“Ndodhem në një luftë digjitale”/ Porositë e Ramës për socialistët
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...
Faktori ndërkombëtar u ka bërë thirrje deputetëve të parlamentit shqiptar që të votojnë draftin e Edi Ramës për reformën në drejtësi sipas përgjegjësisë individuale. Kjo thirrje do t’i bashkojë për herë të parë të gjitha vullnetet e deputetëve kriminelë dhe të ashtuquajturve deputetë idealistë e komercialë në votimin që pritet të ndodhë gjatë muajit qershor. Armando Prenga do të jetë atë ditë në parlament për ta dhënë përgjegjësinë e tij personale si deputet dhe do të votojë për reformën që e bën Edi Ramën despot të këtij vendi. Eshtë ai, për të cilin Rama thotë se ?e ka përjashtuar nga Partia Socialiste?. Do të ?ushtrojnë përgjegjësinë e tyre individuale? gjithashtu të gjithë ata deputetë që nga Edi Rama përfitojnë tendera, koncensione, favore, përfshirë dhe deputetët që kontrollojnë parcelat e kanabisit në këtë vend. Këta do t?ia japin kryeministrit despot të gjitha pushtetet me kushtetutë.
Kush nuk e beson këtë, le të shohë se si sillet ai dhe si do të sillet këto ditë të ardhshme kundër prokurorisë dhe gjykatës, të cilat për herë të parë po dalin nga rrethi vicioz i apatisë për të ndëshkuar krimin qeveritar, i cili nga rrezikshmëria dhe dëmet që shkakton është i barabartë me të gjitha krimet ordinere të qytetarëve shqiptarë të marrë së bashku. Krahas Armando Prengës dhe sojit të tij kriminal në parlament këtë përgjegjësi individuale do ta ushtrojë edhe Ben Blushi. Së paku kështu deklaroi kritiku i ashpër i Ramës mbrëmë në emisionin e Ylli Rakipit në Ora Neës, “Të Paekspozuarit”. Por do ta ushtrojë këtë përgjegjësi gjithashtu Gramoz Ruçi, dhëndërrit dhe vajzës së të cilit Edi Rama i fali miliona euro të investuar nga Banka Botërore në impiantin e sterilizimit të spitalit “Nënë Tereza, gjithnjë në formën e PPP të koncensionit.
Nuk dihet si do të bëjë Namik Dokle, por nuk ka gjasa që t’i shkëputet valles së rilindjes. Deputetët e LSI-së janë në rrjesht – asnjëri prej tyre nuk pritet të mos përdorë “përgjegjësinë individuale të Ilir Metës” në votimin e këtij drafti. Përgjegjësia individuale e LSI përdoret vetëm atëherë kur Ilir Meta kërcënon Ramën, duke e shkarkuar përgjegjësinë e tij te deputetët e bindur e të përulur deri në këmbët e kreut të partisë. Ndërsa deputetët e Shpëtim Idrizit në shumicë do ta ushtrojnë dhe ata “përgjegjësinë individuale” dhe do ta votojnë Edi Ramën si monark të këtij vendi, me shpresën jo për të zgjidhur çeshtjen çame, por për të kapë një kockë dikasteri. Nuk dihet vetëm përdorimi ose jo i përgjegjësisë “individuale” të dy prej këtyre deputetëve, të cilët janë rendit djathtas. Ndërsa Vangjel Dule i merr urdhërat nga Athina, çfarë t?i thonë ata, atë do të votojë ai. Opozita ka deklaruar se nuk do të përdorë këtë “përgjegjësi” individuale e as kolektive për ta votuar variantin më të keq të mundshëm për kapjen politike të gjyqësorit dhe drejtësisë. Megjithatë Edi Rama është betuar se do t’i blejë me çdo çmim disa prej këtyre deputetëve.
Me siguri që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do ta bojkotojë seancën plenare të votimit të të ashtuquajturës reformë, që synon eleminimin e krerëve të drejtësisë së sotme, të cilët shihen si rrezik për hetimin e krimeve të kabinetit qeveritar “Rama”. Por nuk dihet nëse do ta bojkotojnë aleatët e Partisë Demokratike, republikanët dhe Dashamir Shehi. Edhe pse ata i janë bashkuar publikisht qëndrimit të PD-së, në emër të fleksibilitetit mund të thonë se, ndryshe nga PD, do të jenë të pranishëm në votim. Prania në votim do të thotë rrjedhje e votës nga e djathta në favor të projektit shkatërrues të kryeministrit për drejtësinë në këtë vend. Ka mundësi që ndonjë deputet i grupit të demokratëve të kërkojë në këmbim të ofertës së Edi Ramës “ushtrimin e përgjegjësinë e tij individuale” për votimin e ligjeve kushtetuese. Por në rastin e bojkotit të seancës nga grupi, ky ose këta deputetë do të shiheshin si “delja e zezë” e familjes politike ku ata bëjnë pjesë. Nëse ka nga ata që për një grusht euro do të bëjnë metamorfozën e ngjyrës dhe pamjes, është mirë që tani të ndahen dhe të shkojnë në stanin e “përgjegjësive individuale”. Përgjegjësia individuale e deputëtëve në çdo vend normal të botës shkon në favor të interesit publik dhe të qytetarëve.
Nëse është interes i këtij vendi dhe i qytetarëve uzurpimi i pushtetit gjyqësor dhe komandimi i tij nga pushteti ekzekutiv, atëherë Shqipëria nuk mund t’i përkasë Europës, me ç’rast u thuhet deputetëve se me këtë reformë Shqipëria hap negociatat për pranim në BE. Edhe nëse formalisht do të shkohej të hapja e negociatave, ato do t’i bllokojë diktatura e konfirmuar me kushtetutë, të cilën Edi Rama do ta ushtrojë në formën erdoganiste të pushtetit dhe do ta largojë Shqipërinë nga Unioni Europian. Janë bërë 12 vite që Turqia ka hapur negociatat për t?u pranuar në BE. Por as ka gjasë që të qaset me metodat e tij autoritariste të ushtrimit të pushtetit në dyert e Brukselit. E njëjta gjë do të ndodhë me Edi Ramën, i cili tashmë është familjarizuar me metodat autoritariste të Erdoganit dhe ?suksesi? I miratimit të kësaj reforme do ta nxisë të ndërtojë një pallat presidencial për veten e tij. Megjithatë unë shoh edhe një shans për kompromis: Më 14 qershor vjen në Tiranë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank?Valter Steinmeier dhe ka mundësi që të gjendet një zgjidhje kompromisi midis mazhorancës dhe opozitës. Drejtorja për Ballkanin në Komisionin Europian dha sinjalet se po bëhen përpjekje në këtë drejtim. Le të shohim e të bëjmë. Skenari i djeshëm që Edi Rama e shpalli në foltoren e parlamentit, gjithësesi është më i keqi i mundshëm.
Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest s...
Partia Demokratike ka denoncuar sot mungesën e transmetimit ...
Një person i dënuar për veprën penale “Plagosje me dashje” k...
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Edi Paloka,...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka treguar talentin e ti...
Kryetari i grupit parlametar të Lëvizjes Socialiste për Inte...
Në mbledhjen e djeshme Autoriteti i Mediave Audiovizive ka v...
Bashkia e Pogradecit kërkon lirimin e 3 punonjësve të saj ng...
PërshkrimiQëllimi kryesor i këtij kursi trajnimi të organizu...
Ish-kryeministri i vendit ka komentuar sot futjen e draftit ...
Një pronar lokali në Korçë shprehet se Bashkia nuk po e lejo...
Analistët në Shqipëri edhe pse disa prej tyre kanë reputacio...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot mandatin e dep...
Tre zona të qarkut të Tiranës kanë mbetur pa energji elektri...
Policia e Lushnjes ka asgjësuar 2074 bimë narkotike dhe 198 ...
Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 10 parcela me 3900...
Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të prog...
Policia italiane ka arrestuar 22 shqiptarë, pjesëtarë të një...
Sot bëhen 138 vjet që nga mbajtja e Lidhjes së Prizrenit, or...
Qindra aktivistë të Aleancës Kuqezi rrethuan sot dyert e Rad...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...