cilët nuk janë të denjë as për një student të juridikut, jo më për një gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.
Ai shprehet se:
Këto pesë argumente mbajnë sot në ?Arrest shtëpie? një punonjës të Policisë së Shtetit, Artion Dukën, të cilat jo vetëm argumente për të mbajtur në ?Arrest shtëpie? nuk janë, por janë qartazi një përpjekje mjaft e dështuar për të bërë një ?qokë? politike, për të bërë ?qokën? politike të radhës.
Pra, shtetasi Artion Duka:
Këto janë shkeljet që sot mbajnë në ?Arrest shtëpie? një oficer policie.
Argumentet që mbajnë në ?Arrest shtëpie? oficerin tjetër Entiol Xhelilaj janë akoma më qesharake. Dhe e tregojnë akoma më shumë dhunën politike që mban peng këtë gjyqtar të detyruar t?i shërbejë si i devotshëm pushtetit politik që e mbron nga mëkatet që ka bërë me çekiçin e tij.
Për shtetasin Entiol Xhelilaj thotë se:
Procedimi penal fillon që në ditën e parë kur automjeti i përgjimit, – thotë gjyqtari, është futur në Policinë e Shtetit. E para nuk ka asnjë automjet përgjimi. Kjo e provuar qoftë dhe nga hetimet e Prokurorisë deri më sot.
Unë nuk di më cilën kurajo gjyqtari ka shkruar në një vendim të zezën mbi të bardhë: mjeti i përgjimit.
Argumenti i dytë, sipas gjyqtarit është: ?Oficeri Entiol Xhelilaj ka hyrë në marrëdhënie me grupin italian të trajnimit me qejfin e tij pa asnjë urdhër?.
Kjo është e shkruar nuk është as interpretimi i im, as përrallë e as shaka. Kjo është e shkruar me një vendim gjykate që mban në një ?Arrest shtëpie? një oficer policie. E lexoj siç e ka shkruar gjyqtari që mban në një arrest shtëpie një oficer policie. Oficeri i policisë Xhelilaj ka hyrë në marrëdhënie me grupin italian të trajnimit me qejfin e tij pa asnjë urdhër. Dhe më pas vazhdon. Oficeri Xhelilaj ka dijeni për detaje kur ka hyrë automjeti në Durrës, ku rrinte automjeti gjatë kohës së trajnimit dhe jashtë kësaj kohë. Ai është në dijeni se çfarë parametrash teknik ka automjeti dhe çfarë ushtrimesh janë kryer. Ky shtetas nuk ka asnjë tagër ligjor që të ishte kaq afër dhe kaq në dijeni të fakteve.
Këto janë të vetme argumenta që mbajnë në arrest shtëpie një tjetër punonjës policie. Pra, që ka hyrë në marrëdhënie shoqërore me grupin italian të trajnimit me qejfin e tij dhe pa urdhër dhe se ka dijeni ku ka qëndruar automjeti dhe se ka qenë në dije se çfarë parametrash teknik ka pasur automjeti dhe sepse nuk ka pasur tagër ligjor të dijë kaq shumë dhe të ketë kaq shumë dijeni rreth fakteve.
As në kohën e komunizmit vendimet e gjykatave nuk ishin paçavure. As në kohën e komunizmit, gjyqtarët nuk ishin ushtarë kaq të bindur të pushtetit politik. As në kohën e komunizmit nuk mund të ndodhte që të mbetesh në arrest shtëpie pse ke hyrë në marrëdhënie shoqërore me partnerët italian pa e pasur këtë tagër ligjor.
Dhe po flasim këtu për një gjyqtar që ka liruar vrasës dhe përdhunues dhe sot ka marrë një vendim për të lënë në arrest shtëpie dy oficer policie me argumentat që sapo thashë. Këto janë argumentat më banale që mund të shpikeshin për të bërë qokën politike të radhës. Këto janë vendimet më banale që mund të dilnin nga një gjykatë shqiptare për të mbajtur në arrest shtëpie dy oficerë të Policisë së Shtetit, me të vetmin synim për t?i zënë sytë shqiptarëve nga rruga që kemi përpara për miratimin e Reformës në Drejtësi. Gjyqtarë të tillë qartazi janë më e pakta analfabet, të pa arsimuar, të pa edukuar për të ndjekur kulturën e ligjit dhe sigurisht më normalja të kapur peng nga pushteti politik që i ka mbrojtur kur kanë liruar vrasës dhe përdhunues dhe sot i përdor për qokën e radhës politike.
Këto argumenta të parashtruara në Gjykatë janë prova më ë qartë e etheve që ka zënë frontin e të keqes, në këto institucione për t?i bërë pengese me sa të munden rrugës tonë për të miratuar Reformën në Drejtësi. Po këto argumenta janë një arsyetim më shumë, një arsye e fortë më shumë për ne për të ecur përpara në rrugën e miratimit të Reformës në Drejtësi, sepse gjyqtarë të tillë nuk janë të denjë për t?i shërbyer qytetarëve. Për sa kohë janë peng i të shkuarës së tyre kur kanë liruar vrasës dhe përdhunues dhe sot nuk janë më në gjendje të bëjnë detyrën veç se të qepin argumenta ordinerë të këtij tipi për të mbajtur në arrest shtëpie dy punonjës policie.
Ne do t?i shkojmë deri në fund kësaj çështje duke denoncuar jo vetëm atë që ka shërbyer si pretekst për të hapur këtë çështje por mbi të gjitha për t?i shkuar deri në fund, deri në kockë, cilitdo që deri më sot në sistemin e drejtësisë është fryrë dhe majmur në kurriz të popullit duke mos dhënë drejtësi por duke bërë padrejtësi të fshehur në sqetullën e imunitetit politik që i ka mbrojtur sa herë kanë bërë mëkate. Kjo është një betejë që sapo ka filluar dhe këtë betejë do ta fitojnë shqiptarët. Këtë betejë do ta fitojë e drejta dhe e vërteta. Jo vesi, jo mashtrimi, jo korrupsioni, jo qokat politike.
Gazetari: Një pjesë e argumenteve të cilët ju përmendët janë hartuar nga prokuroria e cika ka hartuar çështjen a keni ju një koment për veprimet e prokurorisë dhe Kryeprokurorit Llalla në gjithë këtë histori, ju keni përmendur gjatë gjithë këtyre ditëve gjyqtarin Aliaj por nuk keni thënë asnjë koment për Kryeprokurorin Lalla dhe Prokurorin e çështjes të përfshirë në këtë histori?
Ministri Tahiri: Unë komentoj më të drejtë të gjithë ata që kanë gisht drejtpërdrejt me këtë histori dhe të gjithë ata që në Prokurori apo në Gjykatë kanë marrë përsipër të bëjnë një qok politike të tillë, duke lënë me masë shtrënguese dy punonjës policie ?Arrest shtëpie? dhe gjithashtu me ?Pezullim nga detyra? të Drejtorit të Policisë Shtetit. Për ne më shumë se emrat e përveçëm kanë rëndësi fenomenet që po ndodhin me kapjen e sistemit të drejtësisë dhe përdorimin e sistemit të drejtësisë për interesa qartazi politike nga njëra anë dhe nga ana tjetër për të bëra çdo gjë që është e mundur për të mbajtur Shqipërinë dhe shqiptarët larg nga miratimi i Reformës në Drejtësi, ky është një sistem i tërë, një koorporatë e tërë, një front i tërë i së keqes që do të çmontuar dhe tronditur nga themelet, dhe këtu nuk kanë fare rëndësi emrat cili do emër që futet poshtë kësaj çatie do shembët bashkë me sistemin.
Gazetari: Po për gjyqëtaret që morën vendim z.Tahiri, për të lënë në fuqi masën e arrestit?
Ministri Tahiri: Është pikërisht ky gjyqtar.
Gazetari: Fronti i së keqes përfshin edhe Prokurorin z.Tahiri?
Ministri Tahiri: U përgjigja
Gazetari: Në mënyrë të vazhdueshme gjatë këtyre kohëve partneret e Policisë së Shtetit qoftë ICITAP, PAMECA, forca që kanë asistuar policinë me mjete logjistike të gjitha formave, a keni një koment se si ka ndikuar kjo situatë në marrëdhënie më partnerët?
Ministri Tahiri: Marëdhënia jonë me partnerët do vazhdoj të forcohet dhe kjo nuk ka asnjë diskutim, partnerët e Policisë shqiptare kanë besim absolut dhe e fundit që kemi bërë dhe këtë e keni konfirmuar edhe ju vetë nga vizitat radhazi të Komisionerit të Sigurisë Avramopoulos, të Ministrit italian, të Ministrit gjerman dhe të shumë partnerëve që kanë ardhur dhe publikisht kanë vlerësuar bashkëpunimin e Policisë së Shtetit në luftën kundër kriminalitetit dhe terrorizmit, ashtu si raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit radhazi kanë theksuar përkushtimin e Policisë së Shtetit dhe përkushtimin e drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe drejtuesve të Ministrisë së Brendshme në luftën kundër drogës, në luftën kundër kriminaliteti dhe në luftën kundër terrorizmit, partnerët tanë janë shumë të qartë për gjithçka që po ndodh këtu, partnerët ndërkombëtar janë shumë të qartë për gjithçka ndodh edhe për këtë çështje, asgjë nuk mundë të cënojnë bashkëpunimin që kemi me partnerët.
Brenda pak ditëve do të vijë avioni i Guardia di Financa, i cili do të fluturojë mbi Shqipëri për të fotografuar territorin tonë dhe për të evidentuar dhe më pas asgjësuar parcelat e drogës. Kjo është një sipërmarrje që ka lindur prej vitesh përpara se unë të bëhesha ministër dhe sot vazhdon ende.
Unë shpresoj që Fronti i së keqes të mos kujtohet të bllokojë dhe avionin me të njëjtin argument siç bllokuan edhe këtë mjet trajnues të ligjshëm të Policisë Italiane dhe policisë të shtetit Shqiptar. Ashtu siç besoj dhe jam shumë i bindur nga të gjitha kontaktet që kam pasur këto ditë me të gjithë partnerët ndërkombëtar në Shqipëri dhe rajon dhe partnerët ndërkombëtar në Bashkimin Europian që asistojnë Policinë e Shtetit se nuk ka asnjë lëkundje dhe asnjë tronditje të marrëdhënies së besimit që kemi ndërtuar me shumë mund gjatë këtyre dy viteve.
Ne do të vazhdojmë në këtë rrugë pasi besojmë që rruga e vetme për të fituar bindshëm kundër kriminalitetit është rruga e luftës pas asnjë kompromis dhe bashkëpunimi me partnerët. Ne do të vazhdojmë të bëjmë shumë më mirë atë që kemi bërë deri më sot që është rindërtimi i një marrëdhënie besimi me partnerët ndërkombëtar që deri dje ndiheshin të tradhtuar nga drejtues të ministrisë dhe policisë.
Sot ne kemi kthyer një faqe historike në kuadër të bashkëpunimit me policitë e vendeve partnere. Kemi pasur një numër procedimesh të cilët, ata që drejtonin këtë ministri dhe Policinë e Shtetit në të kaluarën as nuk e imagjinonin sot. Ne do vijojmë të ndërtojmë gjithçka është e mundur për t?i bërë partnerët më të bindur dhe më të angazhuar në bashkëpunimin e Policisë shqiptare në luftën kundër kriminalitetit.
Ashtu si do vazhdojmë të luftojmë çdo pengesë korruptive të frontit të së keqes që përpiqet të ndalojë Reformën në Drejtësi duke ju bërë çadër, bunker dhe vend parkimi të gjithë atyre që deri dje kanë përfituar nga një sistem drejtësie i kalbur., të gjithë atyre që deri dje kanë gjetur në sistemin e drejtësisë një mundësi ligjore për të qenë të paprekshëm.
Ne duam të shembim përfundimisht murin e të paprekshmëve. Ne duam të reformojmë sistemin e drejtësisë dhe asgjë nuk do ndalë në këtë rrugë, jo më vendimet kaq banale të një gjyqtari që ka liruar vrasës dhe përdhunues dhe sot mban në arrest shtëpie oficerët e policisë me argumentin se kanë hyrë në marrëdhënie shoqërie me italianët pa e patur këtë tagër ligjor.
Dy kompanitë më të mëdha të përpunimit të qumështit dhe nën ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani po zhvillon një takim...
Kryetari i LDE Arian Galdini ka zhvilluar diten e sotme nje ...
Gati dy muaj më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj,...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas njoftimit s...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka postuar denoncimi...
Lëvizja Rinore për Integrim ka zgjedhur sot kryetarin e ri. ...
Avokati Altin Goxhaj shprehet se në dy postimet e fundit të ...
Sot celet kampionati Europian. Nje lajm shume i madh per shq...
Gjykata e Apelit ka shqyrtuar sot çështjen për administrimin...
Gjergj Bojaxhi do të shpallë sot partinë së re, e cila do të...
Qeveria ka nisur punimet për shembjen e stadiumit “Qemal Sta...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar sot një ftesë zyrtar...
Dr. Rezarta KapajKirurge Plastike në Spitalin Amerikan Ësht...
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në Shqipëri në bas...
Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas i cili ishte shpa...
Faktori ndërkombëtar u ka bërë thirrje deputetëve të parlame...
Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest s...
Partia Demokratike ka denoncuar sot mungesën e transmetimit ...
Një person i dënuar për veprën penale “Plagosje me dashje” k...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...