Kërcënim për sigurinë kombëtare/ Ikballe Berisha shpallet “non grata” në Shqipëri
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Ligji i dekriminalizimit u miratua rreth 2 vite pas qeverisjes së koalicionit PS-LSI. I cilësuar si ?viktima? i parë drejtpërdrejt i këtij ligji, Elvis Roshi dha sot dorëheqjen nga posti i Kryebashkiakut të Kavajës. Të shumta kanë qenë reagimet, qoftë nga partitë politike,por edhe nga opinioni publik lidhur me kriminelët e emëruar apo zgjedhur politikisht.
Por i pari që do të fliste për këtë çështje, ishte i ndjeri Sokol Olldashi. Në një nga fjalimet e tij në seancën parlamentare të nëntorit 2013 do t?i drejtohej ashpër kolegëve të tij deputetë lidhur me rastin e denoncuar nga Fiks Fare, ku bëhej fjalë për blerje të votave në zgjedhjet e atij viti në Korçë.
Në një fjalim të rrallë të tij, Olldashi fliste prerazi se në sallën e Kuvendit nuk mund të qëndronin në të njëjtën kohë edhe blerësit e votave, edhe deputetët.
Fjalimi i plotë i të ndjerit Sokol Olldashi
Kurrë nuk e kam ndjerë veten më keq se sa në këtë seancë. Është një seancë e pështirë, një seancë e turpshme,një seancë në të cilën nëse ne do të kemi grimcën më të vogël të përgjegjësisë duhet të ndërpresim kalendarin dhe duhet të merremi thelbësisht me këtë çështje. Ajo që ka ndodhur në Korçë është e rëndë dhe dua të falenderoj median që e transmetoi. Është vërtetë një gjë shumë e rëndë, por nuk është vetëm kaq. Problemi është në i madh se sa 20 mijë lekë që iu dhanë studentëve në Korçë. Problemi është kthyer në sistem.
Çfarë ndodhi pas Korçës? Reagimi ynë është i pritshëm, është normal, ne jemi në opozitë nuk mund të pranojmë enturazhin e pushtetit me para në dorë duke blerë vota. Nëse nuk bëjmë këtë reagim atëherë s?duhet të jemi këtu fare. Detyra jonë është pikërisht kjo.Por a mbaron detyra jonë këtu, dhe a mbaron detyra juaj tek mbrojtja. E prisja edhe reagimin e Partisë Socialiste.
Dua ti drejtohem shumë deputetëve të djathtë të majtë, gjithkujt.
Ka shumë njerëz për të cilët unë kam konsideratë, pavarësisht se nuk i besoj apo pranoj politikisht, por kam konsideratë në pikëpamjen njerëzore. A do të merremi ne me këtë parlament? Apo do të vazhdojmë të bëjmë sikur nuk shikojmë? Apo që ndodh është e tmerrshme. Nëse rikthehemi prapa në vitin ’91, ’92 kur janë bërë zgjehdjet pluraliste në këtë vend nuk është paguar askush nuk është paguar asnjë qindarkë e vetme as nga kandidatët as nga komisionerët as nga askush. Pse? Se njerëzit kishin një zemër, kishin një moral dhe kishin një shpirt. Vinin dhe e bënin diçka me dëshirë.Si tanët, si tuajët!
Çfarë ndodhi më vonë. Vonë filloi të paguheshin komisionerët, më pas filluam të paguajmë makinat për të sjellë njerëzit të votojnë. Më pas filluam, dhe zotëria që është Zv.Kryeministër e di shumë mirë (i drejtohet Niko Peleshit) të paguajmë shtresat e marxhinalizuara që t?iu marrim votat. Më pas e çuam më tutje. Pse të paguajmë makina, që zgjedhësit të vijnë të votojnë, komisionerë dreq e shejtanë! I biem drejt: paguajmë zgjedhës.
Ky është një treg ofertë-kërkesë. Paguajmë zgjedhësit direkt dhe kjo është demokracia direkte. Por kjo nuk është demokracia direkte e vullnetit të njerëzve por është demokracia direkte e xhepave dhe kjo nuk është demokracia për të cilën kanë nevojë shqiptarët. E çuam më pas më tutje dhe ne të gjithë bëjmë sikur e harrojmë këtë gjë: deri te shkëmbimi i deputetëve. E nisi Nano në parlamentin e 2001. E vazhduam ne kur do zgjidhnim presidentin në 2007 dhe bëjmë prap sikur nuk e shikojmë këtë gjë. E nisi Nano, e perfeksionoi LSI-ja, por jo vetëm, edhe parti të tjera të vogla, në koalicion me ju apo me ne. Ne bëmë sikur se pamë ne të PD-së, dhe vijmë sot në Korçë por përpara kemi qenë në 23 Qershor. Nuk ka patur gjë më të turpshme, më të fëlliqur se fushata e zgjedhjeve të 23 Qershorit. Shkonim nëpër zona, andej dhe ktej, dhe thonim kemi bërë këtë punë kemi këtë projekt. Dhe përgjigjia që na vinte ishte ky ka dhënë 20, 30, 40, sa jep ti?
Një pyetje të cilës nuk i përgjigjemi dot. Një përgjigje që ne ja detyrojmë qytetarëve shqiptarëve dhe në qoftë se duam seriozisht të merremi me këtë problem duhe të fillojmë të merremi që sot, nuk mund të fusim kokën në rërë si struci dhe thjesht të themi fajin e ka PS-ja. Sigurisht ju e keni fajin për atë që keni bërë në Korçë, nuk ka asnjë dyshim dhe jeni përgjegjës moralisht në rradhë të parë para njerëzve. Sigurisht që kemi ne faj që kemi bërë sikur se kemi parë këtë fenomen kur e bënin partitë në koalicion me ne. Do merremi me këtë çështje? Por nëse duam realisht të merremi me këtë çështje , duhet të ndajmë mendjen që në këtë parlament, disa të jenë depuetë dhe disa duhet të lënë karriget. Sepse nuk mundet që në këtë sallë parlamenti të vazhdojnë të bashkëjetojnë të patrazuar deputetët dhe blerësit. Kjo sallë ka vend për një kategori: ose për deputetët ose për blerësit! Të dyja nuk rrinë dot! Doni të merreni? Hajdeni merremi që sot!/citynews
VIDEO
Avokati Altin Goxhaj i është drejtuar me dy pyetje Partisë D...
Gazetari Klodian Tomorri është shprehur se klasa politike sh...
Dorëheqja e Elvis Roshit nga posti i Kryebashkiakut të Kavaj...
Dorëheqja e Elvis Roshit nga posti i Kryebashkiakut të Kavaj...
Deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza është shprehur se ...
Nga investimet e kompanive gjermano-kosovare, në Kosovë do t...
Deputeti Eduart Ndocaj është shprehur se forumet socialiste ...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta priti sot Kry...
“Tani është koha për të miratuar një herë e mirë reformën në...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje vëllain e I...
Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshm...
Ekonomia shqiptare rezultoi me rritje prej 1.8 për qind në v...
Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka ka deklar...
Pas publikimit të masës së dënimit për ish-Kryebashkiakun e ...
Gazetari Mentor Kikia shprehet se është faji i politikës lid...
Prokuroria për Krime të Rënda merr në pyetje ish-kandidatën ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka reaguar p...
Policia ka arrestuar disa dhjetra militante te Partise Demok...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, priti sot në takim lamtum...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...