Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
(Përtej një përqasjeje politike)
Ditët dhe muajt e fundit, qytetarët shqiptarë po ndjekin, aq sa kanë vullnet, kohë, dhe perceptim, debatet e politikanëve mbi reformën në sistemin e drejtësisë.
Edhe nga dështimi i takimit të fundit Basha – Rama, duket se problem themelor është ai sesi do të emërohen ata që do ta drejtojnë makinën e institucioneve të së drejtës, pra në këtë rast të organeve të prokurorisë dhe të gjyqësorit.
Kushtetuta duke na e përcaktuar si një rregjim republikan, e papërpunuar dhe si e gdhendur me spatë e jo me daltë sikurse është, instancat drejtuese ose përbërëse të disa nga institucioneve dhe agjencive publike, kushtetuese ose jo, i ka pas lënë ose i le të caktohen nga Kuvendi.
Dihej se Kuvendi duke qenë i ndarë në grupe politike, bën që këto agjenci të politizohen sepse drejtuesit dhe antarët përbërës të tyre, në fund ndikohen kryekëput nga partitë politike që i emërojnë.
Pushtetet janë të ndara nga njeri tjetri në Shqipëri, por të gjithë varen nga partitë politike.
I ndan kushtetuta, por i bashkon partia politika si organ jo kushtetues.
Në luftën mes partive politike për pushtet, nisur edhe nga motivet e partnerëve ndërkombêtarë për ta depolitizuar qeverisjen, çka është baza e fillimit të një shteti të së drejtës, duke e hequr formulën e emërimeve nga Kuvendi, nga ministritë, etj., nuk po dijnë ku me e gjet legjitimitetin e emërimeve të atyre që do të drejtojnë ose do të përbëjnë organet drejtuese të mjaft institucioneve.
Gjendja është bërë kaotike dhe prehë e improvizimeve dhe e një përqasjeje amatore.
Cfarë do të bëjmë ta zemë me këshillin drejtues të Radiotelevizionit publik?
Le të propozojnë organizata të ndryshme dhe Kuvendi pastaj i voton.
Rezultati?
Sigurisht që ky organ në momentet e zgjedhjeve të mëdha, sikurse tregon historia, do të veprojë sipas ndarjeve politike që kanë votuar antarët.
Kush do ta drejtojë Akademinë e shkencave?
Ka propozime të shkruara në letër dhe janë krejt tê jashtligjshme sikur do të duhen ta drejtojë një forum me akademikë, deputetë, ministra, etj.
Cfarë përzjerje absurde?
Kush do t’i drejtojë universitetet publike?
Ata që do të zgjidhen, por edhe ata që do të caktojë ministria duke shtuar edhe biznesmenë. Cfarë lidhjeje me njeri tjetrin?
Dhe tani si do të emërohen prokurorë dhe gjykatës!!!
Dokumenti parashikon që këshilli e emërimeve, i përzgjedhur nga gjithë prokurorët apo gjykatësit, zgjedh këshillin që do të luajë rolin e instancës drejtuese të institucioneve. Këta marrin propozime per disa antarë nga shoqata a profesione të ndryshme, të cilët aprovohen nga Kuvendi.
Hajde dreqin e vet gjeje se nga e marrin pastaj legjitimitetin gjyqtarët, prokurorët, hajde gjeje pastaj se ku e gjejnë legjitimitetin ata që vlerësojnë punën e tyre.
Nga shoqatat, nga vetë personat e zgjedhur, nga kuvendi, nga këshilli i emërimeve, nga këshillat përkatës, nga ?
Pse duhet të jetë një noter medoemos në këshillin e prokurorisë?
Një profesion privat.
Cfarë lidhje ka noteri me prokurorinë ta zemë?
Cfarë lidhje ka më shumë një noter me prokurorinë sesa një bukëpjekës, shofer taksie, berber a ku e di unë se çfarë zanati tjetër???
Pastaj edhe një avokat?
Avokat?
Po çfarë do të përfaqësojë ai atje, shoqatën e avokatëve?
Po prokurori në gjyq me avokatin do të përleshet, si mund ta kontrollojë institucionalisht shoqata e avokatëve emërtesat e prokurorëve???
Avokati ta kontrollojë po të dojë prokurorin në sallën e gjyqit.
Jepini të drejta më të mëdha avokatit në procesin gjyqësor dhe e mbaruat këtë punë!
Pastaj duhen edhe dy mësues, një nga fakulteti i drejtësisë dhe një nga shkolla e magjistraturës.
Pse? Cfarë përfaqësojnë keta?
Perfaqësojne kontrollin e dijes mbi prokurorinë???
Dine sesi kanë dalë me nota prokurorët kur kanë qenë në shkollë?
Po ka rregjistra për këtë. Shih notat dhe vlerësimet dhe mbaron punë.
Shkolla nuk ka legjitimitet të vendosi mbi organizimin e personelit të drejtësisë.
Pastaj edhe një nga shoqëria civile!!!
Ah, ky po!
Ky e qan fare.
Cfarë do të përfaqësojë ai?
Shoqërinë civile!!!
Po shoqërinë civile në pushtet, mos bëhemi qesharakë tani, e përfaqëson kuvendi.
E përfaqësojnë deputetët.
Gjoja emërimet do të propozohen nga agjenci të ndryshme.
Po kush u jep atyre legjitimitet për një funksion që nuk e kanë???
Kush përcakton që ata tipat që do të zgjidhen do të përfaqësojnë shoqata, grupe interesi, apo profesione? Cfarë prej këtyre pra?
Ne po shkojmë kështu drejt korporatizmit mesjetar. Nuk kam gjë kundër tij, por nuk bashkëjeton dot me partitë politike.
Cfarë do të përfaqësojnë këta individë ?
Veten e tyre, shoqatën nga kanë dalë, kuvendin që i zgjedh, apo presidentin që i emëron, apo këshillin e emërimeve që i çon te presidenti?
Gjithçka do të bëhet kashtë e koqe. Si të gjitha mekanizmat e drejtimit të agjencive të tjera publike.
Dhe këta drejtues do të zgjidhen me shumice nga korporata e tyre. Universitarët drejtohen nga universitarë, gjykatësit nga gjykatës, prokurorë nga prokurorë, me zgjedhje, përkohësisht.
A nuk i hap kjo rrugë trafikut të influencave dhe politikave drejtuese nuk u imponon një sjellje elektoraliste?
Mos e prish me askënd se do t’i kërkosh votën!
Sikurse politika që gjithçka e bën në funksion të marrjes të votave me cdo kusht, me hir a me pahir, me bindje a me lekë, a rryshfete.
Korporatizimi pa bazë meritën, me anë të trafiqeve elektoraliste, duke dëmtuar sistemin drejtues të institucioneve e ka futur vendin në stagnacion.
Nuk bëhen këto zgjidhje sipas qejfeve politike apo sipas eksperteve kukulla që të shohin në sy e të thonë : Si ma ke qejfin shef!!!
Duhet zgjidhje mbështetur te sociologjia e burokracisë, e institucioneve, e agjencive, po kush pyet për të se???
Këta e shohin hënën si dashnorë, pa teleskop, me sy të lirë, shtrirë në bar.
Një 45-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur par...
Është shtyrë mbledhja e Byrosë së Kuvendit, ku do të shqyrto...
Shqipëria do të nisë të shtunën eventin më të rëndësishëm të...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka sulmuar sërisht gjyqta...
Dy kompanitë më të mëdha të përpunimit të qumështit dhe nën ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani po zhvillon një takim...
Kryetari i LDE Arian Galdini ka zhvilluar diten e sotme nje ...
Gati dy muaj më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj,...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas njoftimit s...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka postuar denoncimi...
Lëvizja Rinore për Integrim ka zgjedhur sot kryetarin e ri. ...
Avokati Altin Goxhaj shprehet se në dy postimet e fundit të ...
Sot celet kampionati Europian. Nje lajm shume i madh per shq...
Gjykata e Apelit ka shqyrtuar sot çështjen për administrimin...
Gjergj Bojaxhi do të shpallë sot partinë së re, e cila do të...
Qeveria ka nisur punimet për shembjen e stadiumit “Qemal Sta...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar sot një ftesë zyrtar...
Dr. Rezarta KapajKirurge Plastike në Spitalin Amerikan Ësht...
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në Shqipëri në bas...
Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas i cili ishte shpa...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...